• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dënimi i Tahirit/ DW: Publiku është në pritje edhe për një tjetër ish-ministër

10:06 : 05/02/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJAKK), organi i akuzës firmosi urdhër – arrestin. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli me pranga në duar nga salla e kësaj gjykate dhe u dërgua në mjediset e paraburgimit të burgut 313, burg i sigurisë së zakonshme, që ndodhet në Tiranë.

Tahiri: Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur ligjin

Ish-ministri Brendshëm Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë reaguar ndaj vendimit me burg: “Është thjesht padrejtësi. Jam moralisht i qetë. Nuk kam shkelur ligjin, kam bërë detyrën si më mirë çmunda”, ka theksuar pas dhënies së vendimit ish-ministri i Brendshëm, në një postim në Facebook.

Avokati i tij, Haxhia, të cilit trupi gjykues nuk i dha të drejtën e fjalës gjatë seancës, ku u mor vendimi, deklaroi, pas dërgimit të Tahirit në mjediset e paraburgimit se do të kundërshtojnë vendimin në Gjykatën e Lartë, “do të bëjmë rekurs, presim zbardhjen e vendimit të arsyetuar,” theksoi ai.

Ligji parashikon që rekursi në Gjykatën e Lartë të bëhet brenda 45 ditëve duke filluar nga dita e vendimit.

Lexo edhe:

Rama si Saimir Tahiri: S’ka bir nëne dhe bir k*rve

Operacioni “Shpirti”/ Denoncimi: Pushtetarët i liruan, ne të varfrit na dënuan dhe na “vranë” në burg

SHBA: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e drejtësisë përmes një postimi në Twitter. “U bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.”

Basha: Akuzat e PD ndaj Tahirit të vërteta

Lulzim Basha, kryetari i PD-së, forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, e vlerësoi vendimin e GJAKK si një dëshmi ”për vërtetësinë e akuzave të PD lidhur me përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.”

Kronika e të parit proces gjyqësor kundër një zyrtari të lartë

Në të vërtetë si Gjykata e Shkallës së Parë ashtu edhe ajo e Apelit i rrëzuan akuzat e prokurorisë ndaj ish-ministrit Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës. Ndaj tij mbeti vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Kjo akuzë i bëhet minisrit, që konsiderohej më i suksesshmi në qeverinë e parë drejtuar nga kryeministri Edi Rama në vitet 2013 -2017, Trofeja e tij më e madhe ishte shkatërrimi i kështjellës së kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri, fshatit Lazarat, që për më tepër se një dekadë ishte marrë i patrazuar me biznesin e canabis sativa, i lënë krejt jashtë kontrollit të policisë dhe shtetit ligjor. Por në mars 2017, pa mbaruar mandati qeverisës Rama 1, Tahiri bashkë me disa ministra të tjerë u shkarkuan nga kryeministri, që i përligji shkarkimet në kuadër të kërkesës së opozitës për një qeveri teknike, në prag të zgjedhjeve parlamentare 2017. Në ato zgjedhje Saimir Tahiri u zgjodh deputet i PS-së por jo pjesë e kabinetit qeverisës Rama 2.

Në vjeshtën 2017, gjashtë muaj pas fitores së mandatit të dytë qeverisës drejtuar po nga  Rama, plasën akuzat për trafik droge kundër Tahirit. Organet e atëhershme të Drejtësisë në Shqipëri u vunë në dijeni nga Prokuroria e Katanias (Itali) që në përgjimet e saj të bisedave të trafikantëve të drogës, anëtarë të një organizate kriminale shqiptare që veprontre edhe në Itali, ishte përmendur edhe emri i ish-ministrit Tahiri. Në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij.

Maxhoranca Socialiste refuzoi kërkesën me mungesën e provave. Gjashtë muaj më pas, në pranverën 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit duke i hapur rrugën hetimeve. Pas shtatë muajsh hetime, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi masën e sigurisë me arrest në burg. Por Gjykata e Krimve të Rënda vendosi të hetohej në arrest shtëpie. Pas hetimeve, Prokuroria kërkoi 12 vjet vjet dënim me burg. Por në shtator 2019 kjo gjykatë e nxorri të pafajshëm Tahirin për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre. Masa e dënimit ishte 5 vjet burg të kthyera në shërbim prove / punë vullnetare për “mosmarrjen e masave që do të shmangnin kanabizimin e Shqipërisë dhe përfshirjen në të të punonjësve të policisë”.

Ish-ministri Tahiri e quajti vendimin e mësipërm “të papritur, qesharak, absurd”. Sipas tij ai ishte i pafajshëm. Kryetari i opozitës Basha e quajti vendimin “të turpshëm, një vendim që tregon se drejtësia është marrë peng nga kryeministri Rama.”

Ish-ministri Tahiri e kundërshtoi vendimin në GjAKK dhe kërkoi pafajësi. Ai deklaroi, se “beteja e tij për të zbardhur të vërtetën sapo kishte filluar” .

Pas 5 vitesh procesi gjyqësorpërfundoi të premten (04.02) me të njëjtin dënim, me të njëjtën akuzë por tanimë i burgosur, jo i lirë për ta shlyer dënimin me shërbim prove.

Tani do të jetë Gjykata e Lartë që do të duhet të gjykojë për të vërtetën që do të paraqesë në këtë gjykatë ish-ministri i Brendshëm Tahiri, tanimë i burgosur dhe avokati i tij.

Publiku është në pritje vënien para drejtësisë edhe një tjetër ish-ministrit, Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit nga partia LSI, me të cilën Rama bashkëqeverisi në qeverinë e parë të tij në vitet 2013-2017.

Ish-ministri Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe ndodhet aktualisht në masë arresti në burg.

/DW/

Etiketa: saimir tahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama si Saimir Tahiri: S’ka bir nëne dhe bir k*rve

18:29 : 20/02/2025
AKTUALITET

Operacioni “Shpirti”/ Denoncimi: Pushtetarët i liruan, ne të varfrit na dënuan dhe na “vranë” në burg

21:38 : 30/01/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi thirrje Ervin Salianjit: Ruhu në burg! Mund të të helmojnë si Saimir Tahirin

14:43 : 24/12/2024
AKTUALITET

VIDEO/ Saimir Tahiri del nga SPAK: U pyeta edhe për kallëzimin e bërë ndaj Bashës

11:39 : 01/11/2024
AKTUALITET

Saimir Tahiri paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

09:48 : 01/11/2024
AKTUALITET

I akuzuar për grup të strukturuar kriminal, dënohet me 8 vite burg ish-truproja i Saimir Tahirit

15:46 : 20/09/2024
Para
Foto ilustruese

Telefonata në polici: Na ndihmoni, vëllai po na rreh

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 02/06/2025

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025

Superfrutat e freskëta të Qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

22:53 : 02/06/2025

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

22:43 : 02/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë duhet të përfundojë

22:40 : 02/06/2025

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

22:32 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com