• Kontakt
Thursday, July 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkëlqimi dhe rënia e Lulzim Bashës

20:10 : 21/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalli të hënën dorëheqjen e tij nga drejtimi i opozitës pas humbjeve të njëpasnjëshme elektorale dhe presionit në rritje nga ish-kryetari Sali Berisha.

Basha e shpalli dorëheqjen në një fjalim të mbajtur para grupit parlamentar demokrat.

“…për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD,” deklaroi Basha.

Ai deklaroi se do të mbetet mbështetës i partisë dhe se do të punojë “për ringritjen e saj”.

Lulzim Basha hyri në skenën politike shqiptare në vitin 2005 si një fytyrë e re për Partinë Demokratike, pjesë e një platforme politike të krijuar nga Sali Berisha të quajtur “Komiteti për Orientimin e Politikave”. Basha, 48 vjeç, u bë ministër i Transporteve në vitin 2005 dhe u vu nën ndjekje penale për kontratën e ndërtimit të një autostrade 60 kilometra të gjatë të njohur si Rruga e Kombit, me konsorciumin amerikan dhe turk Bechtel Enka. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i mbylli hetimet për shkak të skadimit të afateve hetimore.

Lexo edhe:

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

Basha u bë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 ndërsa fitoi mes debateve zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës në vitin 2011. Në vitin 2013, pas dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të partisë, Basha u zgjodh kryetar, pozicion që u ripërtërit në vitin 2017 dhe në qershor 2021, pavarësisht humbjeve elektorale në këto dy vite.

Në shtator 2021, Basha vendosi të përjashtojë ish-kryetarin Berisha nga grupi parlamentar për shkak të shpalljes së këtij të fundit nga Shtetet e Bashkuara si person i përfshirë në korrupsion madhor. Berisha, 77 vjeç, sulmoi në të gjitha mënyrat e mundshme Bashën ndërsa fati i tij duket se u vulos kur edhe një numër drejtuesish mbështetës të tij i kërkuan dorëheqjen pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të pjesshme për pushtet vendor më 6 mars./ BIRN

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Salianji hante darka me ata që godisja unë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën

12:09 : 03/05/2026
AKTUALITET

Prodhonte diploma e licenca të falsifikuara, Abas Tafa kandidat për deputet nën siglën e partisë së Bashës

17:54 : 10/04/2026
AKTUALITET

“Kontrolle për “Range Rover-in e Flamur Nokës”/ Berisha: Kërkuan faturat, doli firma e Lul Bashës!

13:44 : 06/02/2026
AKTUALITET

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

13:41 : 31/01/2026
AKTUALITET

Berisha për Bashën: Ditën ishte me PD, natën me Ramën

18:59 : 13/01/2026
AKTUALITET

Marrëveshja e 17 majit/ Edi Rama zbulon bisedat me Lulzim Bashën

22:23 : 18/12/2025
Para

Pas dorëheqjes së Bashës, Bardhi takim urgjent me nënkryetarët, për komandimin e njërit prej tyre

TË GJITHA

Përplasje në Kuvend për ‘Territorialen”, PD bllokon foltoren gjatë fjalës së Maznikut

13:15 : 23/07/2026

IA-ja del nga “kafazi” kibernetik, kryen sulme hakerimi

13:10 : 23/07/2026

Prishja e paktit për “Territorialen”, Berisha: Rama nuk pranon asnjë reformë përtej vullnetit të tij

12:54 : 23/07/2026

E rëndë/ Mbytet pushuesi në plazhin e Orikumit

12:46 : 23/07/2026

“Hajdut! Hajdut!”/ Protestuesit godasin me vezë makinën e ministrit Ermal Nufi (Video)

12:44 : 23/07/2026

Dyshohet se hynë ilegalisht nga Shqipëria, ndalohen dy somaleze në Kosovë

12:43 : 23/07/2026

Hyjnë si minjtë në parlament/ Bardhi sfidon Ballën: Çohu dalim te protestuesit

12:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasinomilyonşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabet