• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Miqësoret e Kombëtares U-19, trajneri Cungu bën bilancin: Të vlefshme për konsolidimin e grupit

19:23 : 31/03/2022
në SPORT

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi dy miqësore me Kosovën U-19 gjatë muajit mars, me stafin teknik të ekipit që pati mundësi të provonte elementë dhe module të ndryshme loje në kuadër të konsolidimit të skuadrës që do të marrë pjesë ne eliminatoret e Kampionatit Europian U-19, që luhen në muajin shtator.

Në fund të këtyre miqësoreve dhe grumbullimit thuajse 10-ditor, trajneri i kuqezinjve, Armando Cungu ka analizuar punën e bërë gjatë këtyre ditëve dhe nivelin e treguar nga lojtarët e grumbulluar.

Duke folur për fshf.org tekniku shkodran shprehet se dy ndeshjet kanë qenë mjaft të vlefshme për stafin teknik, teksa shtoi se elementët e ardhur nga klubet e huaja nuk bënë diferencën në këto teste.

“Këto dy miqësore me Kosovën U-19 mua si trajner më kanë vlejtur shumë për të parë nivelin e lojtarëve të grumbulluara dhe të skuadrës. Ndërsa sa i përket formimit dhe konsolidimit të grupit kryesor të lojtarëve që do të përbëjnë bazën e Kombëtares U-19 nuk mendoj se jemi ende aty ku duhet.

Sigurisht, miqësoret u luajtën në data zyrtare dhe ne kishim mundësi të ftonim lojtarë të cilët aktivizohen me klube të huaja dhe ne e shfrytëzuam duke thirrur sa më shumë nga ata të cilët i kemi monitoruar në vazhdimësi dhe i kemi në mbikëqyrje. Kishte disa elementë për të cilët ne kishim menduar se mund të bënin diferencën me futbollistët e kampionatit shqiptar, por në fakt nuk pashë ndonjë diferencë, ndryshe nga ç’prisja”, thotë Cungu, duke theksuar se baza e skuadrës do të jetë produkti që vjen nga kampionat shqiptar, por duke vëzhguar në vazhdimësi edhe elementët që vijnë nga jashtë e që mund të jetë të vlefshme në perspektivë.

Lexo edhe:

Shqipëria U-19/ Trajneri Cungu zbardh listën me 20 lojtarët e grumbulluar

Kombëtarja U-19/ Trajneri Cungu shpall listën me 23 lojtarët e grumbulluar

“Shpresoj që në dy miqësoret e ardhshme që kemi me Malin e Zi në qershor do të shohim nëse mund të afrojmë edhe ndonjë element tjetër, por konkluzioni im për momentin është që të mbështetemi më shumë tek elementët e kampionatit shqiptar.

Prisja më shumë të them të drejtën nga këta lojtarë, që në letër ishin premtues, pasi luanin me skuadra të njohura jashtë. Lojtarët që vinë nga jashtë duhet të dëshmojnë në fushë se kanë një nivel tjetër më të lartë me kampionatin shqiptar dhe nëse nuk e dëshmojnë këtë, patjetër që ne do të bazohemi te lojtarë vendas.

Të mos harrojmë edhe vitin kaluar baza e ekipit Kombëtar U-19 ka qenë nga kampionati shqiptar dhe kanë bërë një paraqitje të mirë.

Uroj të kemi mundësi të shohim edhe futbollistë të tjerë të rinj në mënyrë që kur t’i afrohemi ndeshjeve të eliminatoreve të Europianit në shtator të kemi një grup lojtarësh edhe më të fortë. Kemi pasur mundësi të testojmë një numër të madh lojtarësh, ne kërkojmë një nivel më të lartë konkurrence në skuadër.

Do të kemi edhe seleksionime apo grumbullime të tjera në muajt prill dhe maj dhe shpresoj shumë që të konsolidojmë sa më mirë skuadrën dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet zyrtare që na presin pas verës”, theksoi ndër të tjera trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Armando Cungu në prononcimin e tij.

Etiketa: cungu

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëria U-19/ Trajneri Cungu zbardh listën me 20 lojtarët e grumbulluar

16:39 : 18/03/2023
SPORT

Kombëtarja U-19/ Trajneri Cungu shpall listën me 23 lojtarët e grumbulluar

19:25 : 28/02/2023
SPORT

Kualifikueset e Euro 2023, Shqipëria e Cungut mposhtet nga Belgjika

18:42 : 21/09/2022
SPORT

Euro U19/ Kombëtarja nis grumbullimin, Cungu shpall listën me 20 lojtarët e ftuar

22:20 : 15/09/2022
SPORT

Shqipëria U-19 mbyll grumbullimin, Cungu: I kënaqur me paraqitjen e lojtarëve

20:48 : 16/03/2022
SPORT

Shqipëria U19 mbyll me fitore kualifikueset, skuadra e Cungut dominon ndaj Maqedonisë së Veriut

16:03 : 16/11/2021
Para

"Inceneratorët, skandali më i madh në Shqipëri. Bllako rrezikon 15 vite burg"/ Ja çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com