• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U kërkoi qytetarëve të kursenin, Balluku për herë të dytë brenda 20 ditëve në Dubai. Të pathënat e vizitës së mbajtur “sekret” (VIDEO)

08:57 : 01/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fundjavën që shkoi ministrja e Transporteve dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka kryer një tjetër vizitë në Dubai. Ishte vizita e dytë në harkun kohor të 20 ditëve po në Dubai. Në 8 mars ajo ishte bashkë me Ramën dhe disa ministra të tjerë për të marrë pjesë në panairin “Expo Dubai 2020”. Ndërsa këtë fundjavë fluturoi sërish në vendin ekzotik dhe tejet të shtrenjtë për të marrë pjesë në “Atlantic Council Global Energy Forum”, një takim i përvitshëm që sivjet u mbajt në Dubai.

Vizita e Ballukut vjen në një kohë kur ajo jep këshilla për qytetarët që të kufizojnë lëvizjet dhe të kursejnë për shkak të krizës energjitike. Por ndryshe nga çfarë predikon publikisht, ministrja jo vetëm që nuk kursen, por fluturon në Dubai edhe me vajzën e saj e për më tepër me Business Class, i tha Lapsi.al një burim i mirëinformuar në ministrinë që drejton Balluku. Udhëtimi i saj është lehtësisht i provueshëm përmes sistemit TIMS. Nuk dihet nëse biletën e kripur me linjën “Fly Dubai” ministrja e ka paguar vetë apo është mbuluar nga buxheti i shtetit.

Kujtojmë që Rama deklaron publikisht se ministrave të tij ua ka ndaluar udhëtimin në klasin biznes. Përjashtim bën vetëm ai kur duhet të udhëtojë drejt SHBA-së për shkak të distancës së largët dhe problemit shëndetësor që ka me shpinën.

Duke e ditur për reagimet e pritshme që do t’i vinin, Belinda Balluku është kujdesur ta mbajë larg syrit të publikut vizitën e fundit në Dubai. Edhe pse ajo ishte ndër panelistet e forumit, deri më tani nga vëzhgimi që bëri Lapsi.al nuk ka asgjë të publikuar në faqet e saj në rrjetet sociale dhe as në faqen e Ministrisë së Transporteve dhe Energjitikës.

Lexo edhe:

No Content Available

Por nuk ndodh kështu me mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë raportuar për pjesëmarrjen e ministres shqiptare në forum. E po kështu fjala e saj është bërë publike në kanalet zyrtare të “Atlantic Council Global Energy Forum”. S’dihet nëse ministrja ka qenë apo jo edhe kësaj radhe në restorantin e famshëm e super të shtrenjtë të Nusretit, aty ku ishte filmuar kohë më parë duke darkuar me personazhe të njohur të politikës dhe biznesit. Me siguri që 3 ditë të axhendës së saj në qytetin përrallor nuk janë shpenzuar vetëm për forumin energjitik, aty ku ajo ishte thjesht një prej shumë panelistëve në një prej sesioneve të “Atlantic Council Global Energy Forum”. Ku ka qenë tjetër, i takon asaj ta bëjë publike.

/LAPSI.al/

Etiketa: Balluku për herë të dytë brenda 20 ditëve në Dubai. Të pathënat e vizitës së mbajtur “sekret” (VIDEO)U kërkoi qytetarëve të kursenin

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
(Image credit: HBO)

Luajti skena nudo në ‘’Euphoria’’, aktorja tregon si reagoi familja e saj

TË GJITHA

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com