• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama në panik, nxjerr ministrat në supermarkete e furra buke për show

16:38 : 21/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

E diela ka qenë një ditë e pazakontë për shumë nga ministrat e Edi Ramës. Me urdhër të tij ata janë lëshuar nëpër fabrika, magazina, dyqane, furra buke e ku të mundnin tjetër sa për të regjistruar qoftë dhe një video 2 minuta e për t’i treguar njerëzve se gjoja qeveria është në këmbë e po bën ç’mos që të ndihmojë njerëzit të mbrohen nga çmimet e larta të produkteve ushqimore.

Nuk e kishim asnjëherë më parë Elisa Spiropalin mes rafteve me makarona në supermarket, Ogerta Manastirliun mes shisheve të vajit, Milva Ekonomin apo edhe Bledi Çuçin, Niko Peleshin dhe Edi Ramën vetë si inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit apo taksidarë tregjesh. Nëse i sheh të gjitha videot duket sikur i ka bërë e njëjta dorë, ndryshojnë vetëm personazhet. Fjalët në gojët e ministrave janë të njëjta. Flasin për bordin që që gjoja kontrollon çmimet e produkteve të shportës dhe pastaj bien dakord para kamerës me tregtarët, që këta të fundit nuk duhet të fitojnë shumë në këtë kohë krize.

Gjithçka është thjesht një shfaqje propagandistike e radhës me regji qëndrore për t’i hedhur hi syve qytetarëve që medemek qeveria është këtu dhe po bën të pamundurën për njerëzit edhe pse këta të fundit e ndiejnë në xhepin e tyre barrën e rritjes së çmimeve katastrofike të produkteve ushqimore. Rënia e fuqisë blerëse nga shtrenjtimi i çmimeve nuk mund të mbushet me propagadë.

Edi Rama e ka humbur qetësinë pas nisjes së protestave dhe matjeve të opinionit publik që tregojnë se në fakt përgjegjësi kryesor për rrënimin ekonomik është keqqeverisja e tij dhe korrupsioni galopant. Sado e importuar të jetë kriza e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, ajo ka edhe një dimension tërësisht shqiptar për shkak të paaftësisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga Edi Rama përgjatë këtyre viteve.

Ditë më parë Rama i mëshonte fort versionit se e ka të pamundur të ndërhynte në treg për të frenuar rritjen e çmimeve. Por pas nisjes së protestave, ai bëri një rrotullim 180 gradë. Nën panik krijoi fillimisht bordin për kontrollin e çmimit të naftës dhe pastaj bordin për çmimet e produkteve ushqimore. Tani me këto dy borde vijon propagandën sa nga njëri front në tjetrin. Si duket kjo është e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë dhe që di të bëjë më mirë. /LAPSI.al/

Lexo edhe:

Takimi kthehet në monolog/ Rama ndërpret qytetarët dhe i ironizon për pamjen: Po nga pantallonat e kuptova…

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Takimi kthehet në monolog/ Rama ndërpret qytetarët dhe i ironizon për pamjen: Po nga pantallonat e kuptova…

19:54 : 05/06/2026
AKTUALITET

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026
AKTUALITET

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026
AKTUALITET

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026
Para

Ndërhyrja e politikës në futbollin shqiptar, grekët kërkojnë të rrëmbejnë finalen e Conference League

TË GJITHA

Takimi kthehet në monolog/ Rama ndërpret qytetarët dhe i ironizon për pamjen: Po nga pantallonat e kuptova…

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş