• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët nis armëpushimin në Jemen

09:23 : 30/03/2022
në AKTUALITET, BOTA

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton me rebelët që kanë nën kontroll kryeqytetin e Jemenit, të mërkurën kanë nisur një armëpushim të njëanshëm, pavarësisht se rebelët kanë refuzuar propozimin për armëpushim.

Koalicioni propozoi që ndërprerja e luftimeve të nisë nga ora 06:00 e së mërkurës para Muajit të Ramazanit. Disa përpjekje të ngjashme në të kaluarën kanë dështuar dhe ende nuk ka konfirmim të pavarur nëse armiqësitë ndërmjet forcave të koalicionit të udhëhequr nga sauditët dhe rebelëve Huthi janë ndërprerë.

Për armëpushimin u njoftua në orët e vona të së martës dhe menjëherë u ngritën dyshime sepse rebelët Huthi – që mbështeten nga Irani – kanë refuzuar që të marrin pjesë në samitin për luftën në Arabinë Saudite, samit që u thirr nga Këshilli për Bashkëpunim i shteteve të Gjirit. Huthit thanë se nuk do të marrin pjesë në këtë ngjarje, pasi samiti mbahet në një tokë armike.

Zyrtari i rebelëve Huthi, Mohammed al-Bukaiti, refuzoi ofertën për mbylljen e aeroportit në Sanaa dhe për kufizimet në portet e Jemenit nga koalicioni i sauditëve.

“Nëse bllokada nuk hiqet, deklarimi i koalicionit se do të ndalë operacionet e tij ushtarake nuk do të ketë kuptim sepse jemenasit do të vuajnë më shumë si rezultat i bllokadës sesa nga vetë lufta”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Lexo edhe:

Izraeli refuzon Hamasin për marrëveshjen e armëpushimit, lufta nuk ndalet për asnjë çast

Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen

Kombet e Bashkuara dhe shtetet e tjera kanë kërkuar që të dyja palët të arrijnë një armëpushim për Ramazan, që do të nisë gjatë kësaj fundjave.

Këshilli për Bashkëpunim i shteteve të Gjirit – ku bëjnë pjesë Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – nisi bisedimet të martën në Riad. Ky samit pritet të vazhdojë deri më 7 prill.

Lufta në Jemen ka nisur në shtator të vitit 2014, kur Huthit morën kontrollin e kryeqytetit, Sanaa. Ata më pas detyruan që të largohej në ekzil Qeveria e presidentit, Abed Rabbo Mansour Hadi, që ishte zgjedhur më 2012.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, hyn në luftë në mars të vitit 2015, duke tentuar që ta rikthejnë në pushtet Qeverinë e Abed Rabbo Mansour Hadi. Por, lufta vazhdoi duke e çuar Jemenin në prag të urisë.

Mbi 150,000 persona janë vrarë në këtë luftë. Në këtë shifër përfshihen edhe luftëtarët edhe civilët dhe sipas të dhënave të fundit, numri i civilëve të vrarë në konfliktin në Jemen ka arritur në 14,500. /Rel/

Etiketa: armepushimjemensaudit

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli refuzon Hamasin për marrëveshjen e armëpushimit, lufta nuk ndalet për asnjë çast

08:42 : 04/09/2025
BOTA

Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen

16:14 : 24/08/2025
BOTA

Shpërthime të forta në zonë, Izraeli godet termocentralin elektrik në Jemen

08:54 : 17/08/2025
BOTA

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

11:44 : 16/08/2025
AKTUALITET

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
Para
Shutterstock

Arrestohet aktori i njohur, zbulohet arsyeja

TË GJITHA

“Dy shtëpi më mirë se një e stresuar”, Ajlin Petrela flet për ndarjen nga Erion Isai

12:10 : 09/09/2025

“Komisionet me përbërje partiake, dështim”, Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore

12:05 : 09/09/2025

Shënjestra e atentatit në Shkodër mik i ngushtë me Luiz Ejllin, këngëtari i qëndron “mbi kokë” në spital

11:56 : 09/09/2025

Aksident me vdekje në Vlorë

11:46 : 09/09/2025

Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, kush është Barush Bregu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën

11:42 : 09/09/2025

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

11:27 : 09/09/2025

Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

11:21 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com