• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: 6 Marsi një anomali, ‘Trekëndëshi i Bermudës’ do të legjitimojë partinë e ‘non-gratave’

17:53 : 29/01/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Për Lulzim Bashën, vendi është në një nga kohët më të vështira që nga ardhja e pluralizimit politik të vendi, kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Basha e konsideroi një anomali procesin e 6 marsit, ku vendi shkon në zgjedhje të pjesshme vendore.

“Të gjithë e dimë fare mirë se 6 Marsi nuk është dizenjuar për të zgjidhur hallet e krijuara për shqiptarët në këto 6 Bashki, 4 prej të cilave, e vetmja arsye pse zhvillohet ky proces, është plaga e rëndë e kandidimit nga Rama, të personave me rekorde kriminale, për Bashkiakë.

Pra, që tregon që problemi i madh i bashkëjetesës, të bashkëpunimit me krimin nga ana e partisë në pushtet dhe politikës në tërësi, vazhdon të prodhojë probleme për qytetarët. Për Ilir Metën është një mundësi që t’i shtijë dru zjarrit të hallit të vet.”- u shpreh Basha.

Pjesë nga intervista:

Lexo edhe:

Bllako dhe Subashi në SPAK/ Basha: Dy ministra i ka Rama në burg, të tjerë e kanë radhën

Basha: Demokratët kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen

Pyetja: Në një tjetër intervistë në emisioni “Kjo Javë” zoti Basha. Fillimisht doja t’iu pyesja si janë këto ditë për ju pas 8 janarit, të tjera zhvillime kanë ndodhur, si është ecuria?

Lulzim Basha: Si për të gjithë shqiptarët. Është një nga kohët më të vështira që nga ardhja e pluralizimit politik të vendi, sepse siç parashikuam pas 25 prillit, ndalimi i ndryshimit, sjell pasoja. Sjell pasoja për jetën e përditshme të shqiptarëve dhe padiskutim, sjell pasoja dhe politike. Por, Partia Demokratike është angazhuar në një proces shumë të ngjeshur të organizimit, të shpalosjes së vizionit të saj, jo vetëm brenda radhëve të saj, por edhe me gjithë shoqërinë dhe të krijimit të mekanizmave për ta nxjerr Shqipërinë nga stanjacioni ku e ka futur, arrestimi i rotacionit dhe ndryshimit më 25 prill.

Pyetja: Zoti Basha, ju jeni gati afër 6 Marsit, datë e vendosur nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesëshme lokale. Kishit pritshmëri për këto zgjedhje se do të ishin tani? Si i pritët?

Lulzim Basha: 6 Marsi është, në qoftë se mund ta them, një nënprodukt, një anomali dhe një nënprodukt e një anomalie tjetër, siç ishte 30 qershori 2019-të. Pra, është nënprodukt i një anomalie të madhe dhe në vetvete është një anomali.

Pyetja: Pse e quani kështu?

Lulzim Basha: Sepse e tillë është. Të gjithë e dimë fare mirë se 6 Marsi nuk është dizenjuar për të zgjidhur hallet e krijuara për shqiptarët në këto 6 Bashki, 4 prej të cilave, e vetmja arsye pse zhvillohet ky proces, është plaga e rëndë e kandidimit nga Rama, të personave me rekorde kriminale, për Bashkiakë. Pra, që tregon që problemi i madh i bashkëjetesës, të bashkëpunimit me krimin nga ana e partisë në pushtet dhe politikës në tërësi, vazhdon të prodhojë probleme për qytetarët. Për Ilir Metën është një mundësi që t’i shtijë dru zjarrit të hallit të vet. Duke u përpjekur kështu të forcojë atë Koalicion të “non gratave” për shqiptarët, të atyre që janë të padëshirueshëm për shqiptarët dhe në këtë mënyrë mendon se mund t’i japë frymëmarrje apo përpiqet t’i japi legjitimitet, diçkaje që është jo vetëm legjitime, por të padëshiruar, që është koalicioni i një grushti njerëzish të cilët duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është.

Pyetja: Pra, zoti Basha, i ashtuquajturi prej jush “Trekëndëshi i Bermudës” do të marrë pjesën realisht në zgjedhjet e 6 marsit. Është kjo një formë kurthi ndaj jush, le ta quajmë?

Lulzim Basha: Padiskutim “Trekëndëshi i Bermudës” është në veprim dhe halli i tyre nuk ka aspak të bëjë me demokracinë vendore apo me hallet e shqiptarëve. Sepse siç e thashë, problemet janë ato të cilat i kemi parashtruar nga ne dhe që u vërtetuan më 25 prill. Më thoni, pyetje retorike: Çfarë ka ndryshuar nga raporti i OSBE-OHDIR, që tregoi problemin e shit-blerjes së votës, përfshirjes së krimit të organizuar, abuzimi me burimet shtetërore, abuzimi me financat shtetërore? Asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi, janë bërë përpjekje të stërmëdha nga partia në pushtet, për të ndalur dorën e drejtësisë, për të mos dënuar personat përkatës. Nuk ka asnjë përparim me Komisioni për Hetimin e masakrës zgjedhore të 25 prillit të kërkuar edhe në Parlament nga Partia Demokratike. Nuk ka asnjë hap në atë që cilësohet si kusht për demokracinë në Shqipërinë, por edhe një kusht për hyrjen e vendit në Bashkimin Europian, që është Reforma Zgjedhore. Pra, qartësisht 6 Marsi ndodh në kushte edhe më të këqija sesa ato për të cilat Ilir Meta nuk pranoi që zgjedhjet të zhvilloheshin më 30 qershor duke i shtyrë ato. Atëherë çfarë e shtyn atë dhe dy brinjët e tjera të “Trekëndëshi i Bermudës”, të hidhen e ta përqafojnë 6 Marsin? Halli i përbashkët. Halli i përbashkët është të legjitimojnë partinë e non gratave në Shqipëri, ku bëjnë pjesë të tre, apo siç kemi thënë shkurt “Trekëndëshi i Bermudës”.

Etiketa: basha boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Bllako dhe Subashi në SPAK/ Basha: Dy ministra i ka Rama në burg, të tjerë e kanë radhën

19:22 : 18/02/2022
AKTUALITET

Basha: Demokratët kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen

22:26 : 22/01/2022
AKTUALITET

Basha nga Durrësi: Të ndahemi përgjithmonë nga e shkuara

18:13 : 22/01/2022
AKTUALITET

Basha: Nuk do ta lemë Shqipërinë në natën e tejzgjatur të tranzicionit

13:43 : 22/01/2022
AKTUALITET

Basha: Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë

23:26 : 11/01/2022
AKTUALITET

Pagat dolën nga AKSHI/ Basha: U konfirmua masakra zgjedhore, drejtësia t’i shkojë deri në fund

18:07 : 05/01/2022
Para

Tender skandaloz i Bashkisë Tiranë, djali fiton kundër babait procedurën 100 mln lekë

TË GJITHA

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

09:16 : 05/06/2025

Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! Gjendet pa jetë brenda makinës

09:07 : 05/06/2025

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025

Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, e pëson 33-vjeçari në Ksamil

08:55 : 05/06/2025

‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

08:50 : 05/06/2025

Bajrami pas Brojës dhe Hoxha në krah, si luan Shqipëria kundër Serbisë. Ja formacioni i mundshëm

08:38 : 05/06/2025

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

08:36 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com