• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta/ OKB: 90 përqind e ukrainasve rrezikojnë varfërinë, nëse zgjat konflikti

08:13 : 16/03/2022
në BOTA

Nëse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia do të vazhdojë edhe më gjatë, pothuajse 30 për qind e popullsisë prej 44 milionë banorësh, mund të bie në varfëri të skajshme, kurse mbi 60 për qind rrezikon të varfërohet brenda një viti, vlerëson Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në një projeksion të hershëm të publikuar më 16 mars.

UNDP citon vlerësimin e qeverisë ukrainase se lufta deri më tani ka shkaktuar një humbje prej të paktën 100 miliardë dollarësh të infrastrukturës kryesore si rrugët, urat dhe spitalet, dhe ka shkaktuar mbylljen e të paktën gjysmës së bizneseve të Ukrainës, ndërsa gjysma tjetër funksionon nën kapacitete.

“Lufta në Ukrainë po shkakton vuajtje të paimagjinueshme të njerëzve me humbje tragjike të jetës dhe zhvendosjen e miliona njerëzve. Ndërsa nevoja për ndihmë të menjëhershme humanitare për ukrainasit është e një rëndësie të madhe, ndikimet akute të zhvillimit të një lufte të zgjatur po bëhen tani më të dukshme”, tha Achim Steiner nga UNDP.

“Një rënie alarmante ekonomike dhe vuajtjet dhe vështirësitë që do t’i sjellë një popullsie tashmë të traumatizuar duhet të vihen në fokus më të mprehtë. Ka ende kohë për të ndalur këtë trajektore të zymtë”, tha ai.

UNDP, një nga agjencitë më të mëdha të OKB-së në terren në Ukrainë, partneriteti afatgjatë i së cilës me qeverinë ukrainase dhe ka shtrirë aktivitetet e saj në të gjitha 24 rajonet administrative të të Ukrainës dhe të paktën 332 komuna, tha se ka mobilizuar rrjetin e saj të gjerë që të fokusohet në “përgjigjen e menjëhershme të krizave dhe ruajtjen e funksioneve kryesore të qeverisë për menaxhimin e reagimit ndaj emergjencave dhe ofrimin e shërbimeve publike”.

Lexo edhe:

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

UNDP në të njëjtën kohë kërkoi ndaljen e menjëhershme të konfliktit. “Për të shmangur vuajtjet, shkatërrimin dhe varfërimin e mëtejshëm, ne tani kemi nevojë për paqe”, tha Steiner. “Si pjesë e angazhimit të palëkundur të Kombeve të Bashkuara ndaj popullit ukrainas, fokusi kryesor i UNDP-së është që të mbështet qeverinë për të mbështetur strukturat dhe shërbimet kryesore, që cilat përbëjnë themelin e të gjitha shoqërive”, tha ai.

UNDP, e cila ka mbetur funksionale në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, propozoi disa masa të menjëhershme për të reduktuar ndikimin e konfliktit në mirëqenien e ukrainasve.

Bazuar në parashikimet e hershme, UNDP propozoi si masën e parë emergjente një disbursim mujor të parave prej rreth 250 milionë dollarësh, që nënkupton siguri për rreth 2.6 milionë njerëz, të cilët rrezikojnë varfërinë si pasojë e humbjes së të ardhurave.

UNDP-ja synon gjithashtu të bashkëpunojë me Agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR, për të ndihmuar miliona refugjatë ukrainas. /Rel/

Etiketa: LuftaOKBte dhenat

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
BOTA

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

17:48 : 22/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025
BOTA

Misioni paqeruajtës në Gaza, Egjipti kërkon një rezolutë të shpejtë të OKB-së

13:57 : 20/10/2025
BOTA

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025
Para

Ambasadori kinez: Po t’i dinim planet e Rusisë, do të përpiqeshim të ndalonim luftën

TË GJITHA

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari për mos shkuar të hënën në SPAK!

21:12 : 26/10/2025

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com