Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, ka konfirmuar dhënien e mandatit të deputetit për Pandeli Majkon.
Majko do të zërë vendin e ish deputetit Alqi Bllako në Kuvend, pasi ky i fundit dha dorëheqje nga mandati menjëherë pasi SPAK lëshoi urdhër arresti ndaj tij për përfshirjen në afera korruptive të lidhura me inceneratorët.
“Ndaj Pandeli Majkos, nuk rezulton të ketë vendime penale të formës së prerë. Pas verifikimeve të kryera, kandiati për deputet, Pandeli Majko nuk përbën kusht për moszgjedhjen e tij. Për sa më sipër mandati i ndëprerë i Alqi Bllakos do i kalojë zotit Pandeli Majko”, thuhet në vendimin e KQZ.
Majko rikthehet në Kuvend si deputet pak muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi renditej i 19 në listen shumëemërore të PS për Qarkun e Tiranës. Majko nuk arriti të thyejë herësin për të kapur një vend në Kuvend, duke u zhvendosur në listë si deputeti më i votuar, ndërsa socialistët morën 18 mandate deputetësh në rang qarku.












