• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OPINION

”Putin do të na trazojë”/ Ish- deputeti serb: Ballkani të integrohet shpejt në BE

10:43 : 17/03/2022
në OPINION, POLITIKE, RAJONI

Nga Balsa Bozovic

“International Politics and Society Journal”

Në serinë e takimeve që zhvilloi me udhëheqësit botërorë para nisjes së pushtimit të Ukrainës, Vladimir Putin këmbënguli se Rusia është e rrezikuar, ndaj ka të drejtë të “ndërhyjë” për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Perëndimit dhe Rusisë.

I udhëhequr nga narrativa nacionaliste e “botës ruse” – sipas së cilës të gjithë rusët kanë të drejtë të jetojnë në një vend – ai pretendoi se ukrainasit nuk janë një komb me vete, por janë në vërtetë rusë. Ukraina nuk është një shtet, vazhdoi ai, por projekti i Leninit, ndaj ajo duhet të jetë pjesë e Rusisë.

Retorika e Putin, ka një ngjashmëri të habitshme me narrativën e Slobodan Miloshevic, të përdorur për të nisur luftën në Jugosllavi në vitin 1991. Por edhe me narrativën e sotme mbi një “botë serbe”, të drejtuar në mënyrë kërcënuese ndaj Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Lexo edhe:

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

Tani, disa javë pas fillimit të pushtimit, Putini dhe Rusia ndodhen në situatën më të vështirë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ekonomia ruse po vuan pasojat e sanksioneve të paprecedenta, ndërsa Putini mund të akuzohet zyrtarisht për krime lufte.

Disa do të thonë se ai i ngjan shumë Miloshevicit, vetëm se ka edhe bomba bërthamore.

Në përgjigje të agresionit të Putinit, Perëndimi është bërë më i bashkuar se kurrë më parë.

Ai e ka izoluar financiarisht Rusinë, ndërsa Bashkimi Evropian është më afër se kurrë më parë t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

Lëvizjet gjithnjë e më të dëshpëruara të Putinit – për shembull, duke kërcënuar me armët e tij bërthamore cilindo që guxon ta ndihmojë Ukrainën – bëri që edhe aleatët e tij më të afërt autokratikë, si kryeministri hungarez Viktor Orban, t’i kthenin shpinën.

Megjithatë, pati edhe disa “dele të zeza” në Evropë, që e sfiduan përgjigjen e unifikuar perëndimore. Serbia dhe Bosnja Hercegovina, refuzuan të vendosin sanksione ndaj Rusisë. Në Bosnje solidariteti dështoi për shkak të bllokadës së anëtarit serb dhe pro-rus të presidencës kolektiv boshnjake, Milorad Dodik.

Ballkani Perëndimor, hallka më e dobët e Evropës

Në këtë kontekst, ne mund të shohim gjithnjë e më qartë se si regjime të caktuara në Ballkanin Perëndimor, kanë luajtur një rol në hapjen e rrugës për një konflikt më të gjerë midis Rusisë dhe Perëndimit, përfshirë shkatërrimin e arkitekturës të mirë-financuar të sigurisë perëndimore në Ballkanin Perëndimor.

Moska ka punuar prej kohësh për destabilizimin e Evropës dhe NATO-s, kryesisht përmes dy kanaleve në Ballkanin Perëndimor:politikës dhe sigurisë. Ai politik ka funksionuar në dy mënyra. Së pari, Putin u përpoq që ta pengonte integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Së dyti, ai u përpoq të sabotonte zgjerimin e NATO-s, nëpërmjet destabilizimit të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2016, një tentativë për grusht shteti dhe vrasja e presidentit Milo Djukanovic u mbështet nga regjimi i Putinit, si dhe nga Kisha Ortodokse Ruse dhe ajo Serbe.

Në vitin 2017, shërbimi sekret rus mbështeti sulmin e turmës në parlament, dhe sulmin ndaj liderit të atëhershëm të opozitës Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut. Nga pikëpamja e sigurisë, Moska e mbështeti projektin e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor përmes krijimit të tre shteteve më të mëdha:Serbisë – projekti i një ‘bote serbe’ që pasqyron botën ruse – Shqipërisë dhe Kroacisë, që do të përthithte disa shtete dhe kombe si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe Kosova.

Për pasojë, kjo do të çonte në një luftë të re në Ballkan. Tani, plani i fundit i Putinit në Evropë, do të ishte provokimi i një konflikti të ri përmes përfaqësuesve të tij, në një përpjekje për të devijuar vëmendjen e NATO-s dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Mundësia e Evropës për të kundërvepruar

Megjithatë, pavarësisht dobësisë së tyre, shtetet e Ballkanit Perëndimor po i rezistojnë pak a shumë me sukses agresionit hibrid të Rusisë. Sfida më e madhe është regjimi në Serbi, i cili është shumë i integruar në zonën e ndikimit rus dhe atij kinez.

Formalisht, Serbia është “ushtarakisht neutrale”, por ajo ka nevojë për ndihmë që të dalë nga kontrolli i ndikimit rus. Brukseli ka tashmë një mundësi të mirë, për t’u shfaqur më i vendosur në politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë. Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia kanë aplikuar për anëtarësim në BE. Dhe kjo ka rritur dukshëm pritshmëritë diku tjetër.

Prandaj BE-ja duhet që të përfundojë punën e saj në Ballkanin Perëndimor, dhe të vazhdojë me integrimin e vendeve që janë tashmë duke negociuar. Mali i Zi, si një vend anëtar i NATO-s që ka çelur të gjithë kapitujt e negociatave, mund të bëhet relativisht shpejt pjesë e unionit.

Kjo do të kishte një kosto të parëndësishme për BE-në, duke pasur parasysh numrin e vogël të banorëve dhe ekonominë e saj të adaptueshme. Më e rëndësishmja:Ky akt do t’i dërgonte një mesazh të fortë Ballkanit Perëndimor dhe botës demokratike, se Bashkimi Evropian nuk heq dorë nga vizioni i themeluesve të saj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, që janë gjithashtu vende anëtare të NATO-s, mund të marrin më në fund datat e shumëpritura për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Bosnje Hercegovina ka nevojë për një vëmendje shtesë të BE-së dhe NATO-s për shkak të problemeve të saj të sigurisë, pasi në vend ka ende një debat të vazhdueshëm mbi ligjin zgjedhor dhe organizimin e vendit, që duhet të bazohet tek parimet qytetare dhe jo ato etnike.

Kosova ka të ngjarë të bëhet një vend anëtar i NATO-s, gjë që do të përshpejtonte arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, dhe do të zbehte iluzionin për bashkimin  e Kosovës në një Shqipëri të madhe. Rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar.

Sot bota perëndimore po tregon më shumë unitet dhe solidaritet, sesa vetëm pak ditë më parë. Ky moment duhet të përdoret për të pasur një politikë më të shkathët të BE-së në Ballkanin Perëndimor, pa harruar për asnjë moment se prioriteti kryesor është ndalimi i luftës në Ukrainë.

Etiketa: ballkanBEintegrimPutinVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
Para

Rreth 2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni

TË GJITHA

Përplasi një makinë, arrestohet polici në Tiranë

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com