• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Censusi i popullsisë/ INSTAT tender 2 mln euro për sigurimin e pajisjeve

13:16 : 21/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Censi i Popullsisë dhe Banesave do të mbahet këtë vit dhe Instituti i Statistikave ka nisur procedurat për sigurimin e bazës materiale dhe pajisjeve të nevojshme që do të përdoren nga anketuesit në terren.

Një procedurë e fundit me fond limit 233 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro është hapur së fundmi nga INSTAT në Agjencinë e Prokurimit Publik duke kërkuar që nga operatorët privatë të vihen në dispozicion 8080 tabletë dhe po kaq Power Bank (karikues të lëvizshëm).

Operatorët duhet të përmbushin një sërë kushtesh që lidhen me procedurën kur ndër të tjera të demonstrojnë që kanë kryer punë të tjera ku vlera ka qenë sa 35 për qind e fondit limit të procedurës së Institutit.

Operatorëve gjithashtu iu kërkohet që të lëvrojnë materialet brenda një afati 60 ditor nga koha e nënshkrimit të kontratës.

Këto pajisje do t’ju jepen anketuesve në terren në të gjithë vendin për të mbuluar censin e popullsisë që për herë të fundit zuri vend në vitin 2011.

Lexo edhe:

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

Më herët INSTAT kishte planifikuar të zhvillonte censin në vitin 2021, por për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020 dhe vitit të kaluar ishte e pamundur që të ndiqeshin të gjithë procedurat dhe testimet pilote. Pandemia bëri që INSTAT të shtynte edhe Censin e Bujqësisë për në vitin 2024.

Lidhur me Censin e Popullsisë dhe Banesave nga ana e INSTAT janë zhvilluar disa teste ku të dhënat u vunë në funksion të fazës pilot.

Gjatë periudhës 05 – 09 Korrik 2021, INSTAT kreu trajnimin e stafit të terrenit për këtë test. Gjatë këtij trajnimi u transmetuan njohuritë lidhur me terminologjinë dhe metodologjinë e Censit, përdorimin e tabletave si dhe plotësimin e pyetësorit në mënyrë elektronike, punën me hartat, logjistikën dhe organizimin e punës gjatë mbledhjes së të dhënave, komunikimin, etikën, konfidencialitetin statistikor dhe mbrojtjen e të dhënave.

Në shtatorin e vitit të shkuar INSTAT zhvilloi fazën pilot të censit që tashmë është pasuar me tryeza informuese mbi këtë proces kombëtar. /Monitor.al/

Etiketa: INSTAT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

08:09 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

21:14 : 29/08/2025
AKTUALITET

Barazia në paga ende larg! Vetëm 4 profesione ku gratë marrin më shumë se burrat

08:37 : 28/08/2025
AKTUALITET

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025
AKTUALITET

Emigrimi masiv i shqiptarëve rrit nevojën për punëtorë të huaj! 12 mijë të pajisur me leje pune

20:45 : 25/08/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë tek të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë

08:24 : 23/08/2025
Para

Gjykimi i Speciales për Gucatin e Haradinajn shqiptohet brenda 90 ditësh

TË GJITHA

Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

14:50 : 23/10/2025

Raporti i OSBE/ODIHR, Salianji: Protestat janë të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

14:45 : 23/10/2025

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

14:37 : 23/10/2025

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025

Në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj gjyshit të tij, arrestohet në Kapshticë 35-vjeçari (Emri)

14:22 : 23/10/2025

I shpallur në kërkim për vrasjen e 33-vjeçarit në Manzë/ Del FOTO e Daniel Pepës

14:19 : 23/10/2025

Raporti i OSBE/ODIHR, Gjekmarkaj: Qeveria ilegjitime, rrëzohen pretendimet për zgjedhje të lira

14:13 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com