• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

”U mundova me mish e shpirt”/ Kurti: Nuk arritëm dot marrëveshje për zgjedhjet e 3 prillit

10:59 : 23/03/2022
në POLITIKE, RAJONI

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është munduar me mish e me shpirt për të arritur marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve serbe me 3 prill dhe i vjen keq që kjo nuk ka ndodhur.

Në një intervistë në RTK, kryeministri Kurti ka sqaruar arsyet se pse nuk u bë kjo marrëveshje, përkundër faktit që siç shprehet, është përkushtuar shumë.

“Në të gjitha bisedimet që janë zhvilluar qoftë në Bruksel, qoftë nëpërmjet faktorëve ndërkombëtarë të Bashkimit Europian apo të QUINT-it që ka ndërmjetësuar, unë kam qenë i përkushtuar për marrëveshje, kam qenë konstruktiv në qasje dhe kam qenë kreativ në ide. Në rastin e fundit të zgjedhjeve të paralajmëruara të Serbisë për datën 3 prill ne i kemi kërkuar që të ketë një marrëveshje paraprake në bazë të së cilës do të mund të mbaheshin ato zgjedhje edhe në Republikën e Kosovës, unë e kuptoj që ka qytetarë të Kosovës që e kanë edhe nënshtetësinë e Serbisë, duan të votojnë në zgjedhjet e Serbisë, mirëpo kjo është e mundshme pasi të kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.Për t’u bërë ajo marrëveshje, letrën e kërkesës për mbajtjen e zgjedhjeve ne si Qeveri e Kosovës e presim nga Qeveria e Republikës së Serbisë, pra ai i cili është i interesuar për një gjë e bën kërkesën dhe kur ne pranojmë kërkesën dhe jemi dakord bëhet marrëveshja”, tha Kurti mbrëmë në RTK.

Kurti thotë se komunikimi normal duhet të zhvillohet qeveri me qeveri.

“Kemi thënë që zyrat ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd do të mund të shfrytëzoheshin si kanale logjistike të komunikimit. Mirëpo komunikimi normal duhet të jetë qeveri me qeveri”, u shpreh Kurti.

Lexo edhe:

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

I pyetur se çfarë kërkoi QUIN-ti, kryeministri Kurti tha se ua ka shpejguar se Serbia po tregohet destruktive në disa dimenisone.

“Kërkoi marrëveshje, edhe ata janë të pajtimit që duhet të ekzitojë njëfarë dakordimi i të dy palëve. Unë fillimisht nuk jam pajtuar me mënyrën se si zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën i shkruajnë OSBE-së në Kosovë, pra nuk i shkruajn Qeveria e Serbisë OSBE-së në Kosovë por i shkruan ajo zyrë, sepse dëshirojnë të thonë që kjo është OSBE në Kosovë që është në Serbi. Nuk mund të kërkojë askush prej meje që unë të mos e njoh Republikën e Kosovës, pavarësinë e vendit. Unë jam kryeministër i Kosovës spese Kosova është Republikë e pavarur. Ai ishte propozim si një letër që na e dërgon Serbia neve, por jo qeveria qeverisë, por zyrtari ndërlidhës zyrtarit ndërlidhës në të cilën thuhet se Serbia kërkon nga Kosova. Mirëpo thelbi është ky që Serbia kërkon nga Kosova, vetëm nëse Kosova thotë po, ajo letër nuk bëhet valide pa thënë Kosova po”, u shpreh tutje kryeministri.

Kurti tha se regjistrat civil të votimeve nuk janë të Kosovës por të Serbisë.

“Unë ua kam shpejguar vendeve anëtare të QUINT-it që Serbia po tregohet destruktive në shumë dimensione, teksa dëshiron që këtë çështje ta kryej me shkëmbim letrash, ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës që i bie pak a shumë të kthehemi te viti 2020. E para është destruktive në faktin që regjistrat civil, të cilave ajo ju referohet për votime, nuk janë regjistra civil të Kosovës, por janë regjistra civil të Serbisë, ku qytetari i Graçanicës konsiderohet qytetar në Serbi dhe strukturat ilegale të komunave paralele, e bejnë evidentimin dhe mundësojnë votimin e qytetarëve serb. Pra, OSBE i mbledh kutitë, por regjistrat civil nuk janë të tyre”, u shpreh më tej ai.

Kurti u shpreh se për arritjen e marrëveshjes është munduar me mish e me shpirt, por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Unë e di se vendet e BE-së dhe QUINT-it më kanë kritikuar, e di që janë angazhuar sinqerisht për ta gjetur një zgjidhje por mua më vjen shumë keq që nuk e kemi gjetur një zgjidhje. Unë jam munduar me mish e me shpirt që të jem shumë aktiv në bisedime për marrëveshje, nuk e kemi arritur, jemi ku jemi, nuk kemi çfarë të bëjmë. Por unë nuk pata mundësi ta ndjek deklarimin e presidentit të Serbisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, sepse isha në ZOOM me tre kongresistë amerikanë”, tha tutje ai. /Express

Etiketa: 3 prillKurtizgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova ende pa qeveri, Osmani mbledh liderët politikë në Presidencë 

12:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
RAJONI

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025
Para

Shtyhet seanca ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, ja arsyeja

TË GJITHA

“Shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun në SPAK: Hajdute e miliona eurove!

15:43 : 31/10/2025

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate të trafikut të drogës, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

15:40 : 31/10/2025

Nga indiferenca tek shtyrja e gazetarëve, arroganca e Belinda Ballukut para futjes në SPAK

15:32 : 31/10/2025

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com