• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, kryetari i Bordit të Hashashit parazgjedhor

19:57 : 07/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Nuk ka surpriza. Nuk mund të zhgënjejë me pritshmëritë ndaj tij. Pas naftës, miellit, vajit, orizit qafgjatë, lulelakrës, karotave, zogjve, e paudhësive që ecin notojnë e fluturojnë, Edi Rama e ka ndarë mendjen, do të jetë dhe kryetari i Bordit të Hashashit. Po aktualizon çastin e asaj lakmie të tij ndër vite, e cila e ka trullosur dhe pasuruar shoqninë dhe oborrin e tij.

Kreu i qevrisë ka shfrytëzuar letrat folklorike nga populli dhe kërkesat e tyre, e paskan bindur se ka mbërritur vakti, kur kultivim-tregtimi canabisit duhet legalizuar. ““Do të legalizojmë kanabisin dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike, përveç rritjes së aspektit teknologjik. Ç’ka kanë thënë qytetarët, do të realizohet”, reciton kryeministri dëshirën e kombit, e largqoftë të veten. Kjo është një nisme e hershme e qeverisë. Një përpjekje e ndaluar pjesërisht nga reagimi opozitar dhe opinionit të shoqërisë para tetë viteve, duke shtuar mosdakortësinë e ndarjes së pazareve brenda Partisë Socialiste.

Përse ky rikthim kësaj ideje e cila do të shkojë në marrje vendimi?

Vendi ynë në këto dy mandate qeverisjeje nga Rama, ka kryesuar në raportet ndërkombëtare të Europol, DEA, DASH, CIA, Bruksel, për trafikun e cannabis, laboratore dhe udhëkalim për drogat e forta. Nuk kemi rënë asnjëherë në renditje poshte vendit të gjashtë, më së shumti me medaljen e renditjes në kryelistë. Kur nuk e formalizoi mbjellje-shitjen në 2014, dihet si ndodhi më pas. Shqipëria u mbush me hashash, ministri i Brendshëm Tahiri dhe kryeministri Rama, kontrollonin platformën, avionët transportonin më shumë drogë se njerëz, por ende dënoheshin cigarepirësit e jo grosistët.

Lexo edhe:

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

Eksportuesit tanë shtetarë të paligjshëm, zëvëndësuan Marokun si furnitor në Evropë, me një gjysëmleje ndërkombëtare, sepse paratë e këtij trafiku nga shqiptarët nuk shkonin për financim të terrorizmit. Qameti ktheheshin në investime në ndërtime pallatesh, hotelesh, makina luksi, e sevdallesha. E ky lehtësim destinacioni, bekoi drogëzimin e vendit tonë. Asnjë ambasador në Shqipëri, aq më tepër ata amerikanë, në atë kohë Donald Lu, nuk ka hapur gojën të germëzojë asnjë fjalë, ndonëse në u bëmë kryeqendra e canabis në Evropë.

Kompanitë do të jenë përzgjedhur nga Edi Rama, kur ai njofton se do të ndodhë ligjërimi. Bordi Paligjshmërive, ka caktuar prioritetet, duke formatuar Bordin e Hasashit, me kryetar Edi Ramën. A do të vendosë tani edhe çmimin e këtij produkti shumë fitimprurës. Këtu janë programuar të ndodhin ngjarje të tjera, ndërhyrjet dhe ndryshimet ligjore.

Do të ndërrojë pesha penale për përdoruesit dhe ndoshta kultivuesit jashtë gardhit, fermës së klientëve qeverritarë, të cilët mund t’i kenë pronotuar licencat. Mund të riformatohen, apo zbuten dënimet e atyre që janë në qeli për këtë vepër, si konsumatorë apo kultivues. Kjo e ofron amnistinë për Sajmir Tahirin, e si ministër me përvojë mund të dalë shpejt nga qelia, rikthehet në detyrën e ministrit të kanabisit. Sigurisht ushtria e tij në sistemin e policisë është e gatshme të rikthehet.

Një arsye emergjente e asaj çfarë ka vendosur Edi Rama të bëjë, lidhet me llogaritë elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Kompania e Ramës, kontraktorët e saj nëpër rrethe, do të jenë agjentët e tij zgjedhorë, të cilët do lidhin marrëveshjet e duhura, për të dërguar para të sigurta e të lehta, ortakëve të tij të inkriminuar, në këmbim të angazhimeve të forcës, prodhuese të pushtetit, mandateve bashkiake dhe parlamentare.

Platforma e ka kollaj të kapërcejë dhe kufijtë ligjorë, pasi prodhimi grumbullohet tek fermat e licensuara. Kjo ul disi përqindjen e shefave të komisariateve dhe drejtorëve të policisë nëpër qarqe, ndonëse nuk do të mbeten duarthatë. Sepse janë pjesë e skemës së garantimit të rezultatit kriminal, elektoral.

Paraja e thithur nga kjo industri do përcillet në ndërtime, tashmë në ato turistike, ku janë ndarë klientët strategjikë, e plackitur prona për njerëzit e Edi Ramës. Ky do të jetë një burim parash i programuar me adresë shumëfishimi. Natyrisht legalizimi i kanabisit, do thonë liberalët e kësaj ngjarje, nuk është nishan kiameti, sepse ka ndodhur në Amerikë, në Maqedoninë fqinje e vende të tjera evropiane. Po. Nuk është fundi botës. Dallimi thëlbësor është se sundimi i ligjit tek ne, është katastrofë. Ne jemi vendi, ku ligji është një njeri. Është lejedhënësi i kultivimit, është Edi Rama.

Kjo e bën legalizimin një akt më së shumti kriminal se normalitet kohor. Ka 30 vjet pa legalizuar banesat, por së paku legalizoni oborret e mbjelljes. Përtej kësaj, opozita duhet t’i qëndrojë ndryshe ofertës së Ramës. Ky është prag identifikimi në këtë rast, kur Shqipëria është pa institucione, pa sundim ligji, me ekonomi të zezë e cila do të nxihet më tepër.

Kur të rinjve, shtetasve të tu, nuk u ofron punë, edukim, shërbime, industri, mbështetje për fermerë, por u server hashash për të pirë, kultivuar, trafikuar, kullotur, atëherë rezultati do të jetë në çdo variant, një e tashme dhe e ardhme e drogëzuar..E veç të tjerash, Rama dhe me drogë të paligjshmë nuk rrëzohet nga pushteti, bëj hesap pasi ta ligjërojë…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026
AKTUALITET

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026
Para

"Legalizimi i kanabisit si kalë Troje"/ Dom Gjergj Meta: Shteti i dorëzuar përballë mafies

TË GJITHA

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş