• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat qeveritare/ “Nuk gjendet askund”, por fitoi 120 mln euro të Sharrës (Dokumentat)

13:31 : 23/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zyrtarët e lartë shtetërorë mohuan që të kenë vepruar me “regji qendrore” për të dorëzuar kontratat koncensionare dhjetra milionë euro për impiantet e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë tek një grup anonim biznesesh, të drejtuar nga Klodian Zoto dhe “njeriu-hije” Mirel Mërtiri.

Megjithatë disa dokumenta zyrtarë dëshmojnë qartësisht se kompania e regjistruar në zonën off-shore të Amsterdamit në Hollandë “Integrated Energy BV”, e paracaktuar për të fituar koncensionin më të madh, atë të ndërtimit të inceneratorit të Sharrës në Tiranë, ishte tërësisht anonime.

Këtë e shpreh shumë qartë Ermonela Felaj, e cila në kohën e zhvillimit të procedurave qeveritare për koncensionin e Sharrës, mbante postin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Në 7 Nëntor 2016, Ministri i Mjedisit i asaj kohe, Lefter Koka, sot i arrestuar për “aferën e inceneratorëve”, kërkon opinion nga disa ministri për projektin që i jepte kompanisë “Integrated Energy BV” një bonus prej 8 pikësh, për ofertën e pakërkuar për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Lexo edhe:

Publikohet FOTO: Niko Peleshi bashkë me Klodian Zoton, njeriun e inceneratorëve

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Ndër zyrtarët që do të jepnin opinion ishte edhe zonja Felaj.

Në shkresën “kthim përgjigje” të datës 15 Nëntor 2016, Ermonela Felaj ngre një seri dyshimesh mbi integritetin dhe aftësinë financiare të kompanisë që pritej të merrte favorizim me 8 pikë bonus për projektin 120 milionë euro.

“Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, shkruan Felaj në përgjigjen e saj për Lefter Kokën.

Ministrja e Shtetit vijon: “Rekomandojmë që në relacion të jepet NIPT i kompanisë, së bashku me disa të dhëna të tjera, siç janë kapitali, ndarja midis ortakëve, administratori, e të tjerë, ku të dalë qartazi që kompania ka kapitalin e nevojshëm për një investim të tillë”.

Në foto: Shkresa e Ministres së Shtetit, Ermonela Felaj, drejtuar Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka

Gjithashtu, Felaj rekomandon që, para se të shpreh opinionin e saj, duhet të jetë e informuar për impaktin ekonomik dhe disa kritere teknike të projektit.

Nga kërkesat e Ministres së Shtetit, dukej se kompania “Integrated Energy BV” ishte tërësisht anonime.

Në vijim të komunikimeve qeveritare, Lefter Koka i dërgon ministres Felaj një relacion teknik për projektin e propozuar nga kompania private.

Por, edhe në këtë relacion mungojnë elementët thelbësorë, që ishin edhe pikëpyetjet kryesore të Ministres së Shtetit; kush është kompania dhe cilët janë aksionerët.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së këtij informacioni thelbësor, Ermonela Felaj jep dakordësinë e saj, vetëm dy janë pasi kishte ngritur pikëpyetjet.

Drejtoresha e saj e kabinetit në atë kohë, Rovena Voda, në një komunikim via e-mail, njofton Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisiti, Alqi Bllako, se janë dakord që kompania, deri në atë kohë anonime, të fitonte bonusin qeveritar.

“Pasi u njohëm me shpjegimet e dhëna prej jush lidhur me sugjerimet e MSHMP për draftin në fjalë, ju shprehim përfundimisht dakordësinë tonë mbi këtë projekt-vendim”, shkruan në 30 Nëntor 2016 Rovena Voda, e cila së fundmi është e akuzuar nga SPAK për korrupsion, gjatë kohës që ka ushtruar funksionet e zv.ministres së Brendshme.

Në foto: Kthim përgjigje e Rovena Voda, drejtuar Alqi Bllako

Në përfundim të komunikimeve ndërministrore, Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi në 7 Dhjetor 2016 bonusin prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy BV”, e cila kishte drejtor dhe përfaqësues Klodian Zoton.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave për bonus prej 8 pikësh për “Integrated Energy BV”

Kjo e fundit u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit pas 8 muajsh, në 31 Gusht 2017, pikërisht në ditën që u shpall fituese e tenderit pa garë për ndërtimin e inceneratorit të Sharrës.

Ndërsa aksionerët e saj zyrtarë sipas dokumentave, u identifikuan vetëm në Qershor të vitit 2021, në zbatim të ligjit për “Regjistrimin e pronarëve përfitues”.

Etiketa: klodian zotopor fitoi 120 mln euro të Sharrës (Dokumentat)Prapaskenat qeveritare/ “Nuk gjendet askund”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Publikohet FOTO: Niko Peleshi bashkë me Klodian Zoton, njeriun e inceneratorëve

18:08 : 12/09/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Afera me dherat te inceneratori, Bashkia e Tiranës në shërbim të koncesionarit

22:11 : 26/02/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Sa do të paguajmë në 2025-sën për inceneratorin, që nuk ekziston

22:25 : 03/12/2024
AKTUALITET

Abuzimi/ Leli Kaja, administratori i inceneratorit që nuk punon. Sa po vidhet në Elbasan?

10:42 : 31/10/2024
AKTUALITET

Emrat/ Historia e inceneratorëve, në burg autorët e denoncuesit, përveç Rama-Veliaj

14:59 : 24/10/2024
Para
Vladimir Putin

Fëmijët e jashtëligjshëm jetojnë në bunker bërthamor/ Detaje nga jeta private dhe familja sekrete e Putin

TË GJITHA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025

“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon ndjesë pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

16:33 : 25/10/2025

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com