• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vajzat afgane protestojnë në Kabul kundër mbylljes së shkollave

22:52 : 26/03/2022
në BOTA

Duke brohoritur “hapni shkollat”, dhjetëra vajza dhe gra protestuan në kryeqytetin afgan të shtunën kundër vendimit të talibanëve për të mbyllur shkollat e tyre të mesme vetëm disa orë pas rihapjes së tyre.

Mijëra vajza të gëzuara anembanë Afganistanit ishin nisur në shkolla të mërkurën (23 mars) – datën kur Ministria e Arsimit kishte caktuar për rifillimin e orëve. Por vetëm disa orë më vonë, ministria njoftoi për një ndryshim tronditës duke mbyllur shkollat.

“Hapni shkollat! Drejtësi, drejtësi!” brohoritnin protestueset të shtunën, disa duke mbajtur libra shkollorë derisa u mblodhën në një shesh të qytetit në Kabul.

Ato mbanin pankarta ku thuhej: “Arsimi është e drejta jonë themelore, jo një plan politik”, derisa marshuan për një distancë të shkurtër dhe më vonë u shpërndanë pasi luftëtarët talibanë mbërritën në vendngjarje.Protesta ishte e para e mbajtur nga gratë në javë pasi talebanët mblodhën drejtuesit e demonstratave fillestare të mbajtura pasi talibanët u kthyen në pushtet në gusht.

Talibanët nuk kanë dhënë një arsye të qartë për vendimin e tyre, i cili erdhi pas një takimi të martën vonë të zyrtarëve të lartë në qytetin jugor të Kandaharit. Vajzat afgane të shkollave të mesme tani janë jashtë bankave për më shumë se shtatë muaj.

Lexo edhe:

Tërmet i fortë në Afganistan

BERZH: Vajzat shqiptare kalojnë djemtë në rezultatet e larta në matematikë

“Talibanët nuk mund të shtypin gratë e Afganistanit,” tha Laila Basim, një protestuese.Që nga kthimi në pushtet i talibanëve më 15 gusht, shumë gra janë përjashtuar nga puna në qeveri, janë ndaluar të udhëtojnë vetëm dhe janë urdhëruar të mbulohen.

Talibanët kishin premtuar një version më të butë të sundimit të ashpër islamist që karakterizoi qëndrimin e tyre të parë në pushtet nga viti 1996 deri në 2001. Por shumë kufizime janë vendosur megjithatë, nëse jo në nivel kombëtar, atëherë zbatohen në nivel lokal sipas dëshirës së zyrtarëve rajonalë.

Disa gra afgane fillimisht kundërshtuan talibanët, duke mbajtur protesta të vogla ku kërkuan të drejtën për arsim dhe punë. Por talibanët shpejt i mblodhën krerët duke mohuar se i kishin arrestuar. Që nga lirimi i tyre, shumica kanë heshtur. /Rel/

Etiketa: afganistanshkollimivajzat

Lajme të lidhura

BOTA

Tërmet i fortë në Afganistan

17:48 : 27/06/2026
AKTUALITET

BERZH: Vajzat shqiptare kalojnë djemtë në rezultatet e larta në matematikë

17:18 : 15/06/2026
BOTA

Talebanët forcojnë ligjet familjare, masa shtypëse ndaj grave në Afganistan!

11:36 : 16/05/2026
BOTA

Pakistani sinjalizon për “luftë të hapur” kundër qeverisë talibane në Afganistan

19:16 : 27/02/2026
BOTA

Pakistani sinjalizon për “luftë të hapur” kundër qeverisë talibane në Afganistan

09:40 : 27/02/2026
BOTA

Gjermania nxit riatdhesimet në Siri dhe Afganistan

08:44 : 04/11/2025
Para

Luis Enrique i thur elozhe Shqipërisë dhe Brojës: E prisnim që të ishte kështu

TË GJITHA

Vrasja e Edmond Sulës/ Autori dyshohet se veproi i vetëm, u zhduk në këmbë përmes pyllit (Detaje)

10:56 : 17/07/2026

Guri masiv bie mbi një makinë plot me turistë në rrugën e Dukagjinit

10:55 : 17/07/2026

Po kalonin ilegalisht, 11 emigrantë lëshojnë sinjal SOS në det pranë grykëderdhjes së Vjosës

10:41 : 17/07/2026

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, shkon në 5 mijë numri i viktimave

10:41 : 17/07/2026

Karkaleci “pushton” Kolonjën, dëmtohen kulturat bujqësore

10:27 : 17/07/2026

Përvëlohet Shqipëria, meteorologia: Temperaturat arrijnë në 42 gradë

10:18 : 17/07/2026

FIFA vendos, një slloven do të gjykojë finalen e Botërorit

10:13 : 17/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş