• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dalin përgjimet, ja si policët e arrestuar në Morinë favorizonin trafikun e makinave

17:50 : 10/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Policët e arrestuar në Kukës, të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë, kanë dalë sot para Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nën masa të forta sigurie.

Gjatë seancës së sotme, mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Kukësit për caktimin e masave të sigurisë, ndërkohë që janë zbuluar detaje të tjera nga dosja hetimore.

Në bisedat e përgjuara, efektiveët e kufirit përmendin herë pas here shumat e parave të perfituara për kontrabandimin e mallrave, si dhe favorizimin e trafikut të makinave.

Madje, në disa raste, ata u kërkojnë qytetarëve të paguajnë sepse nuk kanë qenë të pajisur me dokumentat e vaksinimit anti-COVID. Për këto kalime të paligjshme merrnin 5-10 euro, por me kujdes të madh që të mos pikaseshin nga kamerat. Po ashtu, burime bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar në një moment kur punonjësit e kufirit ishte mbledhur për të bërë analizën e 3-mujorit të parë të vitit, lidhur me rezultatet e punës.

E pikërisht në atë moment, ndërhynë hetuesit e SPAK, agjentët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Teksa bënin analizën, disa prej tyre dëshmuan edhe prangosjen e kolegëve të tyre, të cilët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin.

Lexo edhe:

Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare

Bardhi për raportin e IBAR: Konfirmon shqetësimet e opozitës për Ballukun dhe korrupsionin

Edhe pse kishin nuhatur se po i vëzhgonin, sërish duket se efektivët e Policisë së kufirit nuk e kanë pritur që aksioni të kryhej në momentin kur ndodhi, në ditën e një prej mbledhjeve më të rëndësishme të vitit. Disa ditë më parë ata kishin pikasur kamerat përgjuese dhe mikrofonët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe i kishin thyer, por tepër vonë. Ato kamera kishin zbuluar qindra raste korrupsioni, me zë e figurë, madje dhe momentin kur ndanin paratë me njëri-tjetrin.

Bazuar në njoftimin e SPAK, dyshohet se efektivët shqiptarë por edhe ata të Kosovës për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin e ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8 000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës.

Operacioni ishte i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ishte operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pjesë nga dosja e zbardhur nga abcnews.al:

BRAHA: Kthehu merre…ka jeni ju?

Shtetasi KS: Ka harru dokumentat e vaksinen…pa test pa dokumentacion?

BRAHAF: Ça me bo? Ket e ke po karten s’ka vajza…..

Shtetasi KS: Aaa?

BRAHAF: Ajo cika nuk karte me vete.

Shtetasi KS: (nuk kuptohen fjalet).

BRAHAF: Ca te kesh deshire, me zor jo…me deshire po

42.2.1. Në këtë moment shtetasi nga Kosova brenda një flete të bardhe i vendos një kartmonedhe në ngjyrë në dukje si ajo 10-teshe euro, te cilat Fatri Braha i hedh para pajisjes skaner. (Dokumentuar ne procesverbal kqyrje me fotografi).

42.2.2. Nga verifikimi ne sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas të huaj Fatri Braha nga ora 15:28 min deri në orën 15:30 min ka përpunuar dokumentin e shtetasit Kosovar A.B i dtl 28.11.1980, drejtues i atuomjetit autoveture me targa, “01851LP”, i vetëm pa pasagjer. Nuk rezulton të jete regjistruar ndonjë pasagjere femër sé bashku me të, duke argumentuar edhe në këtë forme dhënien e rryshfetit nga ky sheetas, për mos regjistrimin e një shtetasi në kufi.

42.2.3. Sipas prokurorisë është për t’u veçuar me interes është situatë e ndodhur në orën 16:21 min është duke përpunuar dokumenta Shqiptare dhe shtetasi në sportel i thotë punonjësit të policisë Fatri Braha se do të ikë përsëri në Gjermani se ka makinë tjetër për të sjellë. Kur shikon numrin e mjeteve që ka sjellë në kabinë hyn edhe një koleg tjetër të cilin Fatriu e thërret Arben, ku dyshohet se është Arben Goci. E pasqyruar me fotografi në procesverbalin e kqyrjes dhe është zhvilluar biseda si më poshtë vijon:

Shtetasi: Du me ik prape per ne Gjermani, ne Hungari… (fjale qe nuk kupohen)

Polici: Po

Shtetasi: A je ne rregull. Du me ik prape atje se kam makine tjeter per te sjelle. A e shef dot ti a duket gje

Polici: Kane hi shume makina or djale. Sa makina ke pru në Shqipëri ti?

Shtetasi: Pergjigje qe nuk kuptohet

Polici: Po s’lejohet mbi tre or mik.

Shtetasi: Po si s’lejohet o…

Polici: 1.2.3.4.5.6 ci ke keto makina vari q…robt….(ne vijim bisede qe nuk kuptohet….)

Polici: Ke ndonje gje ne makine?

Shtetasi: Urdhero?

Polici: Ne makine ndonje gje qe nuk lejohet ke? (Shtetasi fjale qe nuk kuptohet)

Polici: Do qesesh kafe…a nuk ke gje?

Shtetasi: Jo

Polici: Shyqyr

42.2.4. Ndërkohë punonjësi është duke përpunuar dokumentin e dytë të identifikimit dhe eshtë duke skanuar pasaportën në pajisjen skaner të vendor mbi tavolinë, në kabinë hyn një tjetër punonies policie, koleg dhe Fatri Braha me qëllim ushtrimin e presionit të mëtejshëm ndaj shtetasit.

Etiketa: korrupsionimakinatmorina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare

11:15 : 23/06/2026
AKTUALITET

Bardhi për raportin e IBAR: Konfirmon shqetësimet e opozitës për Ballukun dhe korrupsionin

20:44 : 21/05/2026
AKTUALITET

Rama “harron” korrupsionin: Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin

13:29 : 21/04/2026
AKTUALITET

Transport emigrantësh të paligjshëm, arrestohen dy vajza në Morinë

13:01 : 06/04/2026
AKTUALITET

Rama u jep investitorëve të huaj “recetën magjike”: Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri

14:14 : 26/03/2026
AKTUALITET

Tabaku: Korrupsioni po vret ekonominë dhe besimin e shqiptarëve

17:29 : 09/03/2026
Para

Arrestohen 16 persona në Tiranë

TË GJITHA

Fati kthehet në anën e tyre, këto 3 shenja do përjetojnë një ndryshim të madh deri në fund të korrikut

13:26 : 15/07/2026

Angli-Argjentinë, beteja për finalen e Botërorit, mungesat dhe formacionet e mundshme

13:23 : 15/07/2026

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş