• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rihapet procedura e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë

12:49 : 31/01/2022
në AKTUALITET

Rihapet procedura e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka njoftuar kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët.

NJOFTIMI I PLOTE

NJOFTIM për rihapjen e procedurës së aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që përcakton kompetencën e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, kryetari i Gjykatës së Lartë, pas njoftimit të vendit vakant nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, shpall hapjen e procedurës së aplikimit në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit.

Lexo edhe:

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, dy të plagosur

Referuar njoftimeve të shpallura tashmë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese për 3 vendet vakante, në datë 09.01.2017: 27.09.2018 dhe 14.02.2019, kryetari i Gjykatës së Lartë ka bërë shpalljen publike për plotësimin e tyre, përkatësisht në datat 16.01.2017: 21.11.2018: 19.04.2019. Në tri thirrjet e para ka rezultuar një numër i pamjaftueshëm i kandidatëve. Kjo situatë është bërë shkak për moszhvillimin e procedurave të mëtejshme nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me qëllim plotësimin e vendeve vakante të gjyqtarëve kushtetues nga Gjykata e Lartë. E njëjta situatë është krijuar edhe për 1 nga vendet vakante, të shpallur në thirrjen e katërt, në datë 03.06.2021, konkretisht për znj. Vitore Tusha, mandati i së cilës ka përfunduar.

Me shkresën nr. 286. prot, datë 23.12.2021, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i është drejtuar kryetarit të Gjykatës së Lartë, me të cilën e ka vënë në dijeni se, “në respektim të parimit të konkurrencës së përzgjedhjes së më të mirit”, është detyruar të pezullojë ecurinë e procesit për këtë vend vakant. Mbi këtë situatë të krijuar, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, referuar vendimit nr. 31, datë 22.12.2021, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë, si organ emërtesë që të vlerësojë sipas ligjit “rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave në vendin vakant të gjyqtares Vitore Tusha”.

Në kushte të tilla, kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant të krijuar nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Gjykatës Kushtetuese, për pjesën e mbetur të mandatit 9 vjeçar, që përfundon në muajin mars 2025.

Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të njoftimit. Pas përfundimit të këtij afati, Gjykata e Lartë i përcjell Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët që konkurrojnë për mandatin e gjyqtarit kushtetues të zgjedhur nga Gjykata e Lartë duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve që parashikon neni 7/a i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, i ndryshuar, si vijon:

  1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
  2. a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. b) të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë
  4. c) të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë

mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;

ç) të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;

  1. d) të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  1. dh) të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
  1. Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
  1. a) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
  1. b) të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
  1. c) të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
  2. Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
  3. a) vjetërsisë në profesion;
  4. b) përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar

ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;

  1. c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;

ç) treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;

  1. d) ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
  1. dh) informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.

Lista e kandidatëve do të bëhet publike në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë t’u jepet mundësia të paraqesin pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat.

Lajme të lidhura

BOTA

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

20:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, dy të plagosur

20:02 : 17/05/2025
SPORT

Historike për Crystal Palace, mund Man.City në finalen e FA Cup dhe fiton trofeun e parë madhor

19:48 : 17/05/2025
AKTUALITET

Vota e diasporës për Shkodrën/ Numërohen 400 fletë më shumë se numri i votuesve

19:44 : 17/05/2025
BOTA

Arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë, pritet shkëmbimi i 1000 të burgosurve

19:39 : 17/05/2025
SPORT

Rey Manaj përjashtohet nga skuadra e Sivasspor, trajneri: Dyshoj në përkushtimin e tij

19:37 : 17/05/2025
Para

Januzaj drejt Napolit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

20:10 : 17/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplas motorin, dy të plagosur

20:02 : 17/05/2025

Historike për Crystal Palace, mund Man.City në finalen e FA Cup dhe fiton trofeun e parë madhor

19:48 : 17/05/2025

Vota e diasporës për Shkodrën/ Numërohen 400 fletë më shumë se numri i votuesve

19:44 : 17/05/2025

Arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë, pritet shkëmbimi i 1000 të burgosurve

19:39 : 17/05/2025

Rey Manaj përjashtohet nga skuadra e Sivasspor, trajneri: Dyshoj në përkushtimin e tij

19:37 : 17/05/2025

Kur politika “çan” edhe burimin e ujit, Tragjasi i dorëzohet PS-së

19:24 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com