Deputeti demokrat Luan Baçi, i cili ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes në PD në qarkun e Fierit tha se ka patur një fluks votuesish, në proceset zgjedhore për drejtuesit e degëve.
Ai në praninë e dy kandidatëve të PD për këtë degë komentoi edhe platformën e publikuar në media nga Alibeaj duke shtuar se ajo ka një falsitet dhe ata që merren me këto lloj platformash po mundohen që të përçajnë bazën e PD.
“Por po të shikojmë sot ata nuk do të arrijnë të përçajnë bazen pasi siç duket edhe sot demokratët janë të gjithë bashkë për këto zgjedhje. Të gjithë pranuara dhe me gjithëpërfshirje”, tha deputeti i PD.