• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Sa shpejt mund të bëhet Ukraina anëtare e BE-së

11:21 : 02/03/2022
në BOTA, KRYESORE

Përmes videos presidenti i Ukrainës Selenskyj, mbajti një fjalim të flaktë para BE duke ngjallur entuziazmin e shumë parlamentarëve. A mundëson sulmi i Rusisë një procedurë të përshpejtuar anëtarësimi në BE për Ukrainën?

Bluja dhe e verdha. Ngjyrat kombëtare të Ukrainës dominonin imazhin e sallës plenare dhe të hollit në selinë e Parlamentit të BE-së në Bruksel. Shumë deputetë europianë kishin veshur në shenjë solidariteti bluza me flamurin e Ukrainës, parrullat ishin të lyera ose në blu ose në të verdhë, po me këto ngjyra ishte edhe veshja e komisares së BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Kur presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj përmes një lidhjeje me video-link mbajti një fjalim nga Kievi i përfshirë në luftime, duke kërkuar antarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, eurodeputetët si dhe një sërë vizitorësh me prejardhje nga Ukraina, e shoqëruan atë me duartrokitje frenetike që zgjatën.

EU-Parlament | Brüssel | Selenskyj in der Live-Schalte

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, e falenderoi presidentin Selenskyj dhe popullin ukrainas për „rezistencën heroike” kundër sulmuesit rus dhe tërhoqi vëmendjen: “Ne duhet ta përballojmë bashkarisht të ardhmen.” Parlamenti Europian me shumicë dërmuese është për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën. Kërkesa zyrtare u parashtrua pak ditë më parë nga Selenskyj.

Ekzekutivi i frenon shpresat

Lexo edhe:

No Content Available
EU-Parlament | Brüssel | Selenskyj in der Live-Schalte

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e cilësoi Selenskyj-n si „mishërim i vlerave europiane”. Një kuadër kohor apo një premtim Selenskyj nuk mundi të marrë: “Ky është një preokupim legjitim. Ne duhet ta shqyrtojmë këtë me shumë saktësi”, u shpreh në mënyrë të moderuar Michel, sepse ai e di që: “Ka një mori pikëpamjesh të ndryshme për këtë në BE.”

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von Leyen, e ka të qartë këtë dhe u shpreh në mënyrë të ngjashme: Populli ukrainas është frymëzues, por „është ende një rrugë e gjatë përpara nesh. Askush nuk mund ta verë në dyshim në këtë sallë plenare, që populli ukrainas bën pjesë në Europë.” Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, theksoi, se antarësimi në BE nuk është diçka, që mund të negociohet brenda pak muajve.

Përfaqësuesit e disa shteteve anëtare – ndër to Lituania, Polonia, Çekia, Greqia dhe Irlanda – ditët e fundit janë shprehur pozitivisht ndaj kërkesës së Ukrainës për anëtarësim. Ministri i Jashtëm hungarez kërkoi një diskutim për anëtarësimin e Ukrainës, javën e ardhëshme në Paris, ku zhvillohet një takim jo formal i nivelit të lartë të BE-së.

Rruga e gjatë për në BE

Normalisht procedura e antëarësimit sipas nenit 49 të Marrëveshjes së Lisbonës rë BE-së është e gjatë dhe e ndërlikuar. Pas parashtrimit të kërkesës duhet që të 27 vendet anëtare të mandatojnë njëzëri Komisionin  e BE-së me verifikimin e kërkesës për anëtarësim. Nëse Komisioni konstaton që janë të mundura bisedimet e anëtarësimit, pason miratimi në këshill, në të cilin janë të përfaqësuar qeveritë e vendeve anëtare. Me miratimin e tyre shteti aspirant për anëtarësim fiton zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

Bisedimet për anëtarësim nisin nganjë konferencë ndërqeveritare dhe mund të zgjasin katër vjet. Turqia negocion që nga viti 2006 me BE-së, pasi më 1987 paraqiti kërkesën për anëtarësim – pra 19 vjet më parë. Mali i Zi negocion që nga viti 2012, Serbia që nga 2014. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gjithashtu vende kandidate, por për shkak të mosmarrëveshjeve brenda BE-së bisedimet ende nuk mund të fillojnë,

A mundëson lufta një procedurë të shpejtë?

Një procedurë e përshpejtuar, sikurse kërkon presidenti ukrainas, nuk është e parashikuar në BE, por në sfondin e situatës gjeostrategjike në Europë, kjo nuk mund të përjashtohet më. Me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, të tria ish-republikat sovjetike, BE-ja ka vendosur marrëveshje asocijimi, që synojnë të mundësojnë afrimin shoqëror e politik në BE. Deri tani vendet e BE-së e kanë shmangur një premtim, që këto përpjekje dikur do të kurorëzohen në anëtarësim. Vetëm NATO më 2008 i premtoi Ukrainës dhe Gjeorgjisë, që dikur këto vende duhet të anëtarësohen në aleancë.

Pranimi i RDGJ-së më i shpejti

Deri më sot procedura më e shpejtë për pranim është realizuar më 1990 me pranimin e ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Asokohe RDGJ me bashkimin me Republikën Federale të Gjermanisë (RFGJ) automatikisht u anëtarësua edhe në BE. Atëherë u hoq dorë prej negociatave të stërzgjatura, sepse ish-RDGJ pothuajse brenda natës aplikoi standardet e RFGJ-së.

Qeveria e atëhershme drejtuar nga kancelari Helmut Kohl e bindi anëtaren skeptike Britaninë e Madhe (sot jashtë BE-së) me premtime financimesh gjithëpërfshirëse duke marrë përsipër kostot: Shpenzimet e anëtarësimit të Gjermanisë Lindore nuk duhej t’i kushtonin asnjë qindarkë BE-së.

/Nga DW/

Etiketa: Selensky

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Janukoviç dhe Putin

Ja njeriu që Putin kërkon të vendosë në krye të Ukrainës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com