• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Thatësira ”pushton” Gjermaninë, uji po pakësohet

10:01 : 23/03/2022
në BOTA

Dy të tretat e planetit blu janë të mbuluara nga uji, por më pak se tre përqind e ujit është i pijshëm. Përveç kësaj ai është i shpërndarë në mënyrë shumë të pabarabartë. Sidomos në shumë zona të Afrikës, Lindjes së Mesme, Amerikës Latine dhe Azisë ka mungesë dramatike të ujit. Edhe Evropa po ndjen gjithnjë e më shumë rritjen e mungesës e ujit. Në shumë vende evropiane vitet e fundit ka rënë shumë pak shi, temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe verat po bëhen gjithnjë e më të nxehta.

Si pasojë mungesa e ujit dhe thatësirat po kërcënojnë pjesë të mëdha të Evropës. Sipas Copernicus Climate Change Service periudha e thatë do të vazhdojë të përhapet nga Evropa Lindore në të gjithë kontinentin, jo dikur në të ardhmen e largët, por tani.

Humbje e frikshme e ujit edhe në Gjermani

Gjermania, e cila tradicionalisht është e pasur me ujë, po thahet gjithnjë e më shumë. Këtë e tregojnë të dhënat aktuale nga satelitët Grace, të cilat Jay Famiglietti, Drejtor i Global Institute for Water Security në Universitetin e Saskatoon, Kanada, i ka shqyrtuar me porosi të NASA-s dhe Qendrës Gjermane të Hapësirës Ajrore.

“Humbja e ujit në Gjermani është rreth 2.5 gigaton ose kilometra kub në vit. Kjo e bën atë një nga rajonet me humbjet më të larta të ujit në botë,” thotë Famiglietti.

Lexo edhe:

“Jupiteri”, superkompjuteri më i shpejtë i Europës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

Meqenëse uji në vetëdijen e gjermanëve ka qenë gjithmonë i mjaftueshëm, Famiglietti e ilustron humbjen e madhe të ujit me liqenin më të madh gjerman (me të cilin kufizohen edhe Austria dhe Zvicra): “Thënë me gjuhë të thjeshtë: për 20 vjet Gjermania ka humbur ujë në sasinë e Liqenit të Konstancës. Është jashtëzakonisht shumë ujë”.

Vetëm ditët e shirave nuk mjaftojnë

Ulja drastike e ujit në Gjermani nuk reflektohet vetëm në rënien e niveleve të përrenjve dhe lumenjve. Ajo bëhet e dallueshme dhe nga pakësimi i lagështisë së tokës, që ka rëndësi sidomos për bujqësinë dhe pyjet. Sigurisht, lagështia e tokës ndryshon shumë në varësi të faktit, nëse ka rënë vazhdimisht shi apo ka qenë një periudhë e gjatë thatësie.

“Por kush mendon se disa ditë me shi të dendur do ta rregullojnë gjendjen, e ka gabim: Edhe nëse për një kohë të gjatë bie shi i madh, gjithnjë e më pak ujë arrin në rezervuarët e ujërave nëntokësorë”.

Sepse duhen shumë muaj, që uji i shiut të hyjë nga sipërfaqja e tokës përmes shtresave të ndryshme të tokës dhe shkëmbinjve, dhe që damarët nëntokësorë ujorë të jenë mbushur sërish pas një periudhe të gjatë thatësie.

Graviteti i tokës jep shpjegim

Gjendja e rezervuarëve të ujërave nëntokësore matet nga satelitët GRACE-FO (Gravity Recovery and Climate Experiment Follow On), të cilët masin prej 20 vjetësh luhatjet e gravitetit të tokës, që ndryshon nga përmbajtja e ndryshme e ujit.

Ndërsa malet dhe fundi i detit ndryshojnë fare pak, zhvendosja e sasive të mëdha të ujit përmes avullimit, reshjeve, apo rrjedhjes në det ofron të dhëna të dobishme, që studiuesit mund t’i krahasojnë më pas me rezultatet e matjeve të mëparshme nga misioni GRACE dhe me të dhënat e stacioneve tokësore.“Vlerësimi i të dhënave tregon tendencën negative”, thotë Jay Famiglietti nga Global Institute for Water Security.

Përgjegjës për rritjen e mungesës së ujit, nuk është vetëm ndryshimi i klimës. Sigurisht që rritja e temperaturave shkakton rritjen e avullimit. Edhe përdorimi i pakujdesshëm i ujit në shumë vende do të shtojë mungesën e tij.

Sepse edhe pse uji po bëhet gjithnjë e më i pakët, konsumi prej vitesh po shtohet. Nga njëra anë në familjet private e mbi të gjitha në industri dhe në bujqësinë intensive. Sidomos në verërat shumë të thata të viteve të fundit bujqësia ka ujitur gjithnjë e më shpesh, meqë bimët në fusha po thaheshin. Në disa rajone kjo ka shkaktuar vështirësi të konsiderueshme me furnizimin me ujë.

Masat e nevojshme

Ne mund t`i kundërvihemi mungesës së ujit, për shembull, përmes kulturave bimore më ekonomike, konsumit më të vetëdijshëm apo menaxhimit efektiv të ujit. Gjermania, e cila tradicionalisht është e pasur me ujë, po thahet gjithnjë e më shumë

Ka shumë ide dhe zgjidhje. Për shembull, toka nuk duhet të “mbyllet e vuloset” kudo, ashtu si ndodh në shumë qytete: uji duhet të jetë në gjendje të depërtojë, në mënyrë që niveli i ujërave nëntokësore të rikuperohet. Bujqësia mund të ujitë në mënyrë më selektive dhe të ndotë më pak ujin me plehra. Përrenjtë dhe lumenjtë, të cilët janë drejtuar, mund të natyralizohen përsëri, në mënyrë që uji të mos kullojë shumë shpejt, por të mund të depërtojë gradualisht poshtë. Ujërat e zeza ose uji i kripur mund të përpunohen në ujë të përdorshëm.

Për të gjitha këto opsione në luftën kundër mungesës së ujit ekspertët do të diskutojnë nga data 21-26 mars 2022 në Forumin e 9-të Botëror të Ujit. Ai zhvillohet në Dakar, kryeqyteti i Senegalit, dhe kështu për herë të parë në Afrikën Perëndimore. Në një zonë ku njerëzit ndjejnë prej kohësh pasojat dramatike të mungesës së ujit.

Marrë nga DW

Etiketa: GjermanithatesireUji

Lajme të lidhura

BOTA

“Jupiteri”, superkompjuteri më i shpejtë i Europës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

20:57 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
BOTA

Tronditet Gjermania/ 18-vjeçari kosovar plagos me thikë mësuesen, policia e vret gjatë ndjekjes

12:32 : 05/09/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025
AKTUALITET

Burimin e Tragjasit do ua japë “strategjikëve”/ Rama: Uji nuk është i tyre, në Shqipëri s’ka oligarkë

12:50 : 03/09/2025
Para

Propozimi ukrainas po çmend liderin çeçen: Të vrarët do i mbulojmë me lëkurë derri

TË GJITHA

Librazhd/ Makina rrokulliset në greminë për 100 m pas kthesës, shoferi në gjendje kritike niset te Trauma

14:42 : 07/09/2025

Drejtori i Kulturës dhe i shkollës Bajzë shajnë me “libër shpie”: O k*re femën! Na hëngsh … moj k*rvë

14:27 : 07/09/2025

Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë

14:10 : 07/09/2025

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com