• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mijëra qytetarë sfidojnë qeverinë, Rama premton ndihmë për të varfrit

22:32 : 12/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Tirana përjetoi një protestë masive të shtunën kur disa mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur zemërimin ndaj kostove në rritje të jetesës dhe korrupsionit të qeverisë. Kryeministri Edi Rama premtoi rreth 30 milionë euro ndihmë ekonomike për të varfrit ndërsa shau protestuesit si “të pamoralshëm”.

Tirana përjetoi një nga protestat më masive jopartiake të viteve të fundit kur mijëra qytetarë u derdhën në Sheshin Skënderbej dhe më pas, marshuan për te selia e kryeministrit Edi Rama duke protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës dhe korrupsionit qeveritar. Njëri prej grupeve mbante një banderolë ku shkruhej “Boll na vodhët” ndërsa kryeministri Edi Rama tentoi pak orë më vonë t’i kritikonte protestat si të pamoralshme dhe të tilla që prishin imazhin e Shqipërisë në sytë e botës në kohën e një krize botërore.

Protesta e së shtunës në Tiranë ishte më e madhja nga një seri protestash në katër anët e vendit, përfshirë edhe qytete që nuk njihen për shpirt protestues ndërsa Policia e Shtetit i është përgjigjur incidenteve të vogla me ndalime në masë dhe mbajtjen si të arrestuar të dhjetra protestuesve në të gjtihë vendin.

Policia, kredencialet e së cilës si forcë jopartiake dhe profesionale po bjerren nga dita në ditë, u përball me kritika nga më të pazakontat, përfshirë thirrjen e Dom Gjergj Metës, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, për të liruar protestuesit.

“Arrestimet e mbrëmshme dhe të sotshme të disa personave, apo shpallja në kërkim e disa të tjerëve, në Rrëshen dhe Bulqizë, për shkak se kanë dalë të protestonin për shtrenjtimin e çmimit të naftës, është një akt policor ekstrem dhe i pajustifikuar,” shkroi Meta në faqen e tij në Facebook.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

“Nuk është vështirë të gjehen nene për të arrestuar dikë. Por kam bindjen, dhe nuk dua të gabohem, se Prokuroria dhe Gjykata do të zhvleftësojë masën e arrestit e do t’i lënë të lirë ata persona, që janë prindër e familjarë e nuk janë kriminela, as trafikantë droge, as zyrtarë të korruptuar, as përfitues të paligjshëm të pasurisë publike,” shtoi ai.

Edhe Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për lirimin e protestuesve ndërsa kryeministri Edi Rama tentoi t’i zhvlerësojë kritikët duke i quajtur “minorancë e zhurmshme” apo “protestues me Iphone”, një sugjerim se protestuesit në shesh nuk janë të varfër.

“…ta shkarravisësh sot Shqipërisë në sy të të gjithë botën duhet të mos kesh as moral dhe arsye njerëzore në raport me kombin dhe shtetin tënd,” deklaroi Rama ndërsa shpalli një paketë masash, e cila përfshin rreth 30 milionë euro ndihmë të përkohshme për familjet në nevojë.

Rama tentoi ta paraqesë problematikën e ngritur nga protestuesit si protestë kundër “pasojave të luftës në Ukrainë” ndërsa heshti për akuzat e ngritura për korrupsion dhe kapje të shtetit nga oligarkët.

Ndërsa Rama foli me këtë gjuhë, portalet pranë tij nuk ngurruan të hedhin hipotezën e një komploti rus si nxitës i protestave kundër Ramës “perëndimor” me qëllim “destabilizimin e vendit”, aludime për të cilat nuk dhanë prova.

Protestat e qytetarëve detyruan Ramën përgjatë katër ditëve të fundit të bëjë një kthesë dramatike. Katër ditë më parë, ai u tall me protestuesit duke deklaruar se qeveria e tij nuk ka në dorë çfarë të bëjë në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimit të naftës pasi vendi jeton në një sistem të ekonomisë së tregut. Katër ditë më vonë, një komision qeveritar vendosi të shtunën që çmimi i naftës në të gjitha pikat e vendit të jetë 217 lekë për litër, një ndërhyrje në fiksimin e çmimeve që dukshëm bie ndesh me idetë e tregut të lirë të shpallura prej tij vetëm katër ditë më parë. Menjëherë pas deklaratës së Ramës në fillim të javës për mosndërhyrje në treg, çmimet e karburantit u rritën në mënyrë dramatike deri në 290 lekë për litër para se të bien, dukshëm si rrjedhojë e kërcënimit të Ramës ndaj një grupi biznesmenësh importues të hidrokarbureve, në një treg që historikisht ka pasur konkurrencë të pakët.

Çmimi i naftës në Shqipëri është ndjeshëm më i lartë se sa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për shkak të taksave të shumta të vendosura nga qeveritë e shkuara, përfshirë rreth 30 lekë taksë për çdo litër të vënë nga Rama në vitet 2014-2015. Në atë kohë, çmimi i ulët i naftës në tregun ndërkombëtar e bëri më të lehtë rritjen e barrës fiskale ndërsa sot, ndërsa çmimi në tregun ndërkombëtar është rritur ndjeshëm, barra e taksave dukshëm bie në sy. Aktualisht çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është afërsisht 100 lekë për litër ndërsa taksat mbi karburantet janë rreth 105 lekë për litër.

Plani i Ramës në ndihmë të të varfërve përfshin rritjen e pensioneve në masë të barabartë me rritjen e inflacionit më herët se sa zakonisht këtë vit si dhe një pagesë shtesë prej 3 mijë lekë të muaj për pensionistët me pensione të ulëta. Rama i qëndroi planit për të rritur pagën minimale në 30 mijë lekë, një masë që prezantohet rregullisht si ndihmë për të varfrit por që për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, mbart rritje të barrës për sigurime shoqërore e shëndetësore. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në median amerikane/ Ja çfarë shkruan Washington Post

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş