• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “dhuron” 165 mijë m2 pronë në qendër të Vlorës me vetëm 1 euro

21:48 : 17/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

  1. Koncesioni i Portit të Vlorës, dhënë për Samir Manen ka statusin e investitorit stragjik dhe si i tillë bashkë me lehtësitë që i ofron ligji për investimet strategjike ka edhe detyrimet që duhen plotësuar.

Qëllimi i ligjit për investimet strategjike është “tërheqja e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë, të identifikuar prej këtij ligji si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve”.

Për të mbrojtur interesin publik në këtë pjesë, ligji vendos disa kritere, që në rastin e fushës së turizmit janë investim minimal prej 5 milionë eurosh dhe të paktën 80 të punësuar, për të përfituar nga procedura e asistuar dhe së dyti investim minimal mbi 50 milionë euro dhe të paktën 100 të punësuar për të përfituar nga procedura e veçantë.

Projekti i Samir Manes në Portin e Vlorës, sipas planit të investimit të bashkëlidhur me kontratën e nënshkruar me Qeverinë shqiptare i plotëson këto kritere. Por, nëse ligjërisht projekti konsiderohet në rregull, moralisht ai është i dyshimtë.

Pse? Së pari, Samir Mane përfiton 165 mijë metër/katrorë ndërtim në një zonë qendrore të Vlorës me vetëm 1 euro koncesion dhe e merr këtë për 35 vitet e ardhshme. Së dyti, është edhe cinizmi e tallja që i bëhet publikut, ku në vija të trasha plani i biznesit i Samir Manes thotë “me jepni 165 mijë metër/katrorë ndërtim pronë shtetërore se do të punësoj 100 vetë”.

Madje, edhe vetë shifra e 100 të punësuarve mbetet e dyshimtë, pasi ashtu si pjesa e analizës financiare të ndërtimit të portit të ri, edhe kapitulli për investimin është shumë evaziv.

Lexo edhe:

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

“Duke qenë se ndërtimi i resortit rezidencial do të jetë i ndarë në tre faza me një hark kohor prej 2 vitesh është vlerësuar se ky investim do të punësojë një fuqi punëtore sa i punëtorëve sezonal vjetor në një hakr kohor 2-vjeçar, të cilët do të merren në mënyrë direkte me të gjithë operacionin ndërtimor të resortit rezidencial”, thuhet në planin e investimit.

Çfarë do të thotë kjo? Në rastin më të mirë, 100 punëtorët do të punësohen për ngritjen e vilave të Samir Manes për një periudhë dyvjeçare, që përkon me periudhën e përfundimit të punimeve. Më pas, Samir Mane do të arkëtojë paratë nga shitja e apartamenteve luksoze të ndërtuara, ndërsa punëtorët do të dalin të papunë. Kjo do të thotë se koncesioni e humbet interesin publik, sipas frymës së ligjit të investitorit strategjik.

“Përveç punësimit në mënyrë direkte në ndërtimin e Marinës, rreth minimalisht 100 punonjës periodikë, ky investim do të ketë dhe një impakt indirekt në nivelin e punësimit. Për më tepër, ky investim parashikon të punësojë rreth 100 persona, të cilët do të menaxhojnë projektin në secilën fazë të tij, duke inspektuar punimet nga afër, duke u kudesur për llogaritë financiare në emër të investitorit dhe duke marrë një pozicion konsultimi në tërësi”, thotë më tej plani i investimit.

Edhe këtu formulimi është evaziv. Ashtu si në paragrafin e parë, edhe në të dytin bëhet fjalë për punonjës periodikë dhe në asnjë rast të planit të investimit nuk thuhet se sa persona do të jenë të punësuar në përfundim të projektit. Por, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e projektit janë rezidenca luksoze të ngritura në prona publike që në përfundim Samir Mane do t’i shesë vështirë se se pas vitit të shtatë të koncesionit, kur është parashikuar përfundimi i punimeve, numri i punonjësve të kalojë 100 vetë.

Dyshimet shtohen edhe më fort nga përshkrimi i thatë që bëhet në kapitullin e punësimit te plani i investimit. Aty janë vetëm tre paragrafe të shkurtra, ku ndryshe nga kapitujt që flasin për rezidencat dhe dy hotelet luksoze, nuk hyhet në detaje. Aty së pari nuk thuhet një shifër e saktë e personave që do të punësohen, me çfarë rrogash dhe as një afat kohor i saktë punësimi.

Problematika tjetër është që me mbylljen e projektit, pra përfundimin e të gjitha punimeve, përfshirë këtu portin, rezidencat dhe hotelet, koncesioni mund të bjerë ndesh me përcaktimet e ligjit për investimet strategjike. Pse? Sepse në fund të investimit kompania koncesionare drejtpërdrejtë do të zotërojë dy hotelet dhe operojë një port jahtesh, që me numër punonjësish në total mund të mos jenë më shumë se 100, aq sa e kërkon ligji.

Por, edhe nëse ligji zbatohet, qoftë edhe fiktivisht, koncesioni i Portit të Vlorës do të lërë pas atë shijen e hidhur të një afere të dyshimtë dhe pikëpyetjen nëse ja vlen këmbimi 165 mijë metër/katrorë ndërtim pronë publike me 100 vende të reja pune? /Voxnews/

Lajme të lidhura

BOTA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025
BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
BOTA

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025
Para
Getty Images

E bujshme nga Anglia, Arsenali interesohet për sulmuesin shqiptar

TË GJITHA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com