• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata gjen paligjshmëri në arrestimet e protestuesve në Tiranë

21:13 : 12/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme të shtunën arrestimet me akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe liroi nga qelitë të arrestuarit. BIRN mësoi se gjykata cilësoi si të paligjshme arrestimet mbi akuzat “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por caktoi masa sigurimi detyrim paraqitje për akuzën e “bllokimit të rrugëve”.

Por pavarësisht këtij vendimi dhe vendimeve të mëparshme të gjykatave kundër arrestimit të protestuesve paqësorë për tubim të paligjshëm,  Policia e Shtetit vijoi ndalimet. Në ditën e katër të protestës policitë në disa rrethe njoftuan arrestimin e 6 personave, ndërsa ndaj 60 të tjerëve u njoftua procedim penal në gjendje të lirë me akuza për grumbullim të paligjshëm, prishje të qetësisë publike dhe bllokim të rrugëve.

Në total në 4 ditë, policia ka shoqëruar në komisariate mbi 200 protestuesë, nga të cilët 50 janë arrestuar dhe ndaj rreth 150 të tjerëve janë hapur procedime penale.  Mbi 15 persona janë shpallur në kërkim nga policia.

Shumica dërrmuese e arrestimeve janë në Tiranë, ku policia përdori edhe punonjës të veshur civilë dhe të maskuar për të ndarë nga grupi të rinj që më pas u shoqëruan me forcë në fugona policie. Të shtunën numrin më të lartë të arrestimeve e njoftoi Policia e Dibrës, e cila tha se kishte arrestuar 5 persona, 1 të shpallur në kërkim dhe 16 të proceduar penalisht.

Ndalimet u cilësuan shqetësuese nga Avokati i Popullit i cili në një komunikatë për shtyp i kërkoi policisë të mos pengonte protestat paqësore. “Avokati i Popullit i kërkon Policisë së Shtetit të garantojë të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore si dhe sjelljen në përputhje me ligjin të punonjësve të policisë”, thuhej në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Lexo edhe:

Itali – I riu shqiptar kepet me 224 doza kokainë, arrestohet

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

Ndërkohë aktivistë dhe protagonistë në protesta i kanë cilësuar ndalimet nga policia si përpjekje për të trembur protestuesit. Pas protestës së të shtunës në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë, një grup i tyre protestoi edhe para Drejtorisë së Policisë së Tiranës me kërkesa për lirimin e të ndaluarve.

BIRN mësoi se Gjykata e Tiranës liroi 12 protestues të shtunën. Ata ishin  arrestuar nga policia mbrëmjen e të mërkurës pas protestës së parë. Avokatja e dy prej të arrestuarve Blerina Cano i tha BIRN në një bisedë telefonike se gjyqtari kishte cilësuar të paligjshme arrestimet me akuzat  “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim të forcave të policisë”. Ajo tha se të arrestuarit do të procedoheshin me masën detyrim paraqitje vetëm për “bllokim të rrugëve” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Cano tha se gjykata sërish kishte vënë theksin te e drejta për protestë, por edhe se kishte kërkuar që ajo të zhvillohej brenda ligjit.

BIRN mësoi se edhe prokuroria kishte tërhequr nga akuzat e tubimit të paligjshëm dhe ajo e kundërshtimit të policisë.

Avokati Redon Meksi, i cili do të përfaqësojë në gjykatë dy prej të arrestuarve që presin masën e sigurisë të dielën, i tha BIRN në një bisedë telefonike se arrestimi ishte i paligjshëm për të 4 akuzat. Meksi, i cili po ashtu ka qenë aktiv në protestë, tha se policia i referohej për arrestime një neni të Kodit Penal të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, në të cilën kërkohet të merret leje nga policia para protestave.

Meksi theksoi se parlamenti nuk kishte bërë ndryshimet e kërkuara dhe se policia po vepronte bazuar në një nen të shpallur antikushtetues. “Unë do të kërkoj shpallje të arrestit të paligjshëm për të katër akuzat”, tha Meksi dhe shtoi se interpretimi i bërë nga Gjykata Kushtetuese nënkuptonte se kur bllokimi i rrugës bëhej gjatë një tubimi e drejta për grumbullim kishte përparësi mbi bllokimin e rrugëve.

Aktivistët ndërkohë dënuan si shqetësuese përdorimin e policëve civilë për të ndaluar protestues.

Por policia nga ana e saj ka këmbëngulur se kishte të drejtë të ndalonte protestuesit duke cilësuar të paligjshëm bllokimin e rrugëve. Në një deklaratë për shtyp Policia e Shtetit tha të shtunën se “do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve”.  Policia pretendoi se veprimet e protestuesve edhe pse gjatë protestave nuk pati akte dhune binin “ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë”. /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali – I riu shqiptar kepet me 224 doza kokainë, arrestohet

14:34 : 09/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

14:29 : 09/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025
BOTA

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
Para

Ironia e analistit: Basha sipas pamfletit të Leninit, "të bëjmë një hap pas që të bëjmë përpara"

TË GJITHA

Itali – I riu shqiptar kepet me 224 doza kokainë, arrestohet

14:34 : 09/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

14:29 : 09/05/2025

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com