• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aqif Rakipi e Ylli Ndroqi non grata/ Zëri i Amerikës: Djali i ish-deputetit mori numër surprizë votash në zgjedhje

19:52 : 11/04/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe ish-zyrtarë të lartë dhe figura publike në vende të tjera të Ballkanit për korrupsion.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha në një konferencë virtuale audio për shtyp, se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor të realizojnë potencialin e tyre të plotë ekonomik dhe demokratik, duke luftuar korrupsionin endemik.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbajnë përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Sanksionet janë nga Departamenti i Shtetit dhe Thesarit. “Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në akte korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në mënyrë të veçantë, ka informacione të besueshme se Gruevski shpërdoroi detyrën duke kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, shpërdoroi fondet publike dhe ndërhyri në proceset zgjedhore për të përfituar politikisht ai vetë dhe partia e tij”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit kanë në shënjestër edhe ish-deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi nga Shqipëria. Departamenti i Thesarit tha se krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri.

Lexo edhe:

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

“Aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të kanalizuar mbështetjen për kandidatët e preferuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit. “Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka një ndikim dëmtues dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri”, thotë Departamenti i Thesarit.

Deklarata thotë se grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose favore në këmbim të votave për partinë e tyre politike të preferuar.

“Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup të Krimit të Organizuar, brenda së cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe korrupsionin. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në postet kryesore publike në Elbasan dhe Tiranë”, thotë Departamenti i Thesarit.

Ndërsa ish-deputeti Rakipi, u përjashtua nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit, djali i tij Ornaldo Rakipi u përfshi në listat e kandidatëve socialistë për Tiranën, ku në mënyrë surprizë, mundi të zgjidhej deputet falë një numri të lartë votash personale që arriti të mbledhë.

Lidhur me biznesmenin Ylli Ndroqi, Departamenti i Thesarit tha se ai është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale.

“Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontroll për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Zoti Ndroqi përcaktohet për përgjegjësi ose bashkëpunim, ose përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion. “Ndërsa këta individë mund të kenë arritur t’i shmangen drejtësisë në vendet e tyre, ata nuk do të jenë më të lirë të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara ose me sistemin financiar ndërkombëtar. Si rezultat i veprimeve të sotme, të gjithë individët e caktuar do të bllokohen nga marrëdhëniet me individët dhe bizneset amerikane”, tha në konferencën e shtypit një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit.

Përcaktimi për korrupsion nga Shtetet e Bashkuara përfshinte edhe ish-drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut Sasho Mijalkov si dhe ish-prokuroren Gordana Tadiç nga zyra e kryeprokurorit në Bosnje Hercegovinë.

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara nuk kanë për qëllim të përçojnë një mesazh politik apo “të mbështesin ndonjë alternativë politike.

“Ka të bëjë vetëm me korrupsionin dhe ka të bëjë me korrupsionin dhe kur ne e vërtetojmë dhe e identifikojmë atë. Dhe së dyti, ne do të vazhdojmë ta bëjmë të punojmë me qeveritë në rajon për t’u siguruar që edhe ato luftojnë korrupsionin brenda vendit”, tha ai.

Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës lidhur me faktin se shpesh figurat e sanksionuara me profilin më të lartë janë ish-zyrtarë, zyrtari i lartë tha se kjo mund të ketë të bëjë me procesin e përcaktimit.

“Ne vëmë në shënjestër këdo që konstatohet në mënyrë të besueshme se është i përfshirë në korrupsion, kështu që ka një proces për një gjë të tillë. Dhe kjo është arsyeja pse disa njerëz pyesin pse ne e bëjmë këtë pasi njerëzit nuk janë më në pushtet, sepse ndonjëherë aq kohë na merr (për përcaktimin)”, tha ai. “Nuk po vëmë në shënjestër vetëm njerëz që nuk janë aktualisht aktivë ose në pushtet. Është angazhimi ynë, i kësaj administrate për të luftuar korrupsionin kudo që e gjejmë”, tha zyrtari.

Ai shtoi se pothuajse të gjitha veprimet politike destabilizuese që shohim në rajon janë disi të lidhura me korrupsionin.

“Çka do të thotë që kur udhëheqësit politikë përdorin burimet publike dhe marrin vendime në poste publike për të çuar përpara qëllimet e tyre korruptive, kjo është në thelb destabilizuese”, tha ai. /Voa/

Etiketa: ndroqinon gratarakipiZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025
AKTUALITET

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem po zien!

21:17 : 08/05/2025
Para

"Një humbje që po mundohem ta rifitoj"/ Donaldi rrëfehet për herë të parë për Borën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

09:19 : 17/05/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

09:15 : 17/05/2025

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

08:45 : 17/05/2025

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

08:21 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com