• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ibishi në Gjykatën Speciale: E kam votuar këtë tribunal në mënyrë të pavullnetshme

20:12 : 12/04/2022
në RAJONI

Dëshmitari i nëntë i mbrojtës së Salih Mustafës, Nuredin Ibishi ka përfunduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale Hagë. Ai ka thënë se vota e tij për miratimin e Gjykatës Speciale si deputet ka qenë e pavullnetshme.

“Kam qenë deputet në legjislaturën kur është votuar. Nuk e kam bërë me vullnet këtë votë nga kuptimi se së pari kur ka nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të miratohet kjo rezolutë. E dini se kanë qenë akuzat për trafikim organesh, ndërsa në hetimet preliminare të Uilliamson u konstatua se Shtëpia e Verdhë me të gjitha ato akuza që janë bërë, mbaron raporti i Uiliamson se nuk ka trafikim të organeve, por ka diçka tjetër, por rezoluta është miratuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Pa vullnet kam votuar PRO, sepse isha para dy dilemave: a ta miratojmë dhe të na gjykojnë vendet demokratike si BE dhe SHBA apo të shkojë në Kombet e Bashkuara dhe të vijnë regjimet e Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë dhe për këtë arsye ishte vota ime pro”, tha Ibishi.

I pyetur nga ZPS-ja se si ishte ndier pas lajmit të arrestimit të Mustafës, Ibishi tha se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga roli i viktimës po kthehen në agresorë.

“Ne pjesëtarët e UÇK-së prej rolit të viktimës po kthehemi sikurse në agresorë dhe kjo po shkon në pafundësi. Unë dua të paragjykoj as për pafajësinë e Salih Mustafës apo bashkëluftëtarëve. Vetë procesi do të tregojë realitetin në bazë të asaj që do të procedohet në krejt këtë“, tha ai.

Ndërsa, prokurori Cezary Mihailzcuk pyeti se pjesëtarët e njësitit BIA a kanë marrë pjesë në operacione luftarake gjatë luftës. Dëshmitari Ibishi tha se nga 27 prilli kur është bërë mobilizimi i tërësishëm, ekziston mundësia që BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur, pasi është urdhri i tërësishëm për mobilizim.

Lexo edhe:

Specialja nuk lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës! Lihet në fuqi sekuestrimi i celularit

“Nuk kam këtë të njohur që BIA ka marrë pjesë në operacione luftarake para 27 prillit… Përveç asaj çka kanë pasur detyrën edhe mandatin përveç datës 27 e tutje, unë nuk kam ditur për këto rastet e BIA-s që ka marrë pjesë në operacionet luftarake me uniformë. Mendoj që BIA nuk ka pasur mandatin të jetë pjesë e uniformuar në zbatimin e detyrave të veta, meqenëse kjo është strukturë e paarmatosur. Unë e lidhi mundësinë që edhe BIA të jetë e uniformuar dhe armatosur pasi është urdhër i përgjithshëm për mobilizim, por para kësaj date e kam të paqartë këtë çështje dhe nuk kam koment”, tha Ibishi.

Ibishi në dëshminë e tij gjatë pyetjeve të avokatit mbrojtës, Betim Shala ka treguar se detyra e BIA-s ka qenë të veprojë në zonat urbane në aspektin e furnizimit për përgatitjet të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit për çështje të shëndetësisë, logjistikës, pranim të refugjatëve dhe akomodimit të tyre prej zonave që kanë qenë të prekura nga lufta.

Ai po ashtu ka thënë se nuk i ka dhënë urdhra as njësitit BIA, por as Salih Mustafës.

Seanca gjyqësore ndaj Salih Mustafës vazhdon nesër me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të dhjetë. Mustafa është arrestuar më 24 shtator 2020 me pretendimin për krime lufte. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm.

Etiketa: gjykimiIbishispecialja

Lajme të lidhura

RAJONI

Specialja nuk lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e të atit

20:49 : 17/03/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës! Lihet në fuqi sekuestrimi i celularit

15:41 : 19/02/2025
AKTUALITET

Nuk paraqitet gjyqtarja, dështon seanca e radhës për Dritan Dajtin në Gjykatën e Elbasanit

10:12 : 20/11/2024
AKTUALITET

“Gërdeci”/ Mediu: Po shqyrtohet një akt absurd nga pikëpamja ekonomike dhe ligjore

17:09 : 17/10/2024
RAJONI

Takime me prokuror e gjyqtarë/ Kosovë, ministrja e Drejtësisë thirret nga Specialja

19:25 : 22/07/2024
RAJONI

Kritikat ndaj speciales, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK pritet të zgjasë

22:50 : 31/05/2024
Para

Alibeaj: Bashkimi i PD? Duhet të ndalet procesi i zgjedhjeve, është i njëanshëm

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com