• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

25 vite nga tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi

10:42 : 28/03/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Mbushen sot 25 vite nga Tragjedia e Otrantos e ndodhur më 28 mars të vitit 1997, ku anija shqiptare i “Katri i Radës”, fundos në kanalin e Otrantos pasi u godit nga anija ushtarake italine “Sibilla”.

Në bordin e anijes ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Nga viktimat, 23 trupa nuk u arritën të gjendeshin kurrë. Pjesa më e madhe e të viktimave të kësaj tragjedie ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në pjesët e brendshme të anijes dhe në pamundësi shpëtimi për shkak të mbytjes së menjëhershme.
Anija u nis nga brigjet e Vlorës, në marsin e trazuar të ’97, kur shteti shqiptar ishte në kolaps të plotë dhe me mijëra armatime ndodheshin në duart e popullatës, pas hapjes së depove të ushtrisë. “Katri i Radës” u rrëmbye nga një grup trafikantësh në bazën detare të Sarandës mjetin “Katri i Radës” dhe e sollën atë në Vlorë. Mëngjesin e 28 marsit mediat italiane njoftuan se marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për bllokim detar është antikushtetuese. Në kuadër të këtij vendimi qeveria italiane kishte dërguar flotën ushtarake në kanalin e Otrantos për të ndaluar të gjithë shqiptarët që braktisnin Shqipërinë nga lufta civile. Pas nisjes dhe kalimit në ujërat e Italisë anija “Kater i Rades” u përball me goditjet e anijes luftarake “Sibilla”.

Anija “Sibilla” iu afrua shumë anijes shqiptare, aq sa pasagjerët “Katerit” panë dy burra mbi urën e anijes, ku njëri prej tyre drejtonte një mitraloz dhe tjetri i bënte fotografi, e nga ana tjetër mbi kokat e tyre fluturonte një helikopter i marinës italiane, ku e gjithë ngjarja tragjike po filmohej nga lartë. Ndërkohë harku i anijes “Sibilla” goditi anijen shqiptare duke fundosur atë në pak minuta. Situate ishte tragjike teksa njerëzit mundoheshin të shpëtonin, disa dolën jashtë anijes, të tjerë rrëshqitën në ujë, por anija “Kateri i Radës” u ngrit lart e më pas u fundos. Ata që nuk dinin të notonin u munduan të hipnin mbi anije, por shumë gra e fëmijë u mbytën sepse nuk mundën dot të dilnin nga pjesa e poshtme e saj ku qëndronin. Ata që shpëtuan me gomonet që ju hodhi anija italiane arritën të shkonin deri në Brindizi.

Pas gjashtë muajsh, autoritetet nxorën nga fundi i detit anijen e mbytur, “Kateri i Radës” ku brenda saj u gjenden shumë kufoma. Ajo plagë e hapur 25 vite më parë nuk ka arritur të shërohet kurrë. Autoritet italiane fshehën për vite me radhë pamjet e rënda kur goditën dhe fundosën anijen me shqiptarë. Komandanti i anijes Sibilla u dënua vetëm me 2 vite burg, ndërsa Komandanti shqiptar i anijes Kater i Radës me 3 vite burg. Në vitin 1998 trupat e të mbyturve në Tragjedinë e Otrantos u sollën në Vlorë dhe u varrosën me një ceremoni shtetërore në Varrezat e Qytetit të Vlorës.

Edhe pas kaq shumë vitesh familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi, pasi humbën tragjikisht njerëzit e tyre të dashur si shkak i sulmit nga anija italiane. Ata vazhdimisht i kanë bërë thirrje shtetit dhe kërkojnë dëmshpërblimin që nuk e kanë marrë ende.
Në Kujtim të ngjarjes së rëndë në 29 janar 2012 në qytetin e Otrantos u inaugurua monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos, mbi strukturën e anijes shqiptare “Katri i Radës”. Dy pjesë të anijes “Katri i Radës”, u kthyen në Vlorë, ku artistët shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, realizuan një vepër arti në një shesh të qytetit, pranë portit.

Lexo edhe:

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

Tragjedi në brigjet e Turqisë, të paktën 14 emigrantë të vdekur pas fundosjes së gomones

Etiketa: otrantotragjediviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Turqisë, të paktën 14 emigrantë të vdekur pas fundosjes së gomones

15:17 : 24/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
BOTA

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025
BOTA

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025
AKTUALITET

Humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir në Maliq

11:00 : 20/10/2025
Para

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së, raportohet për ndryshime në qeveri

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com