• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Terrori me 18 të plagosur në Nju Jork, ja kush është autori i dyshuar (Detajet)

22:02 : 12/04/2022
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Rasti me të shtëna me armë dhe shpërthim ekspolzivi ka ndodhur në metron në Brooklyn të Neë York – ku ishin një numër i madh emigrantësh, ku mendohet se jetojnë edhe një numër i madh i shqiptarëve, të cilët e përdorin subuay-n, çdo ditë për të shkuar dhe anasjelltas ardhur nga punët e tyre, në Manhattan(Neë York City).

Alarmi për të shtëna me armë në një stacion(36 Street) të nëndheshëm në Brooklyn NY, është dhënë nëpër një mesazhi me cicërimën “Alert” nga NYPD, sot herët në mëngjes, kur ishte dhe piku i transportit, bëhet fjalë rreth orës 8;45 AM,(14:30 me Tiranën), me orën lokale, kur policia tha se ka mbërritur në stacionin “36 Street” në zonën Sunset Park.

NYPD kanë paralajmëruar banorët, që brenda mundësive të shmangin lëvizjet e panevojshme deri pasdite për në zonën ku ndodhi ngjarja, kjo të paktën në tre linja treni -D, N, R, ku thuhet gjithashtu se janë vonuar edhe ka probleme me orarin në lëvizjet në të dy drejtimet.

Megjithëse videot amatore të vetë udhëtarëve me celular dhe fotot e televizionve e gazetave amerikane nga vendi i ngjarjes tregojnë pasagjerë të gjakosur të shtrirë në dyshemenë e stacionit dhe forca të mëdha policie, përfshirë mjetet e forcat e anti terrorisimit , ende nuk dihet numri saktë i viktimave nga incidenti.

Megjithatë mediat lokale raportojnë se disa pajisje, duke përfshirë eksplozivë të pashpërthyer, janë gjetur në stacion, duke cituar burime të zbatimit të ligjit.

Lexo edhe:

Sulmi i Indisë/ Pakistani pezullon përkohësisht fluturimet në katër aeroporte

Sulmi me dron i Ukrainës mbyll për disa orë aeroportet në Moskë

Deri tani tha zëdhënsi i NYPD, nga të dhënat paraprake raportojnë se 18 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në spital, ndërkohë, që në vendngjarje janë gjetur dhe eksplozivë.

Policia është vënë në ndjekje të një personi të veshur me rroba portokalli, të cilat përdoren nga punonjësit e ndërtimit, i pajisur dhe me kundërgaz, i cili mendohet të jetë autori i ngjarjes.

Zona ende mbetet e rrethuar nga efektivë të shumtë policie, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije lloji i lëndës shpërthyese të gjetur në vendngjarje.

Përkohësisht, është pezulluar gjithashtu operimi i rregullt i disa trenave të metrosë nga frika se mos janë vendosur pajisje të tjera shpërthyese, ndërsa banorëve të zonës iu është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë, nëse nuk e kanë të domosdoshme.

Njoftimet nga Shtëpia e Bardhë, thanë se Presidenti Biden është informuar mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me të shtënat në metronë e qytetit të Nju Jorkut, sot në mëngjes, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Stafi i lartë i Shtëpisë së Bardhë është në kontakt me kryetarin e bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams dhe komisionerin e policisë Keechant Seuell,” shtoi Psaki.

Nga përditësimi lajmeve thuhet se të paktën deri tani gjashtëmbëdhjetë persona u trajtuan për lëndime, përfshirë 10 me plagë me armë zjarri, pas të shtënave në një stacion metroje në Bruklin, kështu tha Laura Kavanagh, ushtruesja e detyrës së komisioneres të FDNY, në konferencën e sotme.

“Dhjetë nga ata pacientë vuajnë nga plagët me armë zjarri në këtë moment dhe pesë janë në gjendje të qëndrueshme, por kritike,” tha Kavanagh.

Përveç plagëve me armë zjarri, plagët e personave të lënduar varionin nga thithja e tymit tek copëzat e objeteve plasëse deri tek paniku nga të shtënat, shtoi ajo.

“Fatmirësisht nuk pati lëndime kërcënuese për jetën gjatë të shtënave të sotme,” tha Komisioneria e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Keechant Seëell.

Kurse, Guvernatoria i Nju Jorkut Kathy Hochul, paralajmëroi njujorkezët se i armatosuri i dyshuar qëlloi disa njerëz në metro mëngjesin e së martës, dhe nuk është kapur ende, megjithëse, policia po vazhdon kërkimin e tij.

“Qetësia dhe normaliteti u prishën, u prishën brutalisht, nga një individ aq zemërftohtë dhe me zemër të shthurur, saqë ai nuk u interesua për individët – ndërsa ata thjesht po bënin jetën e tyre të përditshme. Ky individ është ende i lirë. Ky person është i rrezikshëm”, tha Hochul.

Guvernatoria u bëri thirrje banorëve të Nju Jorkut të qëndrojnë vigjilentë.

“Kjo është një situatë qe ne mendojmë se është aktive në qytetin e Nju Jorkut,” tha ajo.

Komisioneria e Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut, Keechant Seuell tha se nuk kishte lëndime të rrezikshme për jetën gjatë të shtënave të sotme.

Sevell tha se në orën 8:24 të mëngjesit ET, ndërsa treni N me drejtim Manhattan priste të hynte në metronë e Rrugës 36, një burrë i veshur me një maskë gazi nxori një kuti nga çanta dhe e hapi në mes të vagonit.

“Treni në atë kohë filloi të mbushej me tym. Më pas ai hapi zjarr, duke goditur shumë njerëz në metro dhe në platformë,” tha ajo.

Komisioneria konfirmoi se të shtënat kanë ndodhur brenda vagonit të trenit së metrosë. “I dyshuari ishte në vagonin e trenit. Të shtënat filluan në vagonin e trenit,” tha Sevell. Seuell e përshkroi të dyshuarin si mashkull me ngjyrë të zezë me trup të rëndë, i veshur me një jelek të gjelbër të tipit konstruksion me një xhup gri me kapuç.

Seuell tha se nuk dihej asnjë motiv për momentin. “Nuk e dimë motivin për momentin, por nuk përjashtojmë asgjë deri në pasjen e një akti terrorist”, tha ajo. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, i cili ka Covid-19, është informuar për të shtënat në metronë e Bruklinit, tha zëdhënësi i tij Fabien Levy.

“Ndërsa mbledhim më shumë informacion, u kërkojmë banorëve të Nju Jorkut të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që reaguesit e parë të mund të ndihmojnë ata në nevojë dhe të hetojnë”, shkroi Levy.

Linja të shumta të metrosë janë pezulluar në Brooklyn për shkak të hetimit, thotë MTA. Disa linja metroje në Brooklyn dhe Manhattan po ashtu janë pezulluar ose vonuar për shkak të hetimit që po Dijon për “një incident” në një stacion metroje në Bruklin të martën në mëngjes, sipas Autoritetit Metropolitane të Transit MTA.

“Ka një ndërprerje e përshtjellim në shërbim ndërsa NYPD, po i përgjigjet incidentit në 36 St,” shkroi MTA në Tuitter. Përveçse shërbimit në linjën D/N/R në Brooklyn ka edhe disa stacione në Manhattan, me probleme me “vonesa të mëdha” në linjat B/D/F dhe N/Q/R. Ky në foto është personi që dyshohet të ketë vënë eksplozivin.

eksplozive2
Etiketa: detajeNju Jorksulmi

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmi i Indisë/ Pakistani pezullon përkohësisht fluturimet në katër aeroporte

08:28 : 08/05/2025
BOTA

Sulmi me dron i Ukrainës mbyll për disa orë aeroportet në Moskë

08:11 : 06/05/2025
AKTUALITET

“Ju q…robt”/ Përplasja në Fier, si nisi sherri mes agjentëve të BKH dhe familjarëve të Kapllanajt

12:52 : 30/04/2025
AKTUALITET

Dhuna në zyrat e PSD/ Sulmohet menaxheri i “333” dhe “CR7”

18:28 : 29/04/2025
BOTA

Sulm izraelit në Gazë, raportohet për 40 të vrarë

19:22 : 28/04/2025
BOTA

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth sërish në telashe, ndau planet e luftës me gruan dhe vëllain

08:59 : 21/04/2025
Para

LIVE/ Bayern Munich-Villareal, ndiqni sfidën

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com