• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Yuri Kim si sekretarët e Komitetit” të PPSH/ Pse Rama iu bashkua Berishës në sulmet ndaj ambasadores

15:02 : 20/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Që artikulimi publik i Yuri Kim ka notat e një solemniteti të panevojshëm, dallohet sapo ajo nis të flasë me vështrimin e fiksuar në horizont dhe me një impostim të pavend për çdo aktivitet rutinë. Por që kryeministri i Shqipërisë ta barazojë me sekretarët e dikurshëm të Komitetit Qëndror të PPSH-së, duke e vënë në lojë dhe tallur para një salle që gajaset me të, kjo shkon përtej rastësisë.

“Çfarë ka që nuk shkon me ty?” ishin fjalët e ambasadores, kur Rama nisi me shpotitë për servilizmat e një kohe tjetër, që po i shfaqeshin në sallën e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gati i neveritur nga përulësia e rektorit, Rama filloi të tallet dhe të thumbojë si rektorin ashtu edhe ambasadoren.

“Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori “Ju garantojmë zonja ambasadore…” mu kujtua koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga Komiteti dhe i thoshte ai Dekani vjetër “Ju garantojmë shoku Sekretar i Komitetit të Partisë se ne do punojmë që Partia dhe populli të jenë krenarë për ne”… (kthen kokën nga ambasadorja) edhe ne “Ju garantojmë patjetër…” Faleminderit shumë! Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptaro-afgane” e mbylli Rama fjalën para pedagogëve që qeshnin dhe ulnin kokën të skuqur duke ia shtuar sikletin ambasadores amerikane.

Krahasimin me shefat e dikurshëm të diktaturës komuniste, Juri Kim nuk e dëgjon për herë të parë. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar edhe me një sekretare ideologjike të PS-së, ndërsa në Kuvendin e 11 Dhjetorit të PD-së, Berisha e krahasoi me ambasadorin e dikurshëm sovjetik në Tiranë.

Lexo edhe:

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

“Eshtë e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë” u shpreh ai.

Por nëse fjalori i Berishës ishte përgjigje për fushatën me të cilën amerikanët tentuan ta nxjerrin nga politika, futja e Ramës në të njëjtën linjë artikulimi erdhi e papritur.

Pakënaqësitë e kryeministrit mund të lidhen me ndërhyrjet e Kim në fushatën e 6 Marsit, kur ambasadorja amerikane nuk u kursye as për Berishën, por as për “non-gratat” pranë Edi Ramës.

Në media sapo kishin dalë fotot e Vangjush Dakos që drejtonte mbledhjet e socialistëve dhe filmimet kur Tom Doshi kërkonte mbështetje për kandidaten socialiste në Shkodër, kur ambasadorja amerikane doli me një reagim direkt.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruajti ambasadorja e SHBA.

Për ata që panë tek kjo thirrje sulmin e radhës ndaj Berishës, ambasada sqaroi: “Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”

Para 6 Marsit Rama e la të kalojë në heshtje ndërhyrjen në fushatë. Njësoj si para 25 Prillit, kurthin e përplasjes me ambasadën amerikane ia la kundërshtarëve të tij politikë.

Ama tani që zgjedhjet janë mbyllur, nuk e humbi rastin për ta vënë në siklet ambasadoren me tallje dhe cinizëm, duke e krahasuar me sekretarët e Komitetit Qëndror.

Që kunjat i buronin nga ndërhyrja në zgjedhjet e pjesshme e la të kuptohet edhe në fjalët që i paraprinë batutave tallëse për Juri Kim: “SHBA po marrin (afganë), jo aq sa premtuan, por një pjesë. Se e kanë zakon që premtojnë shumë edhe bëjnë më pak se ç’premtojnë, kur vjen puna te gjërat konkrete. Kur vjen puna te standartet dhe vlerat, pastaj aty, aty na japin pa pushim gjatë gjithë kohës se nga ato kanë shumë. Po ne i marrim me kënaqësi edhe po qe puna për standarte, vlera dhe predikime, i kemi këtu, nuk ka, ditë natë, na japin me bujari të madhe ca duhet të bëni…”/Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026
AKTUALITET

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026
AKTUALITET

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026
AKTUALITET

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026
AKTUALITET

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026
AKTUALITET

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026
Para

Shembja e banesave, Vokshi-Nikollës: Fut në rendin e ditës interpelancën me Ballukun

TË GJITHA

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet