Aktorja Monika Lubonja, teksa fliste me Arjola Demirin në BBV për shenjat e horoskopit, u shpreh se njerëzit e shenjës së Dashit nuk tradhtojnë.
Aktorja është shprehur me bindje të plotë se nuk e ka tradhtuar asnjëherë bashkëshortin e saj, politikanin e ndjerë. Ndërkohë Arjola Demiri e kundërshtoi duke thënë se të gjithë njerëzit tradhtojnë.
“Njerëzit e shenjës së Dashit nuk tradhtojnë. Unë jam Dash vetë”, u shpreh Monika Lubonja.
“Të gjithë njerëzit tradhtojnë”, shtoi Arjola Demiri.
“Unë nuk kam tradhtuar, as në shoqëri, jo më në marrëdhënie”, përfundoi aktorja.
Gjithashtu ajo foli me banorët e tjerë për njohjen me ish-bashkëshortin, të cilin më parë e ka akuzuar për tradhti. Ajo tha se ishte dashuri me shikim të parë dhe gjithçka mes tyre nisi menjëherë.
“Ngrita kokën dhe ai më dha dorën, ishte shumë e bukur. Kolpo me vështrim të parë, ngela duke e parë. Unë quhem Monika, i thashë, nëse dëshiron takohemi në orën 6. Ai tha ‘pavarësisht se je e lyer, sytë e tu janë të bukur’, aaaa atëherë i thashë ‘në 6 apo 6:30’. “Bën në 7”, më tha ai, iu përgjigja: “Ok”. Nuk flisja më, e ndava trurin, aq e kisha”, rrëfeu Monika Lubonja.
Ndërsa tregoi puthjen e parë: “U takuam dhe kishte një mandarinë në dorë. Ia mora, e qërova dhe ia vendosa në gojë. Ai ngeli, më pas u afrova dhe e putha. Nuk po kuptonte, ishte gjuha ime, apo mandorina.”