• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshohet se vrau dy vëllezërit në Vlorë më 1998, gjykata lë të lirë Gerti Selimajn

11:50 : 05/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vetëm pak ditë pasi u ekstradua nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon, ngjarje e ndodhur në vitin 1998, 47-vjeçari Gerti Selimaj është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës.

Në datën 28 mars, gjyqtarja Vjola Canaj, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, duke shuar masën ‘arrest me burg’. Me këtë vendim, gjyqtarja, e cila është akuzuar edhe më herët për vendime arbitrate, ka liruar nga burgu 47-vjeçarin.

“Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit, gjykata çmon se me aktet e ndodhura në dosjen hetimore, del se masa e sigurimit për këtë të dyshuar, është jo ajo e kërkuar nga prokuroria, pra arrest në burg, por ajo e arrestit në shtëpi parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedures Penale, për shkak se ekzistojnë kushtet dhe kriteret”, thuhet në arsyetimin e gjyqtares, ende të pavetuar.

Ky vendim i gjyqtares ka sjellë edhe reagimin e familjarëve të viktimave të cilët kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit, vendimin e gjyqtares, të cilin e kanë quajtur të paarsyetuar. Sipas tyre, gjyqtarja ka liruar një të dyshuar për vrasje me paramendim. Ato shtojnë se vendimmarrja e gjyqtares mund të ketë të bëjë me ndonjë aferë korruptive dhe me vendim abuziv.

Në këto kushte, familjarët kërkojnë që të verifikohet ankesa e tyre dhe të merren masat e nevojshme kundër gjyqtares.

Lexo edhe:

Kokainë e fshehur në makinë, arrestohen tre të rinj në Vlorë (Emrat)

Vlorë/ Organizonin lojëra fati në lokal, në pranga dy persona

‘Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg” tha për mediat djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

“Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja tke drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë”, tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Një muaj më parë, Selimaj  u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon. Më pas u ekstradua në vendin tonë.

Si ndodhi ngjarja? Një i afërm i Gerti Selimajt atëherë mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Hasho, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj iu kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.

Etiketa: dyshohetvlorevrau

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kokainë e fshehur në makinë, arrestohen tre të rinj në Vlorë (Emrat)

10:48 : 14/11/2025
AKTUALITET

Vlorë/ Organizonin lojëra fati në lokal, në pranga dy persona

08:43 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Benz”-i del nga rruga dhe përfundon në kanal në Vlorë, 5 të plagosur

20:53 : 12/11/2025
AKTUALITET

E rrallë në Vlorë, peshku 20 kg ‘xhiro’ në shëtitoren e qytetit

18:53 : 12/11/2025
AKTUALITET

Zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një banesë

18:34 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dogjën qëllimisht dy makina në Vlorë, një në pranga, tjetri në kërkim

11:04 : 12/11/2025
Para

“Ta kërcas kokën, debil mashkull"/ Konkurrentja e “Për’puthen” shpërthen në ofendime: Kalama by*he

TË GJITHA

FOTO/ Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur brenda banesës në Francë

13:40 : 14/11/2025

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Ekuador, 7 shqiptarë vihen në pranga (Emrat)

13:38 : 14/11/2025

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025

Vdes pacienti në spitalin e Fierit, procedohet për neglizhencë mjekja

13:08 : 14/11/2025

Familja Hysa e përfshirë në kartelin “Sinaloa”/ Berisha: Ja ku shtrihej ‘perandoria’ e miqve të Edi Ramës

12:57 : 14/11/2025

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

12:56 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com