• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fiksimi i çmimeve është punist, qeveria të ulë taksat për të lehtësuar konsumatorët

23:15 : 25/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ulja e taksave është e vetmja mënyrë që shteti të lehtësojë konsumatorët në çmime.

Florion Mima, ekonomist dhe ish-zëvendësministër i Financave, shprehet se përcaktimi i çmimeve nga shteti me Borde të posaçme, është praktikë e ngjashme me ato që ndërmerrnin strukturat e ekonomisë së centralizuar gjatë periudhës komuniste.

Ai mendon se çmimet e mallrave mund të lehtësohen vetëm duke ulur, ose duke shtyrë në kohë, pagesën e taksave.

Së fundmi, qeveria shqiptare ka vendosur të ndërhyjë në disa tregje sensitive, si ai i karburanteve apo produkteve ushqimore, duke vendosur kufizime të çmimeve të shitjes. Cili është mendimi juaj rreth këtyre masave?

Kjo që po ndodh, në mendimin tim modest, është thjesht një replikim i vendimeve të dikurshme të Komisionit të Planit të Shtetit, i cili, bazuar në vendimet e Partisë së Punës, vendoste çmime të shitjes me shumicë, me pakicë, caktonte marzhe e rabate, caktonte përqindje fikse të së Ardhurës së Centralizuar të Shtetit dhe së Ardhurës Neto të Ndërmarrjes, mbi çmimet e mallrave e shërbimeve.

Lexo edhe:

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

Këta që e aplikojnë sot, as që e kuptojnë se çfarë po bëjnë, por thjesht vijojnë me seritë e pafundme të një seriali të hidhur për të gjithë shqiptarët, të nisur që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai regjim ka rënë, por, me sa duket, nuk kanë rënë nostalgjitë dhe reminishencat e tij, të cilat, si fantazma, u prishin qetësinë, rehatinë dhe u zhvasin para nga xhepat të gjithë shqiptarëve.

Shteti, në situata të tilla delikate, komplekse, të mungesës së theksuar të ofertës, të tregjeve të trazuara të mallrave bazike, ka vetëm një mundësi për të ndikuar në çmimet e furnizimit të mallrave e shërbimeve: të heqë dorë totalisht, pjesërisht a të shtyjë në kohë pagesën e taksave, tatimeve indirekte a tarifave, që vilen me shitjen e mallit a shërbimit. Pikë! Kaq dhe vetëm kaq!

Gjithë çka po ndodh, gjykoj se nuk ka lidhje edhe aq me vështirësitë e krijuara nga konflikti në Ukrainë dhe çoroditja e tregjeve, por është thjesht rrjedhojë e një administrimi skandaloz 9-vjeçar, që tregoi se për kryeministrin, të shenjta janë pagesat për oligarkët dhe paratë që u zhvaten shqiptarëve dhe jo jetët dhe prosperimi i tyre.

Mendoni se kontrolli i çmimeve nga shteti është një mënyrë e përshtatshme për të rregulluar tregjet dhe për të mbrojtur konsumatorët?

Çdo përpjekje e shtetit për të ndërhyrë në gjysmën tjetër të ekuacionit, ku përfshihet kosto e blerjes/prodhimit dhe fitimi i shitësit të mallit a shërbimit, është thjesht spekulim që kryhet nga shteti, nga ai që supozohet se duhet të vigjilojë kundër çdo spekuluesi në ekonomi. Keni parë ndonjë shtet që i thotë privatit se çmimi me të cilin do të shesësh mallrat e shërbimet është ky?

Po, sigurisht që ka shtete, por shteti serioz e vazhdon fjalinë dhe thotë: “Çdo kosto që do të keni prej shitjes me këtë çmim të kontrolluar, do të përballohet nga shteti”.

Keni parë ndonjë shtet që kërcënon shitësit se do t’u konfiskohet malli a premisat e biznesit nëse nuk shisni me x a y çmim? Të gjitha shtetet serioze, kanë marrë vendim të reduktojnë akcizat a TVSH, të heqin gjithë taksat e tarifat e tjera totalisht, ose për një periudhë kohe. E, nëse bëhen të tilla ulje, heqje, shfuqizime a shtyrje taksash, çmimet fillojnë e bien vetë.

Këtu, shteti nuk guxon të ndërmarrë këto hapa, se ngelen koncesionarët e PPP-istët pa paguar. Shteti e ka më të lehtë të caktojë çmime, marzhe e norma fitimi të bizneseve private, sesa të heqë dorë nga pagesa korruptive për punë pa asnjë përfitim publik, si dhe nga të hyra, që as nuk i kishte planifikuar më parë.

Në këtë rast, pse duhet shqiptarët ta blejnë diezelin me 203 lekë për litër, aq sa thotë komisioni i çmimeve, kur mund ta blinin, pa “ndihmën” e shtetit me rreth 186 lekë? Po 17 lekë më shumë për një litër janë afërsisht 15-17 milionë USD më shumë të hyra publike në muaj.

Po kështu, pse duhet shqiptarët të paguajnë më shumë sesa fqinjët e më shumë se të gjitha vendet e tjera të BE-së për energjinë elektrike, vetëm se kryeministri i tyre i kërcënon me çmime 500 a 600 euro për Mwh? Ekuacioni është i thjeshtë: mesatarisht prodhojmë 7-9 miliardë Kwh dhe konsumojmë afërsisht 7 të tilla.

Jemi ose barabar ose me surplus të prodhimit ndaj konsumit. Kryeministri duhet t’i japë përgjigje pyetjes: “Pse, në rastet kur duhet të blejmë energji, kjo lihet për sekondën e fundit e nuk planifikohet në afate më të gjata, gjë që mund ta çojë çmimin në disa herë më pak?”.

Dhe, kështu, çmimi kërcënues 500 euro/Mgwh zbret menjëherë në 50-60€/Mgwh. Për këtë duhet të punojë një kryeministër serioz, këto janë punët që bën një shtet korrekt, jo barsoletat. /Monitor/

Lajme të lidhura

SPORT

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025
BOTA

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025
Para

Protestuesi rus gjobitet me 380 £: Po na shtypin por nuk duhet të heshtim

TË GJITHA

Egnatia afrohet me titullin kampion, Regi Lushkja ndëshkon sërish Vllazninë (Video)

21:15 : 12/05/2025

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com