• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LSI dorëzon në Kuvend amendamentin: Gjithëpërfshirje në integrim

10:35 : 17/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dorëzon amendamentin në parlament për gjithëpërfshirje në procesin e integrimit.

Propozimi i LSI sugjeron që Këshilli i Integrimit Europian të përbëhet nga të gjitha partitë parlamentare. Objektivi i kësaj nisme ligjore është realizimi i një gjithëpërfshirje sa më të plotë, të forcave politike parlamentare, në procesin shumë të rëndësishëm të Integrimit Europian, ku roli i Parlamentit është kyç dhe i pazëvendësueshëm.

Sipas LSI-së, në këtë mënyrë, të gjithë faktorët politikë, duke qenë pjesë e Këshillit Kombëtar Integrimin Europian, do të mund të japin kontributin e tyre, por gjithashtu do të realizojnë edhe përfaqësimin e elektoratit shqiptar, që i ka votuar për tu përfaqësuar në Kuvend.

I PLOTË
RELACION PËR “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”.

 

Lexo edhe:

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

Bazuar në nenin 81 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 68 të Rregullores së Kuvendit, u paraqit pranë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim projektligji për “NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 15, DATË 05.03.2015, PËR ROLIN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN”.

 

Objektivi i kësaj nisme ligjore është realizimi i një gjithëpërfshirje sa më të plotë, të forcave politike parlamentare, në procesin shumë të rëndësishëm të Integrimit Europian, ku roli i Parlamentit është kyç dhe i pazëvendësueshëm.

Procesi i Integrimit Europian në Shqipëri nuk ka ecur në ato ritme që të gjithë do të donim, ai ka shënuar ngadalësime të mëdha dhe shpesh herë, është bërë viktimë e taktikave dhe objektivave politike të partive të veçanta.

Interesi politik i ditës ka influencuar negativisht dhe në mbajtjen e qëndrimeve të unifikuara dhe konsensuale, shumë të domosdoshme për një ecuri pozitive të tij.

Është fakt, që në të gjitha momentet kyç të tij, qoftë nga përmbyllja e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, apo Marrjes së Statusit si Vend Kandidat, apo vetë procesi i çeljes së negociatave për anëtarësim, të gjitha këto momente, janë shenjuar nga vonesa të cilat kanë ardhur si pasojë e konfliktualitetit politik, e që kanë bërë që të humbasë kohë e çmuar dhe sigurisht vendi ynë mbetet larg familjes europiane, ku i takon të jetë.

Duke vlerësuar sa më sipër, qëndrimi i vetëm politik i cili i shërben konsensualitetit dhe evitimit të ngërçeve politike të panevojshme, e të dëmshme, është gjithëpërfshirja. Sistemi ynë politik dhe zgjedhor, kanë krijuar një traditë parlamentare politike me përfaqësim të disa partive politike në Kuvend.

Parlamenti shqiptar, nuk është përfaqësuar në asnjë prej legjislaturave të pluralizmit, vetëm me dy parti politike, por, ka qenë vazhdimisht me një përfaqësim shumë partiak.

Edhe vetë fryma dhe gërma e ligjit 15/2015, ka në thelbin e tij gjithëpërfshirjen, ku në pikën 1 të nenit 6, shprehimisht thuhet:

“Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin europian, që ngrihet pranë Kuvendit, i cili nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.”

Bazuar në këtë realitet, të qartë dhe të pakundërshtueshëm, është tashmë objektive dhe e pashmangshme, se gjithëpërfshirja edhe përfaqësimi politik në këtë Këshill Kombëtar për Integrimin Europian, mund të realizohet vetëm duke garantuar përfaqësimin e secilës parti parlamentare të përfaqësuar në Kuvend me deputetë.

Në këtë mënyrë, të gjithë faktorët politikë, duke qenë pjesë e Këshillit Kombëtar Integrimin Europian, do të mund të japin kontributin e tyre, por gjithashtu do të realizojnë edhe përfaqësimin e elektoratit shqiptar, që i ka votuar për tu përfaqësuar në Kuvend.

Ndaj, ky ndryshim që propozohet, jo vetëm plotëson një boshllëk politik, por siguron gjithëpërfshirjen reale dhe kohezionin e plotë parlamentar, për një çështje madhore që i bashkon të gjitha forcat politike, siç është integrimit europian i Shqipërisë.

Ky ndryshim, është një mesazh shumë pozitiv, në drejtim të kohezionit dhe gjithëpërfshirjes aq të munguar në gjithë këto vite dhe realizimin e përgjegjësisë maksimale të çdo force politike parlamentare në procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

Etiketa: AMENAMENTlsi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
AKTUALITET

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

15:24 : 15/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

21:13 : 21/06/2025
Para

Spaho: Çmimet si në Londër, pagat si në Zanzibar

TË GJITHA

Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Presidentit, ish-kreu i KQZ tregon çfarë do ndodhë me zgjedhjet në Tiranë

16:00 : 10/10/2025

PD kërkon sancë publike për mandatet e Gjykatës Kushtetuese

16:00 : 10/10/2025

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

15:56 : 10/10/2025

GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë dërgohet në arrest shtëpie

15:45 : 10/10/2025

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

15:35 : 10/10/2025

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com