Një fëmijë 11 vjeçar është transportuar nga spitali i Gjirokastrës drejt atij të Traumës në Tiranë.
Nga raportimet mësohet se fëmija ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash, ndërsa ishte duke luajtur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër përballë portës hyrëse të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Bëhet e ditur se fëmija 11-vjeçar Elidon N. ka rënë me kokë duke shkaktuar frakturë serioze.
Gjendja shëndetësore e tij ende nuk bëhet me dije ndërsa pritet një njoftim nga autoritetet.