• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Një tmerr i vërtetë’, banorët e Buças përshkruajnë vrasjet sistematike nga forcat ruse

15:03 : 04/04/2022
në BOTA

Banorët e Buças, në periferi të Kievit, i thanë Radios Evropa e Lirë se ia dolën që t’i mbijetonin vrasjes “sistematike” të popullsisë së këtij qyteti, që deri pak kohë më parë ishte nën okupimin e trupave ruse.

Imazhet e publikuara kanë shfaqur civilë të vrarë në Buça, qytet të cilin forcat ruse e kishin okupuar më herët gjatë këtij muaji. Ushtria ruse u larguan nga qyteti më 1 prill. Pas publikimit të imazheve të vrasjeve të civilëve, komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar Rusinë dhe madje ka pasur akuza për gjenocid dhe krime lufte.

Disa banorë lokalë i thanë Radios Evropa e Lirë se ajo që panë pasi dolën nga shtëpitë e tyre me të hyrë trupat ushtarake ukrainase në qytet ishte “e tmerrshme”, pasi trupat e dhjetëra civilëve që ishin vrarë, ishin të shtrirë nëpër rrugë.

Një person tha se një snajperist rus qëllimisht kishte vrarë disa persona në këtë zonë, përfshirë edhe një familjar të tij. “Një snajperist filloi të qëllonte në këtë zonë më 5 mars”, tha ky person. “Kur ne u larguam nga shtëpia atë ditë para orës policore, dhëndëri im u vra me snajper. Pas kësaj filloi gjithçka, ata filluan të shtinin ndaj personave që gjendeshin jashtë”, tha ky banor.

Një tjetër banor i Buças tha se ka parë ushtarët rusë duke vrarë tre civilë dhe shtoi se ushtarët i qëlluan ata pa asnjë arsye. “Pasi e qëlluan njërin, ata hodhën një granatë në trupin e tij. Më vonë, ne varrosëm mbetjet mortore të tij… ishte e tmerrshme”, tha ky person, duke shtuar se edhe vëllain e tij e kishin vrarë teksa ai ishte duke shkuar në një strehimore më 5 mars.

Lexo edhe:

Qerreti nën presionin e betonizimit: banorët kërkojnë hetim nga SPAK për ndërhyrjen në zonën e Lagunës Blu

“Na duan vetëm për vota”/ Banorët e 3 fshatrave në Berat kërkojnë rrugë, nënkryetari i Bashkisë: Nuk ka fonde

“Kishte një sistem”, tha ky person. “Ata po i vrisnin njerëzit në mënyrë sistematike. Personalisht kam dëgjuar se si një snajperist mburrej se kishte vrarë dy persona që i kishte parë përmes një dritareje të një banese… Nuk kishte nevojë, nuk kishte asnjë justifikim ushtarak për të vrarë… ishte thjesht për të torturuar civilët. Në një lagje tjetër, banorët u torturuan. Ata u gjetën me duar të lidhura pas shpine dhe ishin qëlluar me plumba pas koke”.

Kryetari i Buças, Anatoliy Fedoruk, tha më 2 prill se afër 300 banorë lokalë janë vrarë gjatë okupimit rus të këtij qyteti dhe afër 280 trupa janë gjetur në një varrezë masive.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha më 3 prill se prokurorët po hetonin për krime të dyshuara lufte nga Rusia dhe thanë se kanë gjetur 410 trupa në qytet dhe se 140 prej tyre ishin ekzaminuar.

Rusia ka mohuar se forcat e saj kanë qenë të përfshirë në këto vrasje dhe kanë thënë se këto pretendime janë “provokim”.

Etiketa: banoretBucamasakra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qerreti nën presionin e betonizimit: banorët kërkojnë hetim nga SPAK për ndërhyrjen në zonën e Lagunës Blu

20:17 : 27/05/2026
AKTUALITET

“Na duan vetëm për vota”/ Banorët e 3 fshatrave në Berat kërkojnë rrugë, nënkryetari i Bashkisë: Nuk ka fonde

12:11 : 05/02/2026
RAJONI

Masakra e Reçakut, Kurti: Jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit

12:23 : 15/01/2026
RAJONI

27 vjet nga Masakra e Reçakut

09:40 : 15/01/2026
AKTUALITET

Rruga e re në Golem drejt shembjes, banorët: Nëse s’ndërhyhet, do të përshkallëzojmë protestën

15:39 : 06/12/2025
AKTUALITET

Banorët e Qinamit në Kolonjë kundër parkut fotovoltaik: Do marrim armët kur të vijnë për të na marrë kullotat

19:08 : 05/12/2025
Para

Florjana ironizon Samiun dhe Efin: Deklarohet pula për gjelin

TË GJITHA

EMRI/ I dënuar me 25 vjet burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom