• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e naftës rrezikon shtrenjtimin e apartamenteve, investimet në infrastrukturë dhe programet e rindërtimit

12:05 : 10/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Shtrenjtimi i çmimit të naftës dhe materialeve të ndërtimit po vështirëson zhvillimin e investimeve publike dhe vijimin e programeve të rindërtimit.

Sekretari i Shoqatës të Ndërtuesve Arben Dervishi tha për Monitor se kompanitë e ndërtimit që zhvillojnë investimet publike janë të humbura apo me zero fitim nga rritja e lartë e çmimit të naftës.

“Rritja e kostove nga shtrenjtimi 50% i çmimit të hekurit, bakrit, çimentos dhe rritja e lartë e naftës ka prekur edhe kompanitë e ndërtimit, veçanërisht ato që kryejnë investimet publike në infrastrukturë dhe programet e rindërtimit. Punimet për investimet në infrastrukturë dhe rindërtim janë tenderuar me çmime më të ulëta, po aktualisht çmimet po ndryshojnë dita -ditës. Shpenzimet e karburantit zënë 30% të kostove për kompanitë që po kryejnë investime publike, pasi karburanti shpenzohet për gërmimet e relieveve të vështira. Nga rritja e çmimeve këto kompani janë të humbura apo me fitim zero. Operatorët kërkojnë që qeveria të marrë masa për situatën e krijuar nga rritja e çmimeve”, pohon z. Dervishi. Pesha e sektorit të ndërtimit në ekonomi sipas të dhënave të INSTAT në 2019 ishte 8,5% nga 8,9 që ishte në 2018.

Paralajmërohet stoku i apartamenteve si në 2008-n

Nga rritja e çmimeve të naftës dhe materialeve të ndërtimit të rrezikuar janë edhe kompanitë e ndërtimit të apartamenteve. Arben Dervishi, sekretar i shoqatës të ndërtuesve nënvizon se nëse qeveria nuk ndërhyn me uljen e taksave mund të përsëritet krijimi i lartë i stokut si në krizën e 2008-s.

Lexo edhe:

Çmimet e apartamenteve në Tiranë thyejnë rekord, arrijnë gati 2.2 mijë euro/m²

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

“Nëse rritja e kostove nga shtrenjtimi i karburantit, hekurit, çimentos, bakrit do të transferohet te çmimet e apartamenteve ato do të shiteshin shumë shtrenjtë. Duke shtuar edhe propozimin e qeverisë për vendosjen e TVSH-së në shitje, çmimet do të rriteshin akoma më shumë. Rritja e lartë e çmimeve për shkak të kostos do të ndikonte te shitjet. Rënia e kërkesës do të krijojë stokun e pashitur të pallateve, ashtu siç ndodhi dhe me krizën ekonomike të 2008-s. Në këtë periudhë në periferitë e Tiranës, në qytetet e Durrësit, Vlorës u krijua stok i lartë i apartamenteve të pashituara. Situata u stabilizua pas disa vitesh”.

Shqetësim për ndërtuesit me herët ishte edhe propozimi i qeverisë në strategjinë afatmesme të ardhurave 2022-2026 për vendosjen e TVSH-së në shitje. Shoqata e Ndërtuesve pohoi se miratimi i kësaj mase fiskale do të ndikonte te rritja e çmimeve të apartamenteve.

Nëntorin e 2021 çmimet e apartamenteve të reja brenda vijës të verdhë të ndërtimit u rritën 10% krahasuar me 2020. Në zonat, si: Ish blloku, Myslym Shyri, rruga “Bardhyl” rritja e çmimeve varionte nga 15 deri 20%. Brenda unazës, sipas agjencive imobilare apartamentet e reja nuk ofronin çmime më të ulëta se 1500 euro/m2, ndërsa te periferitë si “Porcelani” apo “Ali Demi”, nuk u shiten më shtëpi banimi me çmime nën 900 euro/m2. Vitin e kaluar sipas ndërtuesve u shtua kërkesa për blerje në fazën e hershme të ndërtimit në objekte me çmime të larta deri në 4,000 euro për metër katror, kryesisht kullat. Në të gjitha kullat që po ngrihen në kryeqytet, apartamentet po shiten me çmime nga 3,000 deri në 4,000 euro për metër katror./ REVISTA MONITOR

Etiketa: apartamenteinvestimenafta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet e apartamenteve në Tiranë thyejnë rekord, arrijnë gati 2.2 mijë euro/m²

08:08 : 23/07/2026
BOTA

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

11:28 : 22/07/2026
AKTUALITET

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026
AKTUALITET

Rriten çmimet e karburanteve në Shqipëri

17:07 : 10/07/2026
AKTUALITET

Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

13:00 : 03/07/2026
AKTUALITET

Qeveria Rama kërkon investime nga diaspora që ‘përzuri’! Emigrantët zero besim tek institucionet shqiptare

12:31 : 03/07/2026
Para

Britania paralajmëron Rusinë: Përdorimi i armëve kimike fut NATO-n në Ukrainë

TË GJITHA

Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit/ Detajet e para

22:58 : 23/07/2026

BE në Zveçan: Komunat në veri përballen me mungesë stafi, arkivash dhe kufizime buxhetore

22:55 : 23/07/2026

Horoskopi, 24 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:48 : 23/07/2026

“L’Espresso”: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Tensionet po ndikojnë te integrimi në BE

22:46 : 23/07/2026

Parlament i krimit/ Marshimi nëpër Tiranë, qytetarët: 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

22:40 : 23/07/2026

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

22:36 : 23/07/2026

Qori shpjegon pse qeveria Rama po i përgjigjet protestuesve me “tërheqje zvarrë”

22:27 : 23/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom