• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Kërcënimet me bomba në Mal të Zi, Gjukonoviç kërkon hetim të thelluar

13:23 : 27/04/2022
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka pezulluar mësimin në të gjitha shkollat në këtë vend. Më herët gjatë së mërkurës, më 27 prill, është ndërprerë mësimi në 41 shkolla që kanë marrë mesazhe anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

“Megjithatë, Ministria vendosi të pezullojë mësimin në të gjitha shkollat për shkak të panikut që u ngrit”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Bojan Knezheviq. Në Mal të Zi ka 162 shkolla fillore dhe 50 shkolla të mesme.

Pjesëtarët e policisë tashmë gjenden në terren. Kërcënimet arritën gjithashtu në qeveritë lokale në Nikshiq dhe Berane, nga ndërtesat e të cilave u evakuuan njerëzit.

Siç njoftoi edhe më herët nga Drejtoria e Policisë, “në shkolla janë marrë masa sigurie, pas paralajmërimeve për mjete shpërthyese, si dhe aktivitete për verifikimin e këtyre pretendimeve”.

Gjukanoviç i lidh kërcënimet me zgjedhjen e qeverisë së re

Lexo edhe:

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të zbardhen kërcënimet, të gjenden autorët, organizatorët dhe ekzekutorët.

“Siguria e fëmijëve, si kategori më e cenueshme e shoqërisë, si dhe të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe secilit individ”, tha Gjukanoviq.

Ai në llogarinë e tij në Tëitter e ka lidhur këtë ngjarje me zgjedhjen e ardhshme të qeverisë së re, e cila është caktuar për të enjten, më 28 prill. “Ne nuk duhet të lejojmë që arsimi të vuajë për shkak të atyre që synojnë të provokojnë situata emergjente dhe të destabilizojnë shtetin përpara zgjedhjes së një qeverie të re, në prag të sezonit turistik”, tha Gjukanoviq.

Emailet me një paralajmërim për bomba të vendosura, arritën në shkolla pothuajse në të gjitha qytetet malazeze, duke përfshirë Podgoricën, Nikshiqin, Tivarin, Cetinjen, Herceg Novin, Bijelo Poljen dhe të tjera.

Në tekstin e emaileve kërcënues thuhet se “në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba”. “Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrjen. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, thuhej në përmbajtjen e emailit.

Shkollat në Cetinjë, si dhe objekti i Komunës janë kontrolluar dhe është konfirmuar se aty nuk ka mjete shpërthyese, ka deklaruar kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikola Gjurashkoviq.

“I bëj thirrje autoriteteve që të ngrenë nivelin e sigurisë së përgjithshme në maksimum dhe të parandalojnë situata të ngjashme në të ardhmen, duke zbuluar autorët”, tha Gjurashkoviq.

Policia nuk zbuloi se kush dërgoi kërcënime të ngjashme përmes emaileve në disa shkolla në Mal të Zi, më 1 prill. Asokohe, Drejtoria e Policisë bëri të ditur se është konstatuar se emailet janë dërguar nga domenet, serverët e të cilëve ndodhen jashtë vendit dhe se po punohet për identifikimin e dërguesve.

Etiketa: gjukanovichetimkercenimet me bomba

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Tërhoqi para nga llogaria bankare e një të burgosuri, nën hetim ish-kreu i Dhomës së Avokatisë

11:37 : 15/10/2025
AKTUALITET

Fshehu dënimin në Greqi/ Altin Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim nga SPAK

20:37 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025
AKTUALITET

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani gati 400 mln euro

08:15 : 28/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
Para

SPAK hap garën për 8 hetues për hetimin financiar, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

TË GJITHA

Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR: Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta

13:27 : 23/10/2025

Paketa e Maleve/ Rama – Becit: E nisëm kur ti ishe pa mjekër, tani të është bërë si mua dhe hartën nuk e ke sjellë

13:21 : 23/10/2025

Nga viti 2027 nuk do të ketë më gaz rus në BE

13:12 : 23/10/2025

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025

Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj

12:59 : 23/10/2025

Paketa e Maleve/ Rama shmang përgjegjësinë dhe ‘kapet’ me kryebashkiakët: Po pengojnë procesin

12:54 : 23/10/2025

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com