• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kunata e Spiropalit, nga specialiste “Poste” në “pronare” plantacioni ullinjsh për 90 vjet

14:29 : 14/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Blerina Totaj, një specialiste e thjeshtë në “Posta Shqiptare”, bleu në vitin 2019 një kompani në krizë financiare për vetëm 100 mijë lekë dhe, nëpërmjet saj, mori në kontroll “Solomon Construction”, shoqëri e cila kishte siguruar një kontratë qiraje 90-vjeçare me Ministrinë e Bujqësisë për kultivim ullinjsh në sipërfaqe 19 hektarë në pronësi të shtetit.

“Solomon Construction” ka një histori interesante, e cila lidhet me një sërë personazhesh të afërt me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali.

Kompania u themelua nga vëllai i saj, Enkli Spiropali. Më pas ai ia shiti shoqërinë Marjus Memishajt, një kushëri i burrit të Spiropalit, Salarjon Totaj.

Së fundmi, Memishaj ia shiti kompaninë Blerina Totaj, motrës së Salarjonit, megjithëse ish-pronari vijon të jetë ende administrator i shoqërisë.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

Bashkë me kompaninë, e cila sipas kontratës i ka kushtuar Blerinës 11.7 milionë lekë të reja, ajo mori në dorëzim edhe një sipërfaqe toke prej 19 hektarësh në Patos, e dhënë me qera nga Ministria e Bujqësisë me afat gati një shekull, për “Kultivim, prodhim dhe tregtim vaji ulliri për tavolinë”.

Nga Specialiste Poste, në pronare

Blerina Totaj ka nisur punë si specialiste në administratën e “Posta Shqiptare” diku rreth fundit të vitit 2013, kur Partia Socialiste mori pushtetin dhe kontrollin në pjesën më të madhe të institucioneve publike.

Të dhënat e rrjedhura në ‘Listën e Pagave” dëshmojnë se Totaj, të paktën deri në Prill 2021, ka qenë pjesë e ‘Posta Shqiptare”, në pozicionin “Koordinatore Zyre”, me pagë bruto 110 mijë lekë në muaj.

Po në të njëjtën “Listë”, Blerina Totaj rezulton njëkohësisht edhe “Drejtor” në kompaninë “Fortes Construction”.

Në foto: Të dhënat për Blerina Totaj në “Listën e Pagave”

Kompania “Fortes” është krijuar në vitin 2015 nga Alba Beqaj.

Në vitin 2017, kompania pezullon aktivitetin e saj. Sipas bilancit tregtar të atij viti, “Fortes Construction” ishte me fitim minimal, rreth 600 mijë lekë të reja.

Dy vjet më pas, në 2019, Alba Beqaj vendos t’i shesë Blerina Totajt aksionet e kompanisë, për një vlerë prej 100 mijë lekë të reja.

Në foto: Blerina Totaj bleu “Fortes Construction” në Tetor 2019

Kalojnë dy vjet të tjera dhe “Fortes Construction”, tashmë në pronësi të Blerina Totaj, blen për 11.7 milionë lekë të reja shoqërinë “Solomon Construction”, me emrin e ndryshuar “Solomon Group”, në pronësi të kushëririt të saj, Marjus Memushaj.

Në foto: “Fortes Construction” e Blerina Totaj bleu në Tetor 2021 kompaninë “Solomon Group”

Është e paqartë se ku u gjetën paratë për këtë transaksion, pasi në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk janë të publikuar bilancet tregtare të kompanisë “mëmë” të Blerina Totaj, “Fortes Construction”, për dy vitet e fundit (2019-2021).

Plantacion ullinjsh

Shoqëria “Solomon Construction” u regjistrua në Gusht 2013 në pronësi të Enkli Spiropali, vëllai i Elisa Spiropalit.

Ai fiton kontratën e parë publike në fund të marsit 2014 me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizime Fier, e drejtuar nga kunati i tij (bashkëshorti i Elisës), Salarjon Totaj.

Sapo fitoi kontratën, Enkli e shiti menjëherë kompaninë tek Marjus Memushaj, kushëri i dytë i Salarjonit.

Nën drejtimin e Memushajt, “Solomon Construction” fitoi edhe disa tendera të tjerë tek Ujësjellësi i Totajt, me vlerë 30 milionë lekë të reja.

“Boldnews.al” ka ngritur dyshimet më herët për konflikt interesi.

Megjithatë, një hetim administrativ i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave konstatoi se nuk ekzistonte konflikti i interesit.

Raporti i ILDKPKI nuk është bërë asnjëherë publik, pavarësisht kërkesave të përsëritura të redaksisë.

Në vitin 2016, “Solomon Construction” lidh kontratë qiraje me Ministrinë e Bujqësisë për një sipërfaqe toke 19.4 hektarë në Bashkinë e Patosit, në Qarkun Fier.

Dokumentat zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thonë se “Solomon Construction” e ka marrë këtë sipërfaqe toke me qira për 90 vjet, me vlerë 465 mijë lekë të reja në vit ose rreth 40 mijë lekë të reja në muaj.

Qëllimi i kontratës së qirasë është “kultivimi, prodhimi dhe tregtimi i ullirit për vaj dhe tavolinë”.

Në foto: Dokumenti zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë për qiradhënien 90-vjeçare të tokës për “Solomon Construction”

Pesë vjet më pas, Marjus Memushaj vendos të heqë dorë nga asetet e “Solomon Construction”.

Ai vendos t’ia shesë kompaninë, së bashku me pronat dhe kontratat e saj, Blerina Totajt, kushërirë e tij dhe njëkohësisht kunata e ministres Elisa Spiropali.

Tashmë, plantacioni i ullinjve është në pronësi të “Fortes Construction”, një kompani që nisi si agjenci udhëtimi dhe e shtriu aktivitetin e saj edhe në agro-përpunim në tokën shtetërore.

Etiketa: Elisa SpiropaliKunata e Spiropalitnga specialiste “Poste” në “pronare” plantacioni ullinjsh për 90 vjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

15:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Për t’ia pa hajrin, fillova të çoj edhe këmbët”/ Berisha nxjerr meme me Spiropalin: Metamorfoza!

12:54 : 09/06/2025
AKTUALITET

Hoti-Spiropalit: Notere e regjimit! Shijoi këto ditë se në shtator ke arrogancën e Belindës mbi ty

14:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën! Ndërpritet seanca

13:03 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Partnerët tuaj Çela e Troplinët, keni dhunuar zgjedhjet”/ Bardhi përplaset me Spiropalin dhe Ballën

11:18 : 29/05/2025
AKTUALITET

Elisa Spiropali shkon tek Rama, një ditë para rikthimit të Kuvendit

12:10 : 28/05/2025
Para

Hetimi/ Këlliçi-administratores së inceneratorit: 804 mln lekë për udhëtime në pandemi?

TË GJITHA

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025

EMRI/ I akuzuar në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari me dy identitete

11:19 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com