• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ukrainasit jetojnë nën ethet e luftës

22:07 : 20/02/2022
në BOTA

Lexo edhe:

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

Ukrainasit kanë kujtuar 100 viktimat e revolucionit të vitit 2014 që rrëzoi presidentin antiperëndimor e prorus, Viktor Yanukovich. Por derisa në Kiev janë vendosur kurora lulesh, në lindjen nën kontrollin e separatistëve ka nisur zhvendosja e refugjatëve drejt Rusisë
Ukrainasit kanë vendosur të dielën kurora lulesh në memorialin e Sheshit Maidan në Kiev, duke nderuar të gjithë ata që ishin vrarë gjatë protestave masive të vitit 2014, me të cilat u rrëzua presidenti prorus.Qytetarët, përfshirë ish-presidentin Pietro Poroshenko, kanë kujtuar më shumë se 100 ukrainasit e vrarë gjatë përleshjeve me policinë prej 18 shkurtit të vitit 2014. Përleshjet përfunduan me rënien e regjimit të presidentit Viktor Yanukovich.

“Njerëzit që vdiqën këtu janë heronjtë tanë dhe ne duhet t’i kujtojmë ata”, ka thënë njëri prej banorëve të Kievit.

Pasojat e revolucionit të Maidanit

Revolta kishte nisur në nëntorin e vitit 2013, pas vendimit të Qeverisë ukrainase për të hequr dorë prej përgatitjeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe për të fuqizuar lidhjet ekonomike me bllokun. Yanukovich kërkonte lidhje më të fortë me Rusinë fqinje.

Dhe pas rënies së Yanukobvichit, Rusia aneksoi Krimenë dhe plasi lufta rajonet proruse në Lindje, që mori jetën e 14 mijë personave.

Dhe derisa në kryeqytet, nën ethet e pushtimit eventual rus, janë kujtuar viktimat e revolucionit, në Ukrainën Lindore, grupet kryengritëse që kontrollojnë rajonin kanë nisur evakuimin e banorëve të rajonit të Donjeckut.

Autoritetet në Voronezh në Rusi kanë nisur të pranojnë refugjatët e parë, derisa po vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje diplomatike të krizës ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, që kundërshton afrimin e ish-republikës sovjetike me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Komuna e Voronezhit ka njoftuar se 910 persona, përfshirë 360 fëmijë, janë vendosur në këtë rrethinë. Më shumë se 6600 persona janë evakuuar nga Donjecku dhe rreth 25.000 të tjerë janë zhvendosur nga Luhansku, kanë thënë zyrtarët vendas.

Rusia në prag të pushtimit të Ukrainës

Liderët separatistë në Ukrainën Lindore kanë urdhëruar mobilizim të përgjithshëm në rajonin e trazuar dhe në kohën e frikës së Perëndimit se Rusia mund të kryejë operacionin më të madh ushtarak në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

SHBA-ja dhe BE-ja thonë se Rusia po mundohet të marrë shkasë për të nisur pushtimin total të Ukrainës pas vendosjes së më shumë se 150 mijë trupave në kufijtë e shtetit fqinj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se bazuar në zhvillimet aktuale, duket se Rusia është “në prag” të pushtimit të Ukrainës. Ai, po ashtu, tha se zgjatja e stërvitjeve ushtarake Rusi-Bjellorusi shton shqetësimet.

Gratë mbajnë valixhet derisa qëndrojnë afër një pike kufitare me Ukrainën në Medyka të Polonisë

Sekretari Blinken tha se presidenti amerikan, Joe Biden, është i përgatitur që deri në minutën e fundit të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, “në çdo kohë dhe në çdo format”.

Pas një paralajmërimi që Bideni bëri dy ditë më parë se Putini kishte vendosur tashmë që ta pushtonte Ukrainën, Blinken tha se Uashingtoni do të bëjë gjithçka që mundet për të penguar Putinin dhe për ta bindur atë që ta ndryshojë vendimin e tij.

Duke folur për CNN më 20 shkurt, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë përgatitur një “pako masive” të sanksioneve ndaj Rusisë, nëse Moska vendos që ta pushojë Ukrainën.

Thirrja e presidentit ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për “regjim heshtjeje” dhe “intensifikim” të përpjekjeve për paqe, pasi presidenti francez zhvilloi biseda telefonike me liderët ukrainas dhe ata rusë, midis frikës për një pushtim rus të Ukrainës.

Zelenskiy, po ashtu, tha se Kievi do të zhvillojë një takim “të menjëhershëm” të të ashtuquajturit Grupi Trelateral i Kontaktit, që u formua me qëllim që të gjendet një zgjidhje diplomatike pas nisjes së konfliktit midis forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës më 2014.

Liderët perëndimorë thonë se Rusia, që ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa afër Ukrainës, përfshirë edhe në Bjellorusinë fqinje, tani po planifikon një sulm të shkallës së gjerë. Moska mohon se ka plane për pushtim.

“Ne jemi për intensifikimin e procesit të paqes”, tha Zelenskiy përmes një postimi në Twitter. “Ne mbështesim thirrjen e menjëhershme të një takimi të Grupit Trelateral të Kontaktit dhe që menjëherë të vendoset një regjim heshtjeje”.

Këto komente Zelenskiy i bëri pas bisedës që zhvilloi me presidentin francez Emmanuel Macron.

Macron, po ashtu, ka biseduar me presidentin rus. Pallati Elize tha se kjo bisedë ishte “përpjekja përfundimtare e mundshme dhe e nevojshme për të shmangur një konflikt të madh në Ukrainë”.

Asnjë detaj nuk është bërë publik nga biseda midis Macronit dhe Putinit.

Në Grupin Trelateral të Kontaktit bëjnë pjesë Ukraina, Rusia dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Gjatë natës ndërmjet 19 dhe 20 shkurtit janë raportuar për shumë bombardime në të ashtuquajturën “vijë të kontaktit” ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025
BOTA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025
Para

Ishte në provë te Hellas Verona dhe është pjesë e Kombëtares U21, njihuni me talentin 17-vjeçar që debutoi me gol te Tirana

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

09:16 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Kavajë/ Makina përplas për vdekje një grua në autostradë

08:58 : 15/05/2025

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com