• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Gjon Kodra/ Lidhja me vëllain e vrarë të Sadri Abazit

13:04 : 08/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra, për shkak të problemeve me pasurinë dhe integritetit profesional.

Kodra u konfirmua në detyrë në 21 Dhjetor 2021 nga trupa me kryesuese Valbona Sanxhaktarin, relator Olsi Komici dhe anëtar Xhensila Pine, e cila rrëzoi një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).

DSIK përmbysi një raport fillestar të tij dhe në përfundim konstatoi papajtueshmërinë të prokurorit Kodra, bazuar në informacione se ai kishte kontakte të papërshtatshme me shtetasin e identifikuar me inicialet P.A.

Një informacion i ngjashëm mbërriti në tavolinën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili kishte konstatuar se P.A ishte dënuar në Itali për “trafik narkotikësh”.

Personi me iniciale P.A. rezulton të jetë Përjet Abazi, vëllai i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi.

Lexo edhe:

No Content Available

Përjet Abazi është vrarë në një atentat në dalje të një kazinoje në qytetin e Laçit, në fillim të muajit Maj 2011.

Vendimi i konfirmimit të prokurorit Gjon Kodra, si edhe ankimi i Komisionerit Publik nuk e identifikojnë plotësisht P.A.

Megjithatë, disa të dhëna të prezantuara nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit e tregojnë qartë se bëhet fjalë për Përjet Abazin, vëllain e ish-deputetit socialist dhe biznesmenit dibran, Sadri Abazi.

Kontakte me Përjet Abazin

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), në raportin drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkruan se: “Subjekti i rivlerësimit, në vitin 2008, ka pasur një kontakt të papërshtatshëm/jorastësor me një person të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ku dyshohet se z. Gjon Kodra mund të jetë përfshirë edhe vetë në këtë aktivitet”.

Nga organet ligjzbatuese, rezulton  se “në datë **.1.2018, nga shtetasi ***.***, me numrin *** është kryer një bisedë telefonike me nr. ***, i regjistruar në emër të subjektit të rivlerësimit…”.

Në vijim të këtij informacioni, ONM referoi se “një person, ***.***, i lindur më ** tetor 1966, është dënuar me vendim të formës së prerë me 18 vite burgim (në vitin 2011), për trafikim të lëndëve narkotike dhe krim të organizuar në Itali. Personi ka përfituar, në Itali, nga e ashtuquajtura “indulto”, një masë falje, që mund të ulë dënimin, por nuk e shuan përgjegjësinë penale. Si pasojë, rezulton se dënimi përfundimtar është ulur me 2 vite dhe 5 muaj, dhe se personi është dëbuar nga Italia si masë sigurie”.

Prokurori Kodra, lidhur me këtë element të kontrollit, ka deklaruar para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:

“Shtetasin P. A., e kam njohur si vëllanë e ish-deputetit S. A. Me këtë shtetas nuk kam pasur lidhje shoqërore apo familjare. Nuk kam udhëtuar kurrë me këtë person, si dhe nuk kam qëndruar asnjëherë me të në ndonjë ambient si bar-kafe apo vende të tjera. Nuk më kujtohet nëse kam komunikuar ndonjëherë në telefon me të. Nuk kam pasur kontakte apo biseda që lidhen me detyrën të cilën kryej”.

Nga verifikimi i mediave elektronike, të kryer prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, “konstatohet se shtetasi P. A., është vrarë në muajin maj të vitit 2011”.

Të dhënat, të shprehura në mënyrë indirekte, dëshmojnë qartësisht se personi që rrezikon karrierën e prokurorit Gjon Kodra është P.A (Përjet Abazi), vëllai i ish-deputetit të identifikuar në vendimin e KPK-së si “S.A.” (Sadri Abazi), i vrarë më shumë se 10 vjet më parë, në 2 Maj të vitit 2011.

Po ashtu, Komisioneri Publik ka ngritur edhe pikëpyetje të tjera mbi kriterin e pasurisë së prokurorit Gjon Kodra, duke kërkuar përfundimisht shkarkimin e tij nga detyra.

/BN/

Etiketa: Gjon Kota

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Këlliçi: Habitem se si Basha futet në këto zgjedhje

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com