Ish-konkurrentja më e përfolur e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e ftuar në “Why Not”, u pyet nëse është e vërtetë që Mevlani nuk e ka paguar.
“Aman lëre se ajo pagesa është bërë ushqim për qentë, nejse ajo është histori e mbyllur që nuk dua fare ta komentoj se do dalë sërish nëpër portale. Sigurisht që nuk më ka paguar”- tha Shqipja.
“Përputhen ka nxjerrë imazhe të forta Instagrami, përveçse këngëtare”- tha Roza Lati.
“Edhe unë do të dilja këngëtare, kur dola nga programi më është ofruar të bëja një këngë por kur pashë që stonoja thashë jo”- tregoi Shqipja.