• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët, Rama dëshmon sot para Komisionit Hetimor/ Çfarë pritet

07:42 : 23/02/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë sot para Komisionit Hetimor parlamentar për inceneratorët, i cili zhvillon seancën e fundit dëgjimore me ata që konsiderohen herë si dëshmitarë dhe herë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në aferën më të madhe të 30 viteve të fundit.

Rama do të paraqitet para Komisionit në orën 12:00, ndërsa një ditë më parë deklaroi se “mezi po pret që të jetë në sallën e Komisionit Hetimor”.

Kryeministri Edi Rama paraqitet para një komisioni hetimor paralamentar si dëshmitar, por me akuza publike në kurriz, për herë të dytë në 20 vite.

Në vitin 2003 ai u përball me Komisionin Hetimor i njohur si “Olldashi” lidhur me lejet e ndërtimit, fasadat, projektet infrastrukturore etj, ndërsa hetimi në atë kohë përfshinte jo vetëm periudhën si Kryebashkiak por edhe atë të ministrit të Kulturës.

Komisioni Hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, ish-ministrit Damian Gjiknuri, ndërsa deputeti Alqi Bllako nuk dha dëshmi, pasi kishte frikën e nxjerrjes së sekretit hetimor, duke qenë se ishte një nga personat e thirrur nga SPAK.

Lexo edhe:

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

Hetimet janë një përpjekje për të hedhur dritë mbi dyshimet, se zyrtarë të lartë kanë abuzuar fondet publike në miliona euro me 3 incineratorët mbetjeve urbane në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Komisioni po heton për dyshimet për korrupsion me miliona euro dhe shkelje ligjore me lejet dhe financimet e ndërtimit të tre incineratorët e mbetjeve në Elbasan Fier dhe Tiranë, procedura që kanë nisur 6 vjet më parë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se partia që ai kryeson nuk është zyrë avokatie e askujt që dyshohet se ka shkelur ligjet, se kushdo zyrtar i akuzuar, që mund të ketë abuzuar me fondet publike duhet të përgjigjet personalisht para hetuesve dhe ka marrëdhënie personale me SPAK.

Ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe rryshfete 3.7 milionë euro gjatë procedurave për incineratorin e Elbasanit.

Nga dëshmitë e dhëna një ditë më parë rezultuan shkeljet në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin nuk ka njv vendim të këshillit bashkiak, por as edhe një leje ndërtimi, për ngritjen e strukturës së inceneratorit. Gjithsesi Erion Veliaj tentoi ta kthejë seancën në një show, duke përdorur batuta kryesisht ndaj kryetares së Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli
AKTUALITET

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026
Para

Shtrenjtimi i energjisë jep pasoja te bizneset, paralajmërohen falimente zinxhir

TË GJITHA

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom