• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emiliano Zapata përballë kryeministrit Edi Rama

09:24 : 11/02/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Artan Fuga

Mbrëmë ndejta vonë pa fjetur sepse dora më kapi një video ku paraqitej biseda e tensionuar midis kryeministrit Edi Rama dhe tre zonjave, tre grave, që dikush nga Bashkia i kishte çuar nga ata që u prishen shtëpitë te “5 maji”.

Biseda ishte dramatike sepse në një situatë krejt të barabartë midis tre grave shqiptare trime dhe kryeministrit të tyre. Ato gra pa ndonjë kulturë të veçantë juridike, të stresuara, të thirrura me kopillik në zyrat e kryeministrisë për t’u impresionuar dhe përulur në bisedë, sikurse thirreshin dikur në kështjellë fshatarët e revoltuar se u merreshin tokat! Të vetmuara në ato zyra të ftiohta të Leviathanit, të guximshme, të gojës, të patutura, nuk u dridhej syri. Dhe kryeministri që gjysëm i shtrirë në divan kishte avantazhet sepse ishte në shtëpinë e tij, ka në dorë edhe arrën edhe gurin, madje edhe bravën e derës së shtëpive për t’i lënë ta fusin ose jo çelësin në to! një njeri që ka parë më të mëdhenjtë e kësaj bote, ka negociuar luftën në Krime, ka miq zotërit e Bosforit, përcolli Merkelin në pension, negocion për fatet e Kosov¨£es dhe Ballkanit me ish ministrin e propagandës të ish Millosheviçit, etj.

Mua më duket se Tiranës në katrahurën e sotme i duhet unaza e madhe por kjo nuk ka lidhje me këtë bisedë që unë e pashë thjesht si specialist i komunikimit. Ato gra e fituan tërësisht atë bisedë të vështirë mbushur me manipulime, intimidime indirekte, presione.

Ato gra m’u dukën si Emiliano Zapata, luajtur nga Marlkon Brando të filmi i vitit 1952 të rregjizorit amerikan Kazan. Emiliano Zapata që fshatar i revoltuar, trim, kokëfortë në të drejtën e vet, thirret nga i pushtetshmi dhe midis turmës të fshatarëve dallon për karakterin e tij, për guximin, mëçurinë. Dhe në fund oficeri madhor i thotë: Si e ke emrin tiiiii? Emiliano – u përgjigj fshatari trim, Emiliano Zapata. Në inat pushtetari i rrumbullakos emrin në listë me një rreth të kuq!

Lexo edhe:

Për kë nuk do të votoj

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

Emiliano, zoti kryeministër, Emiliano Zapata – thanë ato tre gra që sapo nrinin pak zërin pasi kaluan ca si korridore burgu, të holla dhe të ngushta, u ndodhën në një zyrë ku asnjë shishe ujë nuk u dhanë.

Ato gra nuk u tutën, qendruan deri në fund. Kam parë akademikë që janë sjellë si pula që nuk bëjnë vezë ose gjela pa pupla përballë tij, studentë të bindur dhe të gënjyer, nëpunës që e shohin se Perëndia e zbritur në Tokë, gra që i qajnë në krahë, burra pa shtëpi ose me shtëpi të sapomarrë që i ulen në gjunjë duke e falenderuar me “vallahi”, dhe lloj lloj kryetarësh partishë opozitare që hallin e kanë pasur si të mos i bëjnë keq kryeministrit se mërzitet pastaj ai me ta!

E ja, ato tre gra sypatrembura, ato shqiponja Shqipërie nuk u trembën, nuk u bindën, nuk u tutën në të drejtën e tyre ndonëse nuk kuptohet se çfarë i duhet kryeministrit të debatojë një kontratë pronësie me qytetarë të thjeshtë.

Unë nuk kam parë kontratën që debatohej aty, por kur dëgjova kryeministrin që u tha se në këmbim të shtëpive tuaja bashkia do t’u dhurojë apartamente, mendova se Xhon Loku, Thomas Hobessi, etj., kontraktualistë do t’u kishte lëvizur varri mbi shpinë.

E para t’u thuash se do ju marr pronën dhe si shkëmbim do t’ju jap dhuratë një apartament nuk është një akt dhurimi nga bashkia, por një dhënie dhe marrje. Dhurim pastaj jo vetëm nuk korrepsondon me faktet, por edhe është fyes. Pastaj dhurimi, qytetare Liza ka një mijë herë të drejtë, duhet të noterizuar te një noter i veçantë. Nuk firmoset ashtu qesim. Palé po qytetaren Liza e kishin fotografuar pa mendje dhe kryeministri i tregon fotot ku individë që për këtë mund të hidhen në gjyq si skutha e paskan marrë në fotografi kohë më parë si provë. Ka të drejtë bashkia a kryeministria a ku e di unë kush të fotografojë, të konseervojë dhe të përdori si prova fotografi të marra në kundërshtim me ligjin!

Si e ke emrin tiiiiii! Emiliano, zotëri, Emiliano Zapata!

Ku paska kontrata pa afat, pa përcaktuar qartë vendin e shkëmbimit të të mirave të paluejshtme, pa treguar penalitetet që duhet të pësojnë ata që nuk respektojnë jo vetëm kontratën, por edhe një ditë vonesë të saj. Akti i dhurimit është koncept krejt flu, dhe as nuk mund të mendohet se si në kohën e haraçeve qytetari të detyrohet me policë të marrë si dhuratë nga bashkia të mira që ai nuk i do. Një dhuratë nënkupton të drejtë e kontraktuesit për të mos e pranuar dhuratën. Nuk po hyj te filozofia e dhuratës se është e ndërlikuar, por shihja katastrofën juridike dhe politike ku shteti rreh me polici qytetarët që nuk pranojnë dhuratën e tij!

Ato gra e fituan atë bisedë, e cila veç të tjerash paska qenë rregjistruar pa dijeninë e tyre dhe asnjë gazetar, asnjë agjenci që merret me të drejtat e individit nuk ka guximin t’i thotë kryeministrit: si mund të rregjistrohen tre zonja në shtëpinë tënde që ato ta kanë dhuruar realisht, dhe pastaj t’I tregohet videoja publikut po pa pëlqimin e tyre.

Si e ke emrin tiiiiiiiii?

Emiliano zotëri! Emiliano Zapata!

*Marrë nga Fb i autorit

Etiketa: Artan Fuga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

19:55 : 25/04/2025
AKTUALITET

Çfarë pune bëjnë burrat e qytetit tuaj?

11:17 : 15/03/2025
AKTUALITET

Bllokohet faqja në FB e Artan Fugës, akademiku: Zëri im në rrjet po censurohet përfundimisht!

22:51 : 26/02/2025
AKTUALITET

Tranzicioni u mbyll… me… dështim

14:02 : 13/02/2025
AKTUALITET

Nuk kam fare hallin e Akademisë së Shkencave, por të Gjykatës Kushtetuese!

10:04 : 21/01/2025
Para

Pas puthjes me Arjolën, bashkëshortja e Ilir Shaqirit do vijë në Tiranë dhe do takojë aktoren

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com