• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ra ky kongres dhe u pamë

14:46 : 07/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në kafenenë ku jam ulur në vend të muzikës sot po më shoqëron zëri kumbues i një pensionisti patronazhist që me një listë përpara s’po lë më veteran pa marrë për ti ftuar për te takimi i së Shtunës…, me vetë komandant Ramën! Sigurohet që të dëgjohet qartë në krejt lokalin madje dhe nëpër lagje që ky është i përzgjedhuri që përzgjedh shokët. Në fund i porosit që në orën 9:30 te Pallati i Kongreseve, do ju kontrollojë emrat një për një. Se çfarë e shtyn një pensionist 65-70 vjeçar që e quan veten veteran ndonëse 75 vjet më parë, kur luftohej me pushtuesin nazi-fashist ende nuk kishte lindur ky është hesap që nuk ka kandar ta peshojë. Se çfarë i shtyn një grup njerëzish mazokistë që në vend që të ankohen për çmimet e papërballueshme dhe pensionet fare qesharake, madje më pak se gjysma e krejt vendeve të rajonit dhe për vite me radhe edhe të paindeksuara me inflacionin, situata bëhet edhe më absurde.

Ndërkohë, ndër radhët e shokëve dhe shoqeve të reja, gjithmonë e më tepër vihen re krahasime që kryetarin e partisë dhe qeverisë ta krahasojnë jo vetëm me Skënderbeun por edhe me figura mitologjike, duke përfshirë dhe Zeusin, dora vetë. Ajo që të trishton nuk është niveli i përfundëm i servilosjes dhe mungesës së shtyllës kurrizore nga disa që karrierë quajnë vetëm rënien pas parasë publike si daci në kos, por mungesa e qortimit, qoftë dhe vetëm dekorativ nga ana e kreut të qeverisë. I njëjti që dikur mburrej me prirjet anti-konformiste që përshkruanin perimetrin nga çorapet e ngjyrosura të sëpata në krah dhe megafoni në dorë.

Natyrisht e kemi përsëritur deri në velje që pushteti të korrupton dhe pushteti absolut (sidomos në dy mandatet e fundit) të korrupton absolutisht sikundër do thoshte Lordi Acton, por nivele të tilla janë trishtuese edhe për standardet shqiptare. Sidomos për Partinë Socialiste e cila këto ditë mbledh kuvend. Kur dikur diskutohej hapur dhe pa komplekse. Kur kishte figura politike dhe jo marioneta një-përdorimëshe. Në kohën kur bëhej dhe ndonjë KPD me teprime, kishte dhe katharsis që përfundonte pa ndonjë rezultat të dukshëm, por të paktën kishte teza, ide, debat dhe polemikë mbi probleme dhe çështje që zgjonin interesin publik. Tani vuv.

Kush ikën dhe kush rikthehet, zero informacion dhe transparencë. Si qeveriset dhe pse keq-qeveriset, zero llogari-dhënie. Pse çmimet kanë marrë të tatëpjetën, pse nuk ka një strategji zhvillimore, pse është rritur pabesueshmërisht borxhi publik, pse është fryrë jashtë kapaciteteve administrata publike për mos të folur për politizimin e saj, pse duhet të ekzistojë një rrjet patronazhistësh të paguar me para publike, pse duhen shkrirë kufijtë mes shtetit dhe partisë, pse qeveriset në mënyrë bolshevike përmes sovjetëve apo siç i themi ne modernët bashkëqeverisje me popullin, këto janë thjesht enigma të pashpjegueshme nga Zeusi i politikës. Se debati artificialisht mbahet te kriza e opozitës. Pak apo aspak interes për problemet e biznesit të vogël, shtresës së mesme në rrudhje e sipër, emigracionit në rritje dhe ikjes së trurit. Sy e veshë jemi nga Kongresi i Partisë që përveçse do përforcojë unitetin e çeliktë parti-popull, do u japë udhë dhe punëve të partisë, në mënyrë që të mbledhë dhe më tepër vota përmes mekanizmave ligjorë dhe ekstra-ligjorë në zgjedhjet e ardhshme. Por pa ditur realisht ç’të bëje me pushtetin që ka.

Lexo edhe:

No Content Available
Etiketa: Ra ky kongres dhe u pamë

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Meta dekreton marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi mes Shqipërisë e Kosovës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Leverkusen nis punën për pasuesin e Alonsos, alternativat për pankinën

20:11 : 15/05/2025

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE reagon pas refuzimit të armëpushimit 30-ditor

19:56 : 15/05/2025

Ndahet nga jeta aktori i famshëm hollivudian/ Emri – Foto

19:56 : 15/05/2025

Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

19:54 : 15/05/2025

E ngritën për ta nderuar, e hoqën në heshtje, zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

19:50 : 15/05/2025

Berisha: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD për votën e lirë

19:45 : 15/05/2025

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com