• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Daja më la në stol kur arrita formën”, Kaçe nuk kursen kritikat ndaj Partizanit: Erdha për titullin, më çuan tek U-21 për të…

19:01 : 23/03/2022
në SPORT

Ergys Kaçe ishte afrimi më i madh i Superiores në verën e vitit të shkuar, por korçari nuk arriti të ambientohet te Partizani në ato pesë muaj që iu dha mundësi të luajë në kryeqytet. Në janar erdhi largimi plot histori i tij nga Partizani, teksa drejtuesit e detyruan mesfushorin të stërvitet edhe me ekipin U21.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Kaçe tregon çfarë nuk shkoi te Partizani dhe çfarë e zhgënjeu më së shumti në aventurën e tij në kryeqytet, ku sipas tij nuk erdhi për para, por për të provuar shijen e të luajturit futboll në atdhe.

Përse nuk shkoi si duhet aventura te Partizani? Shumë njerëz thonë se trajneri jua dha mundësinë, por ju nuk ishit në formën e duhur…

Aventura te Partizani nuk shkoi mirë, sepse humbëm shumë pikë në fillim nga gabimet tona kur ndeshjet i kishim në dorën tonë dhe i humbnim në një moment, kur njëri prej nesh bënte gabim individual. Më pas skuadra u ngarkua me stres dhe morëm shumë barazime. Unë kisha shumë probleme në fillim prej pozicionit ku luaja, por sigurisht edhe prej faktit se kisha shumë kohë pa luajtur. Këto nuk më ndihmonin, ashtu siç nuk më ndihmoi as ecuria jonë, sepse nuk po fitonim dot, por edhe karakteristikat e kampionatit nuk u përshtatën me cilësitë e mia. Gjithsesi, nuk mendoj se është e gjithë barra e problemit mbi mua, sepse në një skuadër luajnë 11 lojtarë, nuk isha vetëm unë në fushë.

 

 

Kush jua kërkoi largimin nga Partizani dhe si u ndjetë pas kësaj?

Lexo edhe:

Nga Edgar Çani, te Kaçe e Grezda! Partizani, klubi ku “yjet” nuk arrijnë pritshmëritë

VIDEO/ Ergys Kaçe realizon super gol me goditje dënimi ndaj PAOK-ut

Largimin fillimisht e desha vetë, sepse kur nisa të gjej formën time dhe të ndihem mirë në fushë, trajneri (Ilir Daja) vendosi të më lërë jashtë formacionit në dy nga ndeshjet më të forta, ndaj Kukësit dhe ndaj Tiranës. Pas kësaj u mërzita dhe desha të largohesha.

Përse zgjodhët të luanit te Partizani, ndikoi paga?

Unë erdha te Partizani për të fituar kampionatin. Nuk erdha për paratë, sepse kisha kontratë me Aris, ku fitoja më shumë se atje. Te Partizani erdha të provoj si është të luash në vendin tënd, por gjërat nuk shkuan ashtu si i menduam dhe pastaj erdhi edhe ndarja.

A patët ndonjë bisedë me trajnerin Mehmeti? Dhe përse mendoni se Partizani këmbënguli aq shumë për t’ju larguar?

Nuk kam pasur asnjë bisedë me trajnerin Mehmeti, sepse ishte vendosur përfundimisht se unë do të largohesha. Më pas desha të qëndroj, por e dija se klubi e kishte të vështirë të më mbante, sepse kisha rrogën më të lartë në skuadër dhe ata më morën për të fituar kampionatin, diçka që u bë e paarritshme.

Çfarë ndikoi që u përshtatët aq shpejt te Veria në Greqi?

Për mua është shumë më e lehtë në Greqi, sepse këtu jam rritur. Këtu futbolli ka kualitet tjetër dhe është më e lehtë për mua. Gjithashtu, skuadra ku po luaj (Veria) është shumë e fortë dhe gjithçka po shkon ashtu siç duhet dhe këtë kërkoja kur u transferova këtu.

Përse Partizani ju dërgoi të stërviteshit në ekipin U21 dhe a mendoni të ktheheni të luani sërish në të ardhmen në Shqipëri?

Fakti që më dërguan të stërvitem me ekipin U-21, më shtyn të mos kthehem më në kampionatin shqiptar, sepse nuk më respektuan për atë që unë isha dhe përfaqësoja. Mendoj se më dërguan atje, sepse deshën të më mërzisnin që të largohesha sa më shpejt. Edhe për pagat, unë kam falur shumë nga kontrata ime para se të ikja.

/Panoramasport

Etiketa: Kaçe

Lajme të lidhura

SPORT

Nga Edgar Çani, te Kaçe e Grezda! Partizani, klubi ku “yjet” nuk arrijnë pritshmëritë

20:01 : 06/12/2023
SPORT

VIDEO/ Ergys Kaçe realizon super gol me goditje dënimi ndaj PAOK-ut

19:54 : 26/02/2022
Foto: FSHF.org
SPORT

Kryeson Kaçe, njihuni me futbollistët më të paguar në Kategorinë Superiore

20:15 : 28/12/2021
SPORT

Partizani rikuperon Kaçen, por humb Alban Hoxhën dhe dy lojtarë të tjerë

18:03 : 02/11/2021
SPORT

Partizani humbet Kaçen përpara derbit, në rrezik edhe Tedi Cara

22:01 : 21/10/2021
SPORT

Ergys Kaçe stërvitet i diferencuar, një mbrojtës “shqetëson” Ilir Dajën

17:50 : 07/10/2021
Para

“Krifca me pushime, vërtetojeni me TIMS”, Berisha: Qeveria fshehu gripin e shpendëve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Meloni: Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të mirën e sigurisë së Europës

14:18 : 16/05/2025

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com