• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu i Marinela Osmanit nën hijen e burrit, prokurorit-avokat të trafikantit Geron Xhafaj

15:12 : 22/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Shqyrtimi i rastit të gjyqtares Marinela Osmani në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit risjell në vëmendje pikëpyetjet për standartet e ndjekura nga strukturat e Vetingut dhe ndërhyrjet politike, në këtë rast favorizuese, në procesin e rivlerësimit kalimtar të zyrtarëve të drejtësisë.

Gjyqtarja Osmani, e cila aktualisht është këshilltare ligjore në Këshillin e Lartë Gjyqësor, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Shkurt të vitit 2021.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe Komisioneri Publik nuk ishin dakord me këtë vendim dhe e përcollën çështjen në shkallën e dytë të Vetingut, ku kërkohet shkarkimi i saj nga detyra.

Për të kuptuar procesin e rivlerësimit të Marinela Osmanit, duhet hedhur vështrimi tek Vetingu i Gentian Osmanit, bashkëshortit të saj, ish-prokuror i shkarkuar nga detyra.

Lexo edhe:

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

Salianji pas daljes nga burgu: U dënova për të më larguar nga zgjedhjet

Shërbimi ndaj Geron Xhafaj

Gentian Osmani ishte zv.drejtues i Krimeve të Rënda kur u përfshi në procesin e rivlerësimit kalimtar, në vitin 2018.

Në atë kohë, Osmani po udhëhiqte hetimin ndaj akuzave publike për përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Prokurori Osmani bëri gjithçka për të favorizuar Geron Xhafajn, duke hetuar dhe akuzuar denoncuesit publik.

Ky shërbim ndaj Fatmir Xhafajt, i cili përkëdhel sedrën duke u konsideruar edhe si “babai i drejtësisë”, ishte një bonus pozitiv për prokurorin Gentian Osmani.

Në 2 Gusht 2018, Osmani u konfirmua në detyrë, pavarësisht pikëpyetjeve të rëndësishme mbi pasurinë e tij.

Në disa analiza të mëhershme, “Boldnews.al” ngriti dyshime se si kishte shtuar të paktën 20 mijë euro në tre muaj apo se si kishte “mbijetuar” me vetëm 8 mijë lekë në muaj.

Megjithatë, Gentian Osmani u lejua të vijonte karrierën e tij dhe, madje, u promovua si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi i konfirmimit të tij u ankimua dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili e shkarkoi nga detyra për kriterin e pasurisë.

Sipas KPA-së, Osmani nuk justifikonte me burime të ligjshme 17 milionë lekë të vjetra.

Bashkëshortja e tij, Marinela Osmani, u përfshi në procesin e Vetingut pasi bashkëshorti i saj u shkarkua nga KPA-ja.

Gjyqtarja deklaroi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se duhej ndjekur parimi i proporcionalitetit, që do të thoshte se nuk mund të shkarkoheshin dy anëtarë të të njëjtës familje, për të njëjtin fakt, megjithëse problemi i pasurisë së Gentian Osmanit përfshinte edhe bashkëshorten e tij, Marinela Osmani.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, megjithëse konstatoi probleme edhe në pasurinë e gjyqtares Osmani, e pranoi këtë argumentin e “proporcionalitetit”, duke e konfirmuar në detyrë.

Në vendimin e zbardhur të KPK-së për gjyqtaren Osmani lexohet, ndër të tjera: “Aplikimi i së njëjtës masë disiplinore ndaj subjektit të rivlerësimit me atë të bashkëshortit të saj, në vështrim të konstatimeve të renditura më sipër, nuk do të ishte as proporcional dhe as objektiv…”.

Standartet e shumëfishta

Ky qëndrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është shumë më i ndryshëm me rastet e ngjashme të trajtuara nga shkalla e parë e Vetingut.

Më herët, KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të bashkëshortëve gjyqtarë e prokurorë, bazuar në të njëjtat problematika pasurie.

Për më tepër, në një rast që është tipik për të shpjeguar mungesën e standarteve të procesit të rivlerësimit, një prokurore u shkarkua nga detyra, pasi bashkëshorti i saj nuk arriti të provonte me dokumenta të ligjshme pagesën e kontributeve shoqërore në një vend të Azisë së Vogël, ku ai kishte punuar para njohjes dhe lidhjes së martesës me subjektin e rivlerësimit.

Ndërkohë, në rastin e gjyqtares Osmani, strukturat e Vetingut e “justifikuan” problematikën në pasurinë e saj të krijuar pas martese, me shkarkimin e bashkëshortit Gentian Osmani.

Megjithatë, tashmë pritet vendimi përfundimtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupa e drejtuar nga Albana Shtylla, me relatorë Natasha Mulaj dhe anëtarë Ina Rama, Sokol Çomo dhe Rezarta Schuetz, pritet të japë fjalën e fundit në 11 Maj, ora 9.00.

Etiketa: fatmir xhafajgeron xhafajMarinela Osmaniprokurorit-avokat të trafikantit Geron XhafajVetingu i Marinela Osmanit nën hijen e burrit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Salianji pas daljes nga burgu: U dënova për të më larguar nga zgjedhjet

15:43 : 08/07/2025
AKTUALITET

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

08:54 : 04/04/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj, lobisti ilegal i Veliajt te gjyqtarët specialë/ Si po tenton ta nxjerrë nga qelia?

13:48 : 08/03/2025
AKTUALITET

Pas arrestimit/ Nga Xhafaj te Sadushi e Toska, si do të jetë fati i “polit të drejtësisë së Veliajt”

14:09 : 15/02/2025
AKTUALITET

Berisha: Pogradeci ndodhet para një agresioni mafioz të klaneve Rama-Xhafaj që do ti zhdukë identitetin

11:45 : 11/01/2025
Para

Dorëzohet edhe ministri, kush e "hipotekoi" Lamen si drejtor Kadastre?

TË GJITHA

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com