• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votimi për Vetingun/ “Aleatët” votuan pro, Balluku jo, kush janë ‘besnikët’ e Bashës që nuk e mbështetën nismën me votë

15:11 : 11/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Me 118 vota “pro”, asnjë kundër dhe 4 abstenim, parlamenti miratoi të Enjten nismën e mazhorancës për zgjatjen e mandatit të KPK-së dhe Komisionerit Publik, deri në deri në fund të vitit 2024.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kërkonte votë të cilësuar, pra dritë jeshile prej 94 deputetë nga 140 që ka gjithsej parlamenti. Mazhoranca e vetme nuk i plotësonte votat, megjithatë në ndihmë i erdhi Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij. Ky i fundit tha për gazetarët para seancës parlamentare se nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë vetingu do të bëhet nga KLGJ e KLP dhe sipas tij, këto institucione janë të kapura nga mazhoranca.

Referuar procesverbalit të votimit, shumica e deputetëve që kanë shprehur haptazi mbështetje për Bashën e kanë dhënë votën pro ndryshimeve kushtetuese.

Megjithatë ka pasur dhe nga ata mbështetës së Bashës që kanë bojkotuar seancën e djeshme. Flutura Açka e Alfred Rushaj nuk ishin pjesë e seancës plenare.

Edhe Edi Paloka e Tomorr Alizoti munguan në seancë.

Lexo edhe:

No Content Available

Deputetët e LSI-së, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e Erisa Xhiho kanë abstenuar. Në të njëjtën mënyre votoi dhe deputetja demokrate e Shkodrës, Emilia Koliqi.

Ligjvënësit që mbështesin Komisionin e Rithemelimit, përveç Palokës që mungoi në seancë, zgjodhën të mos votonin për nismën ligjore. Kështu Luan Baçi, Sali Berisha, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Isuf Çelaj, Belind Këlliçi, Sorina Koti, Bujar Leskaj, Flamur Noka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi nuk morën pjesë në votim.

Nga mazhoranca, ‘nga rreshti doli’ ministrja e Energjetikës e Infrastukturës Belinda Balluku, e vetmja që nuk ka votuar pro nismës. Balluku, referuar procesverbalit, nuk ka votuar fare për ndryshimet kushtetuese, ndërkohë rezulton se ka votuar “pro” për ngritjen e komisioneve të posaçme parlamentare për reformën zgjedhore dhe atë administrative.

Gjithë deputetët e tjerë kanë votuar pro ndryshime kushtetuese. Edhe aleatët e PD-së si Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Mesila Doda, Agron Duka e Vangjel Dule, kanë zgjedhur të votojnë “pro” nismës.

/BN/

1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
Etiketa: kush janë besnikët e Bashës që nuk e mbështetën nismën me votëVotimi për Vetingun/ “Aleatët” votojnë pro” Balluku jo

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Produksioni i "BBV" e nxorri pasi dha informacione nga jashtë, reagon Ermal Mamaqi: Ja çfarë bënë fansat e Beatrix

TË GJITHA

Gjykata e Gjirokastrës lë në fuqi pezullimin nga detyra për Dhurim Çenkon, shefin e Krimeve në Përmet

14:42 : 07/10/2025

Shteti “i vrarë” nga babëzia e pushteti

14:39 : 07/10/2025

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025

EMRI/ Arrestohet në Rinas 51-vjeçari i dënuar për vrasje në Brazil

13:44 : 07/10/2025

Prokuroria e Apelit dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

13:39 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com