• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shëndetësia e rilindur/ Injeksion natën me dritën e celularit, s’ka as ujë në qendrën shëndetësore

21:33 : 06/04/2022
në AKTUALITET, SHENDETI, SOCIALE

Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Mamëz njësia Kolsh Kukës, ku në Shtator 2021 ka përfunduar rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore me një investim të dy vëllezërve Bardhoci të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë.

Por në këtë qendër shëndetësore nuk është bërë lidhja e energjisë elektrike. Gjithashtu mungon dhe uji, pasi furnizimi bëhet me pus. Pusit i duhet energji elektrike, që të nxjerrë ujë.

Gazetarja: Prej sa vitesh punoni në këtë qendër shëndetësore?

Infermierja 1: Unë jam që 36 vjet.

Infermierja 2: 19 vjet.

Lexo edhe:

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

Gazetarja: Keni punuar besoj dhe në qendër shëndetësore të mëparshme që ka qenë e parikonstruktuar, e pashkatërruar. Prej sa kohësh jeni vendosur në këtë qendër shëndetësore të rikonstruktuar, shumë të bukur, por që ka një problem…

Infermierja 2: Në Shtator mbaroi rikonstruksioni i ambulancës dhe hymë.

Gazetarja: Keni pasur energji elektrike në ndonjë moment?

Infermierja 1: Patëm në fillim, por pastaj na e ndërprenë.

Gazetarja: Në një qendër shëndetësore pa energji elektrike dhe pa ujë, si punohet?

Infermierja 2: Me kushte të vështira, vaksinat i çojmë nëpër shokë këtu për në frigorifer sepse ata duhet të kenë atë temperaturën e vet dhe fëmijët kur vijnë për t’u peshuar, nuk kemi ku i peshojmë dhe uji që na duhet vazhdimisht, nuk kemi me çfarë ta ndezim pompën. Ka raste që vijnë pacientë për të bërë ndonjë injeksion për ndonjë helmim apo për ndonjë gjë, duhet të vijmë këtu natën me ditën e telefonit sepse pa dritë nuk kemi. Bën vaki edhe serum…

Gazetarja: Me dritën e celularit?

Infermierja 2: Po, me dritën e celularit.

Gazetarja: Sa pacientë janë të regjistruar tek mjeku i familjes këtu?

Infermierja 2: Janë 25 pacientë kronikë, ndërsa familje janë afërisht 80.

Gazetarja: 1 mjek familjeje keni këtu, që është mjeku?

Infermierja 2: Fjorjan Sokoli.

Gazetarja: Çfarë medikamentesh keni këtu?

Infermierja 1: Kemi. Urgjencën na e ka sjellë doktori.

Gazetarja: Po s’keni ku ta mbani?

Infermierja 1: Kemi atë raft, por kemi nevojë për një krevat vizite.

Infermierja 2: Nuk kemi asnjë gjë që i nevojitet ambulancës. Krevat për të sëmurët nuk kemi, është tavolinë.

Gazetarja: Krevatin pra nuk e keni, medikamentet nuk keni se ku t’i ruani…

Infermierja 2: Jo, vetëm në atë raftin aty.

Gazetarja: Nëse ju nuk ofroni dot shërbimin në këto kushte që punoni, sa i duhet që pacient të shkojë deri në qytet, në spital?

Infermierja 2: Po, i duhet afërsisht një orë sepse rruga është skandal, ecën makina shumë ngadalë.

Po ashtu, edhe në shkollën 9-vjeçaren të këtij fshati mungon uji. Tualetet e shkollës mbahen të mbyllura për shkak të mungesës së ujit dhe për këtë arsye nxënësit detyrohen të dalin jashtë ambienteve të shkollës në një tualet në kushte katastrofike, siç e quajnë dhe vetë nxënësit.

Gazetarja: A keni ujë në tualetet e shkollës?

Nxënëset: Jo, vjen shumë pak.

Gazetarja: Po si ia bëni për të shkuar në tualet?

Nxënëset: Dalim andej…

Gazetarja: Ku?

Nxënëset: Është një banjo e vogël.

Gazetarja: Ajo çfarë uji ka?

Nxënëset: Nuk ka fare. Kemi dhe tualetin brenda, por ajo nuk ka ujë fare. I mbajnë të mbyllura sepse nuk ka ujë.

Gazetarja: Ju jeni në klasë të…?

Nxënëset: Të 9-të.

Gazetarja: Pra, do të hidheni në gjimnaz vitin tjetër. A ka gjimnaz fshati?

Nxënëset: Jo.

Gazetarja: Pra, do shpëtoni, do të shkoni në Kukës, do të keni dhe ujë…

Nxënëset: Po.

Gazetarja: Ku është tualeti?

Nxënëset: Atje.

Gazetarja: Po si ia bëni të shkoni atje?

Nxënëset: Nga porta ose kalojmë nëpër hekura.

Gazetarja: Në rregull, unë po zgjedh rrugën nga porta. Duhet thënë që u pendova që nuk kalova nga hekurat e shkollës, shumë larg për të ardhur deri tek tualeti i famshëm.

Nxënëset: Është katastrofë!

Gazetarja: Është katastrofë më thonë vajzat dhe ashtu është me të vërtetë./ Tv Klan

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
SPORT

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
SPORT

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

Arrihet shifër rekord, Turqia i vetmi vend në Europë që shënon rritje të numrit të të burgosurve

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com