• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Broja mahnit Europën/ Kuqezinjtë të “dehin” me gola, tani Reja s’ka alibi

21:46 : 23/02/2022
në SPORT

Jemi në një moment, ku nuk mund të thuhet se Kombëtarja shqiptare duhet ta ketë problem golin, por kemi të drejtë të themi se problem mund të jetë gjetja e mënyrës për të shkuar te goli. Kemi arritur në një pikë që shumë futbollistë të ekipit kombëtar shënojnë në nivele shumë të larta, deri aty sa edhe Berat Gjimshiti shndërrohet në një bomber.

Nga ana tjetër është detyra e trajnerit aktual Reja se si duhet ta zgjidhë këtë problem, duke dhënë udhëzimet e tij për t’i çuar këta lojtarë sa më pranë golit edhe në ekipin kombëtar.

BROJA

Po t’u hedhim një vështrim të përgjithshëm lojtarëve të repartit sulmues dhe jo vetëm, aty do të gjejmë Armando Brojën që po mahnit Europën me paraqitjet e tij.

Sulmuesi që është në pronësi të londinezëve të Çelsit, por i huazuar te Sauthemptoni ka shënuar 6 gola në Premier Lige dhe është vetëm 20 vjeç. Sulmuesi e gjen shumë lehtësisht rrugën e rrjetës në ekipin e tij, ndërsa për të shijuar golat e tij në Kombëtare, si fillim duhet të sheshohen tensionet mes tij dhe trajnerit Reja. Broja nuk ka shumë minuta me përfaqësuesen, por kujtojmë që shënoi në 289 minuta 3 gola.

CIKALLESHI

Lexo edhe:

Përmbysje me spektakël, Shqipëria mposht Jordaninë në miqësore, gol dhe asist nga Broja

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

Shqipëria nuk vuan për gola, këtë e dëshmon edhe “pyka” kryesore e Kombëtares, Sokol Cikalleshi, i cili ka vendosur një stabilitet në Turqi me Koniasporin, aktualisht ndodhen në vend të dytë në kampionat duke lënë pas ekipe si Beshiktash, Fenerbahçe apo Gallatasaraj, dhe brenda atyre 7 golave që ka shënuar këtë sezon, ka edhe supergola që vetëm ai di t’i bëjë. Eksperienca e tij tani është dyfish e vlefshme për Kombëtaren tonë dhe Reja e di shumë mirë këtë.

UZUNI

Myrto në janar kaloi nga Ferencvaroshi në La Liga te skuadra e Granadës. Në Hungari ai tregoi një marrëdhënie të shkëlqyer me golin, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i ekipit dhe gjithashtu shënoi në disa kompeticione, si Champions apo Europa Lige. E mira tjetër e tij është se krijon shumë raste në portën kundërshtare dhe me të në ekip goli mund të vijë nga momenti në moment.

MANAJ

Rei Manaj ka bërë një kthesë të madhe në karrierën e tij. Sulmuesi tashmë tregon veten si një person me këmbë në tokë dhe merr përgjegjësitë mbi supe, ashtu siç i takon një futbollisti profesionist. Manaj është rritur shumë në një kohë të shkurtër në Serinë A.

I qetë, i duruar dhe bamirës në shumicën e rasteve, Manaj i ka surprizuar të gjithë. Lushnjari ka shënuar pak ditë më parë golin e tretë në Serinë A me Specian, por përveç kësaj ka treguar edhe një shpirt luftarak në fushë, gjë që mezi po pret ta bëjë edhe në Kombëtare.

VRIONI

Xhakomo Vrioni mund të jetë pasuesi i duhur i Cikalleshit në të ardhmen. Sulmues tipik, shtatlartë dhe i fuqishëm, cilësi që i shfrytëzon në Austri, aty ku është huazuar nga Juventusi, ku ka shënuar 10 gola në 14 ndeshje me Tirolin.

GJIMSHITI

Mbrojtës, por një nuhatës i paparë i golit. Berat Gjimshiti shfrytëzon maksimalisht goditjet e këndit dhe ato standarde, sa herë që i jepet mundësia. Këtë javë që kaloi u bë protagonist në Europa Ligë, duke i dhënë fitoren Atalantës ndaj Olimpiakosit me dygolëshin e tij.

/Panoramasport

Etiketa: brojakuqezinjteReja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbysje me spektakël, Shqipëria mposht Jordaninë në miqësore, gol dhe asist nga Broja

21:06 : 14/10/2025
SPORT

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

17:44 : 14/09/2025
SPORT

Burnley, trajneri “frenon” Brojën: Duket mirë, por nuk dua ta rrezikoj

17:02 : 11/08/2025
SPORT

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

13:28 : 02/08/2025
SPORT

Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, arrihet akordi me klubin tjetër të Premier League

08:06 : 02/08/2025
SPORT

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025
Para

Burgosja e Tahirit/ Hasa publikon videon: Shumë shpejt do t’i çojnë paketa edhe Ramës

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com