• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e mitit të autoriteteve

12:11 : 04/02/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Artan Fuga

Viti 1990 shënoi rënien e regjimit totalitar dhe bashkë me të dhe të utopisë socialiste në Shqipëri. Sikurse kishte theksuar Hannah Arendt, pas rënies të një regjimit politik totalitar vështirë se gjendet më ndokush që i mbetet atij besnik. Aq më pak masat, shkruante ajo, që e ndjekin atë nëse regjimi totalitar është në ngritje dhe i fuqishëm, dhe e braktisin sapo shohin se ai po shkon drejt rrënimit. Të njëjtin fat pësoi edhe propaganda totalitare. I famshmi marksizëm – leninizëm u harruar brenda pak orësh, ose ditësh.

Pyetja që na intereson këtu është të dihet se çfarë ndodhi me atë propagandë politike që mbështetej te antromorfizimi i pushtetit, te paraqitja e marrëdhënieve reale politike me anë të një mitologjie klanike, me anë kodesh simbolike që shënojnë aktorë familjarë?

Çfarë u bë me “Nënën”, “Atin”, “Bijtë”, “Nipërit” si konvencione që shprehnin marrëdhëniet e elitave politike me njerëzit prej dekadash, madje edhe përpara sesa të vinte në fuqi totalitarizmi komunist në Shqipëri?

Mitologjia e shënjimit të politikës me anë të kodeve simbolike që tregojnë aktorë familjarë u shua, u transformua, mbeti e njëjtë ?

Lexo edhe:

Për kë nuk do të votoj

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

Si përfundon historia që kemi rrëfyer deri tani?

Përpara së gjithash ka vend të konstatojmë një kronologji të rënies së totalitarizmit nga pikëpamja simbolike. Sipas analizave të mia kjo rënie nuk është një çast i vetëm, por një proces i tërë. Jo vetëm nga pikëpamja politike, ekonomike, sociale, kulturore, propagandistike, por edhe nga ajo e kodeve simbolike ku totalitarizmi shprehej, me anë të cilave komunikonte me popullsinë, me anë të të cilave ai legjitimohej në propagandën e tij veçanërisht në media. Rënia e simboleve nisi nga lart dhe pastaj pasi kulmi i ndërtesës ra, ranë edhe katet e saj të poshtme. Rrënimi nisi nga lart. Themelet ishin lart. Dhe pasi ndodhi rënia e kodeve simbolike shkatërrimi përfshiu edhe realitetin që propaganda e kishte legjitimuar prej dekadash.

Në fillim ra autoriteti i Zotit. Në mesin e viteve ’60 totalitarizmi shkatërroi institucionet e kultit dhe propaganda e tij ndërmori një fushatë të gjerë dhe intensive kundër fesë. Në qendër u vu sulmi ndaj Zotit dhe predikuesve e tij mbi Tokë. Propaganda totalitare ishte e bindur që kështu likuidonte një pushtet rival, aq fort të rrënjosur në psikologjinë e shqiptarëve. Në vend të Zotit dhe me tiparet e tij vendosi partinë komuniste. Askush nuk e mendonte atë kohë se në fakt kishte bërë një vetëvrasje simbolike. U sulmua një autoritet i shenjtë çka bëri që brezat e rinj të kohës të mësonin se të gjitha autoritetet simbolike mund të hiqeshin nga përmendoret e tyre. Në këtë mënyrë u pre pika simbolike ku vareshin të gjitha vlerat dhe autoritetet e tjera të pushtetit politik, familjar, ekonomik.

Radha i erdhi autoritetit të babait të familjes patriarkale. Propaganda totalitare nisi ta sulmonte si një pushtet gabimisht të konsideruar si rival. E vërteta është se konteksti brenda të cilit babai ushtronte pushtetin e tij autoritar mbi bijtë brenda një modeli patriarkal të familjes ishte sigurisht i prapambetur. Brezat e rinj vuanin prej tij. Por, propaganda totalitare duke ndërmarrë këtë emancipim në planin familjar, në fakt kërkonte që vetëm pushteti politik të sundonte të gjithë hapësirën sociale dhe familjare. I mbetur pa asnjë fuqi lënie trashëgimie, pa asnjë autoritet mbi jetën intime, dashurinë, krijimin e familjes nga ana e fëmijëve të tij, pa asnjë rol substancial në edukimin e tyre, të cilin e kishte marrë nën kujdes shteti, babai dorëzohet. Sikurse edhe Zoti, pak më parë, në vitet ’60 dhe ’70 rrëzohet edhe autoriteti i babait.

