• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pushtimi rus në Ukrainë shton frikën se Kina mund ta sulmojë Tajvanin

23:13 : 15/04/2022
në BOTA

Me pushtimin rus të Ukrainës, ekziston një frikë në rritje se Kina do të ndjekë shembullin e Moskës. Pekini mban para ishullit manovra të reja.

Me manovrat ushtarake rreth Tajvanit, Kina po rrit presionin ndaj republikës ishullore demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një deklarate mbi manovrat e kryera nga Ushtria Çlirimtare Popullore, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian bëri të ditur në Pekin se këto manovra ishin “një kundërreagim ndaj mënyrës negative të veprimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj vizitës së fundit të senatorëve amerikanë” në Tajvan. Ai i referohej vizitës së papritur në Taipei të një delegacioni të kongresit të kryesuar nga senatori republikan me ndikim Lindsey Graham, i cili u takua me Presidenten e Tajvanit Tsai Ing-ëen.

Ushtria kineze tha se fregata dhe avionë luftarakë ishin dërguar në Detin e Kinës Lindore dhe në zonën përreth Tajvanit. “Ky operacion është një përgjigje ndaj faktit se Shtetet e Bashkuara kohët e fundit kanë dërguar shpesh sinjale të gabuara për çështjen e Tajvanit”, tha komanda kompetente e Ushtrisë Popullore. “Truket e Shteteve të Bashkuara janë krejtësisht të padobishme dhe të rrezikshme. Ai që luan me zjarrin djeg veten”. Kina e konsideron Tajvanin vetëm si pjesë të Republikës Popullore dhe refuzon me vendosmëri kontakte të tilla zyrtare nga partnerët e saj diplomatikë me qeverinë në Taipeh.

Sipas burimeve ushtarake kineze, në manovrat në zonën detare dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit u ushtruan edhe sulme. Që nga sulmi rus në Ukrainë, është shtuar frika se Pekini do t’i bëjë realitet kërcënimet e tij të përsëritura për të pushtuar ishullin. Vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë prej kohësh të përkushtuara ndaj aftësive mbrojtëse të Tajvanit dhe bëjnë furnizime me armë.

Mbështetje e palëkundur nga Shtetet e Bashkuara

Lexo edhe:

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

Finlanda do t’i kërkojë KE-së 16 milionë euro për kontrollin kufitar me Rusinë

Me vizitën e tyre, politikanët e Kongresit të SHBA-së duan të demonstrojnë mbështetjen “palëkundur” të SHBA për Tajvanin. Gjatë takimit me Presidentin Tsai, senatori Graham shprehu kritika të forta ndaj Pekinit dhe gjithashtu iu referua mbështetjes politike të Kinës për presidentin rus Vladimir Putin në luftën në Ukrainë. “Ne po fillojmë duke e bërë Kinën të paguajë një çmim më të lartë për atë që po bën në të gjithë botën,” tha Graham. “Mbështetja për Putinin duhet të ketë një kosto.” Senatori dha siguri se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Tajvanit nëse Kina do të shtonte provokimet e saj. Të braktisësh Tajvanin do të thotë të braktisësh demokracinë, lirinë dhe tregtinë e lirë, tha senatori.

“Pushtimi rus i Ukrainës dëshmon se demokracitë duhet të forcojnë aleancat e tyre,” tha presidentja e Tajvanit. “Së bashku, ne mund të mbrohemi kundër kërcënimeve nga sistemet autoritare që kërkojnë të prishin paqen rajonale.” Megjithë vringëllitjen e armëve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pekinit i akuzoi Shtetet e Bashkuara si përgjegjëse për tensionet midis Kinës dhe Tajvanit, sepse mbështesin “forcat e pavarësisë” tajvaneze. “Ai që luan me zjarrin djeg në fund veten”. Çështja e Tajvanit është “çështje e brendshme” e Kinës, e cila nuk lejon asnjë ndërhyrje të huaj, u tha. /DW

Etiketa: RusiaTajvaniUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025
BOTA

Finlanda do t’i kërkojë KE-së 16 milionë euro për kontrollin kufitar me Rusinë

15:07 : 14/11/2025
BOTA

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025
BOTA

Përshkallëzohen tensionet Rusi–Japoni/ Moska ndalon hyrjen e 30 zyrtarëve japonezë

22:56 : 11/11/2025
BOTA

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025
BOTA

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025
Para
Foto: Kharkiv

Bombardimet e rusëve në Kharkiv: 10 viktima, mes tyre një foshnje

TË GJITHA

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ Tifozët kuq e zi ndezin amosferën në rrugët e Tiranës (VIDEO)

15:11 : 16/11/2025

Protestë në Strasburg në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

14:59 : 16/11/2025

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com