Fundja ai ishte i mbështetur te një autoritet më i lartë, Zoti. Rënia e këtij të fundit e la pa asnjë mbështetje të parin. Pushteti akoma edhe njëherë festoi likuidimin nga hapësira sociale të një rivali tjetër që kishte pasur një pushtet shumëshekullor. Por, askush nuk e mendonte nga propagandistët e kohës se në këtë mënyrë pushteti që donte të merrte tanimë edhe rolin simbolik të “Babait” në fakt u kishte dhënë brezave të rinj të viteve ‘60 dhe ’70 edhe një përvojë tjetër sesi rrëzoheshin mitet autoritare.

Në këtë mënyrë pushteti totalitar në vitet ’80 të shekullit të kaluar bëhet i mbifuqishëm, tepër autoritar, ndërkohë duke likuiduar me ndihmën e energjisë së masave të indoktrinuara dy pushtetet sociale sipërore, duke rrëzuar rivalët, ai i hoqi të gjitha arsyet ekzistencës së vet. Masat që mësuan të jetonin pa autoritetet shekullore të Zotit dhe të babait, autoritete me reputacion të gjatë dhe të madh, përse do të pranonin të mbanin mbi kurriz, simbolikisht, autoritetin e pushtetit totalitar ndërkohë që ky i fundit njësohej me ta, pretendonte se nuk ishte veçse alter egoja e tyre?

Nuk vonoi veçse thuajse vetëm një dekadë dhe në datën 21 shkurt 1991, turmat e protestuesve rrëzuan monumentin e Enver Hoxhës të ngritur në sheshin qendror të kryeqytetit, Tiranës. Në këtë mënyrë ra edhe simboli i tretë i autoritetit. Këtë radhë ra ai që veçse së qeni një simbol politik qendror, kishte pretenduar të ishte njëkohësisht edhe shkatërruesi simbolik, pastaj përvetësuesi virtual dhe propagandistik i identitetit të rrënuar të Zotit dhe të babait. Turmat, shumica të rinj, e tërhoqën zvarrë atë monument. Nuk dihet nëse më tepër për të shprehur urrejtjen e tyre, apo për të shëruar plagët e reputacionit të tyre të marra nëpër këmbë nga autoriteti totalitar. Nuk dihet a për të ulur atë apo për të ringritur vetveten, apo të dyja bashkë!

Gjithsesi rënia e autoriteteve simbolike mbështetur mbi mitologjinë e familjes, klanit, farefisit, u përmbyll! Trupit simbolik në formë monumenti të shtrirë për tokë i prenë gjymtyrët, pastaj kokën, këmbët, gjithçka. Ishte një skenë si ato kur të rinjtë, bijtë, e fiseve primitive, “vrasin” babain, dhe pastaj e hanë në një gosti mistike! E vrasin sepse i ka poshtëruar dhe shtypur. E hanë sepse e venerojnë dhe duan të bëhen si ai. Në nënndërgjegje, në mënyrë mazokiste, e nderojnë! Brenda një ankthi kolektiv që jep liria. Çfarë do të ndodhi me ne tani? Kush do të na drejtojë? Si do të jetë fati ynë kur mbi kurrizin tonë nuk do të ushtrohet dhuna e autoritetit ndëshkues, por kur bashkë me heqjen e dhunës mizore të neveritshme, do të na hiqet mbi kokë edhe streha që pretendonte se na mbronte deri tani?

Këto probleme që të bëjnë të të dhëmbi koka dikur nuk ishin! I zgjidhte ai, duke bërë terror dhe dhënë siguri brenda terrorit dhe frikës! Por, tani këto probleme i ngjanë një humnere ku të gjithë “bijtë” e çliruar janë hedhur me shpresë, por edhe me ankth!

*Marrë nga Fb e autorit

Etiketa: Artan Fuga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Fushata është spektakolizuar”/ Artan Fuga: Mungon komunikimi serioz me elektoratin

19:55 : 25/04/2025
AKTUALITET

Çfarë pune bëjnë burrat e qytetit tuaj?

11:17 : 15/03/2025
AKTUALITET

Bllokohet faqja në FB e Artan Fugës, akademiku: Zëri im në rrjet po censurohet përfundimisht!

22:51 : 26/02/2025
AKTUALITET

Tranzicioni u mbyll… me… dështim

14:02 : 13/02/2025
AKTUALITET

Nuk kam fare hallin e Akademisë së Shkencave, por të Gjykatës Kushtetuese!

10:04 : 21/01/2025
Para
Foto: Instagram

Del në treg 'Service95' i Dua Lipës dhe në gjuhën shqipe

TË GJITHA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com